BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Abuzimet me kreditë, BSH tërhiqet nga kufizimet për institucionet e mikrofinancës, shtohen penalitetet për qytetarët

Abuzimet me kreditë, BSH tërhiqet nga kufizimet për institucionet

Mikrofinancat e pangopura duket se po ndikojnë edhe tek Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtarinë e tyre ashtu sikur duan. Në çdo vit institucionet jo-banka përfshihen në skandale për mashtrime dhe vjedhje të klientëve përmes kredive. Bujë më të madhe bënë skemat e mashtrimit nga 2 institucione, të cilat përveç se ofronin kredi me interes shumë të lartë, falsifikonin dokumente për të vjedhur klientët. Nisur nga këto skandale Banka e Shqipërisë publikoi një rregullore, e cila dukej se do të shtonte masat kontrolluese dhe do të kufizonte disi mikrofinancat. Por kjo nuk ka ndodhur. Mikrofinancat vazhdimisht janë ankuar për këtë rregullore dhe vetëm pak ditë më parë BSH e ndryshoi atë, duke u dhënë përparësi atyre. Një nga pikat e ndryshuara, që prek drejtpërsëdrejti qytetarët, është niveli i penaliteteve për kamatëvonesat. Në rregulloren e fundit, BSH ka pranuar kërkesën e jo-bankave dhe ka lënë 30% të këtë nivel. Pra, në rast se një klient vonon me disa ditë pagesën e këstit, ai do të paguajë më pas 30% më shumë se norma bazë e këtij kësti. “Banka e Shqipërisë i qëndron propozimit për vendosjen e një kufiri maksimal për penalitetet ndaj klientëve për kamatëvonesat, në masën 30% të detyrimit kontraktor, i kuptuar si vlerë e kësteve të papaguara (principal+interesa). Ky është një tjetër ndryshim nga varianti i parë që përcakton saktësimin e koncepteve, sidomos në dispozitën e lidhur me vendosjen e një niveli tavan për penalitetet, një nga çështjet që kishte tërhequr më shumë komente”, thuhet në projekt-rregulloren e ndryshuar.

Shtyhet zbatimi i masave

Përveç se iu janë pranuar disa nga kërkesat për ndryshimin në rregullore, mikrofinancave po u jepet më shumë hapësirë të veprojnë sipas planeve të veta. Në projekt-rregulloren e parë BSH kërkonte që masat e reja të hyjnë në fuqi menjëherë sapo dokumenti të botohej në Fletoren Zyrtare. “Banka e Shqipërisë parashikonte që dispozitat e reja të hynin në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, me rregullat që do të zbatohen nga të gjitha institucionet bankare dhe ato të mikrokredive”, theksonte rregullorja e parë. Ndërsa tani Banka e Shqipërisë kërkon që rregullorja të fillojë zbatimin nga viti 2022. Kjo lë të kuptohet qe, edhe për këtë vit jobankat do të vijojnë me shkeljet dhe aferat korruptive. “Propozohet që ndryshimet të hyjnë në fuqi duke filluar nga viti i ardhshëm, për t’iu dhënë kohë institucioneve financiare kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me konceptet e reja të parashikuara në rregullore, sidomos për shkak të problemeve të lidhura me sistemet e teknologjisë së informacionit”, theksohet në dokument. Gjithashtu, në projekt-rregulloren e re niveli i efektit të interesit maksimal do të llogaritet vetëm për kreditë konsumatore në monedhën kombëtare pra lekë, ndërsa kreditë në euro nuk do të jenë objekt i vendosjes së normës tavan, llogaritjes apo publikimit të këtij treguesi. Pra, IFJB do të jenë më të lira në vendosjen e interesit të kredive në euro dhe dollarë.