BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Abuzimet me kreditë, zbulohen kompanitë e pezulluara nga BSH, institucionet jo banka rriten ndjeshëm vitet e fundit

Abuzimet me kreditë, zbulohen kompanitë e pezulluara nga BSH,

Pavarësisht problemeve të shtuara në çdo vit nga mikrofinancat, numri i këtyre institucioneve aktive në vend vijon të jetë i lartë. Në tre vitet e fundit numri i jobankave që operojnë në tregun e kredidhënies regjistrohet mbi 30, ku disa prej tyre janë regjistruar edhe në mungesë dokumentacioni. Për këtë, Banka e Shqipërisë ka shtuar kontrollin ndaj mikrofinancave në vend gjatë 2020, ku iu pezulloi aktivitetin 3 institucioneve të tilla, ndërsa për një tjetër institucion nuk aprovoi kërkesën për licencim. “Nga të dhënat deri në fund të vitit, ushtrojnë veprimtarinë financiare 30 subjekte financiare jobanka. Për subjektet financiare jo banka u dhanë gjithashtu miratimet paraprake për 18 administratorë, kryetarë të këshillave drejtues dhe kryetarë të komitetit të kontrollit. Në këtë kuadër, është shtuar edhe numri i inspektimeve në vend, me fokus të veçantë çështjet e financimit të terrorizmit dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare. Gjatë vitit 2020 u revokuan 3 licenca të subjekteve financiare jobanka përkatësisht: i licenca e subjektit financiar jobankë “Posta Shqiptare”; licenca e subjektit financiar “Albanian Factoring Services” me kërkesë të subjektit; licenca e subjektit financiar “Pay and Go” si masë mbikëqyrëse”, thuhet në raportin vjetor të publikuar nga BSH. Banka bën me dije se, monitorimet dhe marrja e vendimit për pezullimin e këtyre jobankave janë bazuar në rekomandimet e Moneyval për rritjen e sigurisë së konsumatorit dhe parandalimin e pastrimit të parave. BSH tregoi se kontrollet e thelluara do të vijojnë edhe përgjatë këtij viti. “Përmbushja e rekomandimeve do të vijojë edhe përgjatë vitit 2021. Prandaj , është shtuar numri i inspektimeve, me fokus çështjet e financimit të terrorizmit dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, veçanërisht për subjektet financiare jobanka dhe zyrat e këmbimit valutor, si subjekte më vurnerabël”, thuhet në raport.

Masat që do të zbatohen në 2021

Përmes këtij raporti, Banka e Shqipërisë ka treguar se ndaj mikrofinancave të tjera janë dhënë paralajmërime ose janë vendosur gjoba përgjatë 2020. Por, në mbyllje të vitit të shkuar janë miratuar një sërë rregullash, të cilat zbusin rreziqet e shkaktuar nga tregu i institucioneve jobanka. Vendimi më i fundit ishte ai i vendosjes së një normës tavan për interesin e çdo kredie si për bankat edhe për mikrofinancat. Vendim, i cili do t’i japë efektet përgjatë këtij viti. “BSH si objektiv kryesor identifikimin e hershëm të rreziqeve, si dhe vlerësimin e kontrolleve të brendshme dhe efektivitetit të qeverisjes korporative si faktorë të rëndësishëm të zbutjes së rreziqeve në të gjithë sferën e veprimtarisë së bankave në veçanti, por edhe të subjekteve të tjera jobanka, të cilat licencohen nga BSH-ja. Veprimi në kohën e duhur, marrja e masave rregulluese efektive nëpërmjet mbikëqyrjes së vazhdueshme dhe zbatueshmëria e tyre mbeten hallkat më të rëndësishme për të finalizuar me sukses qëllimin fundor, që ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të subjekteve financiare”, thekson raporti. Masat e tjera lidhen me ndryshimet e bëra në rregulloren; “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”; në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” dhe në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e shoqërive të kursim-kreditit dhe të Unioneve të tyre”. Edhe këto masa do të japin efekt në rregullimin e tregut dhe eliminimin e abuzimeve përgjatë 2021. Në kohën gjatë pandemisë, fitimet e bankave dhe mashtrimet e tyre u rritën më shumë, prandaj BSH miratoi shtimin e një dispozite të përkohshme në rregulloret për administrimin e rrezikut të kredisë në veprimtarinë e bankave, subjekteve financiare jobanka dhe shoqërive të kursim-kreditit dhe unioneve të tyre.