BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Abuzime me regjistrimin e pronave, KLSH kallëzon në prokurori 2 ish regjistrues, zëvendës-regjistruesin dhe 5 specialistë të Hipotekës së Sarandës

Abuzime me regjistrimin e pronave, KLSH kallëzon në prokurori 2 ish

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori dy ish regjistrues, zëvendës-regjistruesin dhe pesë specialistë të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë për “Shpërdorim detyre”. KLSH njoftoi dje se ka audituar ZVRPP të Sarandës për periudhën Tetor 2014 deri në Shkurt 2018.Gjatë këtij kontrolli rezultoi se në 7 raste nuk është vendosur kufizimi i pasurive sipas rekomandimeve të KLSH, në regjistrimin e pasurive me leje legalizimi në ZK 2297 Ksamil, duke sjellë si pasojë tjetërsimin e pasurisë tek të tretët, çka e bën të pamundur arkëtimin e vlerës së konstatuar 3,529 mijë lekë, si diferencë e çmimit të blerjes së trojeve me legalizim. Po ashtu, në 11 raste janë regjistruar pasuri të paluajtshme, të përfituara me kontrata shitje nga pushteti vendor bazuar në vendime gjykate, duke tjetërsuar pasurinë “shtet”, truall me sipërfaqe totale 2726 m2, rezulton se nuk janë zbatuar kërkesat ligjore, pasi çmimi i shitjes së truallit është përcaktuar në kundërshtim me dispozitat ligjore, për rrjedhojë është shkaktuar dëm ekonomik në buxhetin e shtetit në vlerën totale 23,238,600 lekë, shumë e cila mund të kalonte në fondin e kompensimit financiar për kompensimin e ish pronarëve. Ndërkohë, KLSH pohon se në 32 rastejanë kryer veprime duke lëshuar certifikata pronësie për pasuri të kufizuara më parë, ndërsa në 13 raste janë kryer veprime mbi pasuri që rezultojnë në kushtet e kufizimit, duke i tjetërsuar ato tek persona të tretë, pa u plotësuar kushtet për të cilat është vendosur kufizimi dhe lejuar që të bëhen objekt mashtrimi dhe abuzimi.

Abuzimet në Ksamil

Në një rast në Ksamil në mungesë të të dhënave dhe dokumentacionit ligjor janë regjistruar sipërfaqe toke tepër prej 20000 m2, në mospërputhje me proces verbalin e dorëzimit dhe planvendosjen e VKKP nr.324, datë 10.09.2008 të AKKP Qarku Vlorë, ndërkohë që në 3 raste, në bazë të lejes së legalizimit dhe leje ndërtimit janë regjistruar pasuritë pallate, duke mos u zbatuar kërkesat ligjore lidhur me regjistrimin e sipërfaqeve të përbashkëta, pasi në mungesë të akteve nënligjore, nuk është përcaktuar procedura që duhet të ndiqet nga specialistët e ZVRPP-së, për të bërë të mundur zbatimin e këtij detyrimi ligjor, për rrjedhojë nuk janë regjistruar sipërfaqet e përbashkëta, duke krijuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, në vlerën totale 8,661,700 lekë, si dhe nuk janë regjistruar ballkonet si pjesë e njësisë apartament apo njësi shërbimi. Po ashtu, në një rast është regjistruar marrëveshje zhvillimi fshati turistik në Ksamil, pa u llogaritur dhe pa u arkëtuar penalitete në vlerë 7,780,000 lekë, penalitet i pallogaritur e pa paguar në buxhetin e shtetit për mospërfundimin e kompleksin brenda afatit të përcaktuar në marrëveshje, dhe mospagesë qiraje në vlerën 13,333,375 lekë. Këta persona të kallëzuar nga KLSH, mësohet se në 7 raste, kanë regjistruar pasuri truall dhe ndërtesë Bashkia Delvinë, të përfituar me Vendime të pushtetit vendor (kur nuk zotërohen akte pronësie), mungon dokumenti që vërteton shlyerjen e detyrimit financiar për truallin e përfituar.

Mungesa e transparencës

KLSH ka konstatuar 1354 praktika me të ardhura të përfituara pa dhënë shërbimin e faturuar, kërkesa në proces të papërfunduara prej 2-3 vitesh deri në 01.03.2018, mbajtjen e praktikave të aplikimeve nga specialistët për afate të gjata, që sjellin si pasojë mungesën e transparencës së punës ndaj publikut dhe mosfunksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm lidhur me integritetin e punonjësve.Në 20 raste, këta punonjës citohet nga KLSH se kanë regjistruar pasuri të paluajtshme dhe kanë kryer transaksione, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi është regjistruar në favor të poseduesëve të AMTP-ve, tokë me sipërfaqe totale prej 22480 m2, më tepër,se sipërfaqja takuese e përcaktuar në AMTP-të përkatëse pa bërë diferenca LN-AMTP. Ndërkohë, në 36 raste ata kanë regjistruar në sistem fillestar pasuri të paluajtshme të përfituara nga privatizimi, duke mos zbatuar kërkesat ligjore, pasi shitja e truallit në funksion të objektit të privatizuar, me sipërfaqe totale 16134m2, me dem ekonomik në vlerën 4,602,582 lekë, nuk është kryer nga Agjencia Kombëtare e Privatizimit, por nga Këshilli i Rrethit Sarandë i cili nuk ka tagër ligjor për shitjen e truallit. Ndërkohë janë kryer veprime duke lëshuar certifikatë pronësie, në kushtet e kufizimit. Në 7 raste, ata kanë regjistruar pasuri të paluajtshme, të përfituara me kontrata shitje nga pushteti vendor Bashkia Sarandë, jashtë tagrit ligjor, duke përfshirë edhe pasuria “shtet”, e llojit “rrugë” shkëmb, me sipërfaqe totale 6014 m2. Në 8 raste ata kanë regjistruar pasurinë në kushtet kur trualli bie dhe është hedhur në hartën e punës mbi rrugë me sipërfaqe 7776 m2, duke u mbivendosur me këtë pasurinë rrugë.

 

Më të lexuarat