BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Abuzimet e shumta me tenderat dhe koncesionet, APP ndryshon procedurat e prokurimit, ulet numri i dokumenteve për bizneset, ja detajet

Abuzimet e shumta me tenderat dhe koncesionet, APP ndryshon procedurat e

Gjatë vitit 2019 janë raportuar shumë probleme dhe janë dërguar shumë ankesa pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për tenderat dhe sidomos për koncesionet. Nisur nga ankimimet si dhe nga problematikat e evidentuara nga organizata të konkurrencës, APP ka vendosur të bëjë disa ndryshime të në strategjinë e prokurimit publik për periudhën 4-vjeçare 2020-2023. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, APP njofton se ka nxjerrë për konsultim strategjinë 4-vjeçare të procedurave tenderuese, që sipas këtij dikasteri ka për qëllim garantimin dhe mirë-përdorimin e fondeve publike. “Me qëllim përmirësimin e sistemit të prokurimit publik në Shqipëri dhe garantimin e mirëpërdorimit të fondeve publike, grupi i punës, i ngritur me urdhrin e kryeministrit kryesuar nga Agjencia e Prokurimit Publik ka përfunduar hartimin e draftit të strategjisë Kombëtare për Prokurimin Publik 2020-2023 dhe planin e veprimit. Ndërkohë në kuadër të procesit të konsultimit të strategjisë përpara miratimit, APP e ka nisur procesin e konsultimit duke e publikuar draft-strategjinë dhe planin e veprimit në Regjistrin e Konsultimeve Publike”, njofton ATP. Ndër të tjera APP bën me dije se fokus të veçantë do të kenë edhe çështjet e kontratave me PPP dhe blerjeve të përqendruara. Më konkretisht, sipas APP ligji që rregullon koncesionet dhe PPP-të, pavarësisht ndryshimeve të fundit, në kuadër të procesit “Screening” si dhe të negociatave të anëtarësimit, është e nevojshme që të kryhet një analizë e legjislacionit aktual për të identifikuar boshllëqet ligjore dhe për të përcaktuar pikat e ndërhyrjet që do të ndërmerren. “Vlen të theksojmë se, për shkak të natyrës gjithëpërfshirëse që ka fusha e prokurimit publik është parë e nevojshme që në këtë dokument t’u kushtohet rëndësi disa fushave të tjera, sikurse janë koncesionet dhe partneriteti publik privat, prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, blerja e përqendruar, si dhe sistemi i shqyrtimit të ankesave. Po ashtu, parashikohen masa për përmirësimin e rolit politikbërës të Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve si dhe rritje e kapaciteteve të autoriteteve kontraktore për të kuptuar më mirë se si dhe kur duhen përdorur koncesionet apo PPP për përmbushjen e nevojave të tyre”, thuhet në dokument.

Lehtësim në dokumente dhe synime të tjera

Nga ana tjetër në njoftimin e publikuar nga APP tregohet se është rishikuar edhe çështja e dokumenteve të detyruara për bizneset, por që në shumë raste kanë rezultuar si pengesë dhe problematike për vazhdimin normal të garës mes kompanive. Sakaq APP njofton se numri i dokumenteve është reduktuar dhe duke qenë se plani ka dalë në konsultim publik priten kërkesa dhe sugjerime nga palët e interesit. “Strategjia do të synojë dhe thjeshtimin e dokumenteve që dorëzojnë kompanitë që marrin pjesë në tender, pasi është konstatuar se në shumë raste ka skualifikime të ofertave më të ulëta për probleme tejet të vogla. Për këtë qëllim mirëpresim çdo koment dhe sugjerim tuajin mbi dokumentet që duhet të dorëzohen në emailin e vendosur në faqen zyrtare të APP. Nevoja financiare të nevojshme për zbatimin e veprimeve të parashikuara në draft-strategji kap vlerën e 476 mijë eurove”, theksohet në dokument. APP bën me dije se ndryshimet e bëra në strategji për periudhën 2020-2023 kanë për qëllim të garantojnë konkurrencë të ndershme, të eliminojnë problematikat diskriminuese dhe të përshtaten me direktivat e konkurrencës ndërkombëtare. Ndërhyrje kërkohen edhe në drejtim të korrupsionit në sistemin e prokurimit publik. Pasi, sipas APP-së, korrupsioni përbën një nga faktorët kryesorë të riskut për prokurimin publik, i cili, përveç pasojave të tij demoralizuese, shkakton gjithashtu kosto shtesë, mos-eficencë dhe shtrembërim të konkurrencës. “SKPP 2020-2030 synon të të garantojë një sistem prokurimi eficent dhe efektiv në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës së lirë dhe të ndershme, mos-diskriminimit dhe trajtimit të barabartë, nëpërmjet promovimit dhe nxitjes së një sistemi të qëndrueshëm që garanton vlerën për para, duke marrë në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet e ndryshme të organizmave ndërkombëtare apo edhe problematikat, të cilat janë të pranishme në këtë fushë.

Më të lexuarat