BREAKING NEWS

“Kjo është një ditë që kam dashur të vijë prej kohësh”/ Emocionohet kryeministri Rama, nderon në Kosovë akademikun shumë të njohur me “Yllin e Medaljes”: Zotni burrë, vetëdija e tij është tipar dallues!

“Kjo është një ditë që kam dashur të
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për çfarë kanë rënë dakord me Albin Kurtin: Do ndodhë në javën e fundit të nëntorit

Vizita e Ramës në Prishtinë, kryeministri zbulon për
x
BREAKING NEWS

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama mban qëndrimin e prerë për tensionet në Veri dhe jep mesazhin e fortë: E drejta është me...(VIDEO-LIVE)

“Serbia po bën manovra teatrale luftarake”, kryeministri Rama
x
BREAKING NEWS

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët, kryeministri i Kosovës mesazh të fuqishëm

Kurti me Ramën në konferencë të përbashkët,
x
BREAKING NEWS

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë Berishën drejt SPAK, gjenerali zbërthehet te amerikanët për aferën e Gërdecit

Luan Hoxha, personi kyç që rrezikon të dërgojë
x
BREAKING NEWS

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan Hoxhës në ambasadën amerikane dhe akuzat ndaj Shkëlzen Berishës

Kabllogramet e Wikileaks për Gërdecin, ja raportimet e Luan
x
BREAKING NEWS

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel, ja rezultati paraprak i zgjedhjeve në Gjermani

"CDU si e paralizuar", humbje e ndjeshme për Unionin pas
x

Ekonomia

Abuzime me ndihmën sociale, KLSH: Degët e ISSH kanë mashtruar me shifrat, raportim jo të saktë edhe pranë Bankës Botërore

Abuzime me ndihmën sociale, KLSH: Degët e ISSH kanë mashtruar me

Degët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore kanë raportuar të dhëna të pasakta për ndihmën sociale. Nuk janë të pakta rastet kur organizatat ndërkombëtare kanë kërkuar që në Shqipëri të rriten kontrollet ndaj institucioneve që merren me ndihmat ekonomike dhe sociale. Gjithashtu të shumta kanë qenë edhe denoncimet nga qytetarët, se degët përgjegjëse nuk tregohen korrekte në shpërndarjen e asistencës sociale. Parregullsi ka konstatuar edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes një auditimi të kryer në 3 vitet e fundit. KLSH konstaton se, degët e ISSH nuk raportojnë të dhëna të sakta të shpenzimeve në qendrën kryesore, ku disa prej tyre raportojnë një vlerë më të lartë nga se kanë shpenzuar realisht. Duke qenë se abuzimet e bëra nga këto institucione janë të larta, për t’u fshehur ato kanë bërë raportim të rremë edhe pranë Bankës Botërore. “Nga auditimi i raportimeve financiare në lidhje me Ndihmën Ekonomike si shuma të alokuara, të dorëzuara këto nga ana e PMU në Bankën Botërore, rezultoi se këto shifra nuk përputhen me shumat reale të alokuara deri në fund të vitit buxhetor për këtë kategori”, theksohet në raport. Sipas të dhënave, vetëm në 2019 janë konstatuar në shkelje 11 degë të ISSH, që kanë sjellë një dëm në vlerën e 127 milionë lekëve. Ndërsa ajo që bie në sy është se, për dy vite rresht ato kanë raportuar të njëjtat shifra, por ndryshonin vetëm datat në fatura. “Kjo mospërputhje, për vitin 2019 rezultoi në 11 raste në vlerën 127,000,000 lekë kurse për vitin 2018 nuk kishte mospërputhje pasi në këtë vit shumat e alokuara për Ndihmën Ekonomike ishin me të njëjtin kod në sistemin e Thesarit. Në kushte të tilla, theksojmë çështjen e mësipërme pasi shuma e konstatuar nuk ndikon në modifikimin e opinionit të pakualifikuar të dhënë nga Audituesit për Projektin “Modernizimi i Asistencës Sociale””, evidenton KLSH.

Shkeljet e konstatuara

Auditi ka zbuluar se, vetëm në vitin 2018 disa degë të ISSH kanë bërë raportim të pasaktë me 2.8 miliardë lekë diferencë, në krahasim me vlerën reale të regjistruar. Sipas KLSH, një pjesë e tyre raportonin mbi 1.6 miliardë lekë më shumë shpenzime, ndërsa një pjesë tjetër 1,2 miliardë lekë më pak nga sa kishin shpenzuar në të vërtetë. “Nga krahasimi i shumave të raportuara si të shpenzuara nga Drejtoria e Financës dhe Statistikave në Drejtorinë e Përgjithshme të SHSSH me evidencat statistikore të Drejtorive Rajonale të SHSSH, rezultoi se edhe me këto evidenca, ashtu sikurse me ato të konsoliduara në nivel kombëtar, për vitin 2018, kanë një diferencë prej 2,863,409,097 lekë”, thuhet në raport. Nga auditimi rezultoi me diferenca për të njëjtën arsye edhe viti 2019 me një shumë prej 114,790,201 lekë. Ndërkohë, nga auditimi i raportimit dy mujor evidentohet se në 2018, 16 degë kanë raportuar 10 milionë lekë më shumë nga se kanë shpenzuar në të vërtetë dhe 20 degë të tjera 5 milionë lekë më pak. Pra, vetëm brenda dy muajsh këto institucione shkaktojnë një dëm ekonomik mbi 15 milionë lekë. “Për vitin 2018, ka një mospërputhje midis vlerave ku në 16 raste Drejtoritë Rajonale kanë raportuar në total 10,914,876 lekë më shumë se vlera e raportuar nga Sektori i Statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të SHSSH dhe në 20 raste kanë raportuar 5,138,443 lekë më pak”, thuhet në raport.

Më të lexuarat