Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Abuzimet me çmimet, AMF dhe tatimet paralajmërojnë aksione të përbashkëta me shoqëritë e sigurimeve

Postuar: 12/09/2017 - 07:46

Abuzimet e herëpashershme me çmimet e siguracioneve të automjeteve kanë detyruar Agjencinë e Mbikqyrjes Financiare të kërkojë ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për organizimin e operacioneve të përbashkëta të kontrollit në tregun e kompanive të sigurimeve. Kështu, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka nënshkruar ditën e djeshme një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, siç njofton vetë AMF, me qëllim inspektimet e përbashkëta në shoqëritë e sigurimeve dhe subjektet e tjera në mbikqyrje të AMF si dhe për shkëmbimin e informacionit mes tyre. “Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shërben si bazë bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, me qëllim kryerjen e inspektimeve të përbashkëta midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas afateve dhe rregullave proceduriale në fuqi për kontrollin, si dhe shkëmbimin e informacioneve në funksion të këtyre inspektimeve”, thanë burime zyrtare nga AMF. Sipas të njëjtave burime, objekt i inspektimeve të përbashkëta do të jenë zbatimi i dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e tregjeve financiare në mbikëqyrje, ligjshmëria e kryerjes së shpenzimeve nga ana e shoqërive të sigurimeve, policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, si edhe ligjshmëria e veprimtarisë së subjekteve nën mbikëqyrjen e AMF.

Luhatjet në tregun e sigurimeve

Sigurimi i automjeteve është bërë si një treg fruta perimesh, ku çmimi dyfishohet a përgjysmohet në pak ditë. Tregu i sigurimeve ka pësuar luhatje të mëdha me ulje dhe ngritje çmimesh kohët e fundit. Në ditët e fundit të muajit gusht, çmimet e sigurimeve pësuan një rritje të fortë. Një vendim i tillë normalisht do të rrisë të ardhurat mbi kompanitë, por ata që do ta pësojnë do të jenë pikërisht qytetarët që duhet të nxjerrin më tepër para nga xhepat. Ndërkohë ky vendim i vjen për shtat edhe qeverisë, pasi qeveria takson 10 për qind mbi primin bruto. Pra, në këtë rast interesi i saj është që çmimi të jetë sa më i shtrenjtë pasi edhe taksimi do të jetë më i madh. Në fakt vendimin për rritjen e çmimit të siguracioneve është marrë ditët e fundit dhe qytetarët janë përballur me një surprizë aspak të këndshme. Rezulton se kompanitë kanë rritur në unison primet me 15­20 për qind krahasuar me çmimet që aplikoheshin deri dje. Ndërkohë, në ditët e para të shtatorit çmimet e figuracioneve të makinave ndryshuan sërish, duke u ulur sot me 30% në tregun vendas nga ana e kompanive të sigurimit. Bëhet fjalë për sigurimin motorik të detyrueshëm të njohur si TPL (sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta).

Pasiguria

Luhatja e fortë dhe e pa fund e çmimit të sigurimeve, ka krijuar amulli në treg. Të paguash sa më pak për një shërbim është praktikë e njohur në një treg të lirë, por në këtë rast, nga klientët deri tek drejtuesit e kompanive të sigurimit, bien dakord se me një vlerë shumë të ulët sigurimi, me të vërtetë nuk je i sigurt. Madje, për drejtuesit e kompanive të sigurimit, tarifat nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet. Përfaqësuesit e kompanive të sigurimeve bien në kontradiktë me veten kur thonë se kostot e dëmeve janë më të larta pasi është rritur numri i mjeteve të shtrenjta, si edhe numri i aksidenteve me vdekje, e në të njëjtën kohë presin fatura sigurimi për vetëm 6 mijë lekë. Përgjigjja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është e thjeshte, tregu është liberalizuar. Ndërsa një rrugëzgjidhje e sugjerojnë ekonomistët. Sipas tyre, luhatjet e theksuara të çmimit mund të shmangen vetëm nëse dëmet paguhen nga kompani të veçanta dhe jo ato të sigurimit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2017 - 08:05

Në fund të muajit qershor të vitit 2017, borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë vlerësohet në nivelin 7,851 milionë euro. Banka e Shqipërisë bën me dije se gjatë tremujorit të dytë të vitit stoku i BJB ra me rreth 129 milionë euro, ndërsa në terma vjetorë është zgjeruar me 23 milionë euro.

Postuar: 24/09/2017 - 08:02

 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në auditimin e kryer në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës se kapitali real i shoqërisë rezulton me vlerë reale negativ

Postuar: 23/09/2017 - 08:18

Pas relaksit që krijoi fushata elektorale, bizneset po ndihen të trembura nga një aksion antiinformalitet që qeveria ka lajmëruar së fundmi.

Postuar: 23/09/2017 - 08:17

Autoriteti i Konkurrencës do të mbajë nën monitorim tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 vjeçare, e cila fillon nga data 1 Tetor 2017.

Postuar: 22/09/2017 - 16:40

“20 Vitet e Stabilitetit” është konferenca e cila po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës dhe ku mori pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Postuar: 22/09/2017 - 10:27

Shqipëria bashkë me Zvicrën kanë rezultuar si vendet me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore sipas një kalkulimi të Bankës Botërore për reshjet mesatare ndër vite.

Postuar: 22/09/2017 - 07:42

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar në faqen e saj zyrtare të gjithë subjektet që kanë detyrime të papaguara dhe që përfitojnë nga “Ligji i Fshirjes, se do të