BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Abuzimet me tarifat dhe internetin, AKEP izolon kompanitë celulare, u dikton rregulla të reja operimi, ja drafti

Abuzimet me tarifat dhe internetin, AKEP izolon kompanitë celulare, u

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka futur nën korniza rregullash kompanitë celulare në vend. Prej kohësh qytetarët kanë shprehur ankesa të shumta për shërbimet telefonike, duke filluar që çmimet shumë të larta dhe parregullsitë në kontrata. Disa prej tyre thonë se, kompanitë i ndryshojnë tarifat telefonike sipas dëshirës pa u konsultuar më parë me institucionet përgjegjëse të konkurrencës në treg. Dhe jo vetëm kaq, ankesat më të shumta janë për shfrytëzimin përmes kontratave. Referuar ankesave të dërguara pranë AKEP, ata thonë se në shumë raste u përfundon interneti para kohe edhe atëherë kur ata nuk e kanë celularin në përdorim. Të mos flasim pastaj për shërbimet dhe oferta që janë me çmime shumë të larta, por me shërbime të limituara, shumë më të vogla krahasuar me vendet e tjera në rajon. Kështu këtë herë AKEP ka vendosur t’i vërë kompanitë para përgjegjësive që kanë ndaj konsumatorit, duke hartuar një rregullore të detajuar nga lidhja e kontratës deri tek përcaktimi i tarifave. Lidhur me problematikat në shpërndarjen e internetit, AKEP u kërkon kompanive të paraqesin për përdoruesit në fjalorë sa më të thjeshtë dhe të kuptueshëm sasinë e marrë, shpejtësinë dhe parametrave të tjerë që mban paketa e tyre e shërbimit, si dhe ecurinë e saj përgjatë kohës që është e përcaktuar kontrata. “Ofruesit e shërbimit të aksesit në internet duhet të sigurojnë që çdo kontratë që përfshin shërbimin e aksesit në internet specifikon të paktën sa vijon: një shpjegim të qartë dhe të kuptueshëm se si kufizimet në sasinë e të dhënave, shpejtësia dhe parametra të tjerë të cilësisë së shërbimit. Një shpjegim të qartë dhe të kuptueshëm të shpejtësisë minimale, normalisht të disponueshme, maksimale dhe të publikuar të shkarkimit dhe të ngarkimit të shërbimit të aksesit në internet nëpërmjet rrjeteve fikse, ose të shpejtësisë maksimale të vlerësuar”, thuhet në rregullore. Ndërsa thekson më tej se të gjitha kompanitë duhet të publikojnë çdo lloj informacioni rreth paketës në faqet e tyre zyrtare të internetit.

Rregullat për tarifat

Në rregulloren e AKEP theksohet se, informacioni për tarifat i përfshirë në Aneks të kontratës duhet të jetë sa më i plotë dhe tarifat duhet të jenë të shprehura në monedhën Lek dhe të përfshijnë TVSH për pajtimtarë të kategorisë. AKEP dikton se në mënyrë tepër korrekte duhen paraqitur për konsumatorin kohëzgjatja e skontove dhe tarifat përkatëse pas përfundimit. Duhen përcaktuar gjithashtu me përpikmëri tarifat për çdo zë si; tarifat për njësi të shërbimeve të cilat nuk janë të përfshira në paketë; tarifat për njësi të shërbimeve si thirrje, SMS, data etj. të aplikueshme pas konsumit të njësive të përfshira në paketë; penalitete për vonesa në pagesa dhe mënyrën e llogaritjes së tyre; mundësia ose jo për të kaluar njësitë e papërdorura të paketave në periudhën pasardhëse të faturimit; tarifa për thirrjet drejt kujdesit ndaj klientit, nëse janë më pagesë ose jo, si dhe çmimi i pajisjes fundore të përfshirë në paketë. Ndërsa kujton këtu se informacione po kaq të sakta duhet të përmbajnë edhe paketat roaming për në vendet fqinje.

Rregullat për kontratat

Sipas AKEP, kontratat duhet të riformulohen dhe të përfshijnë më shumë detaje që bëjnë të qartë çdo përfitim dhe detyrim të konsumatorit. Si dhe të rritet në masë transparenca dhe korrektësia ndaj tyre për të eliminuar krejtësisht diskriminimet. “Dokumenti duhet të sigurojë një mbrojte më të mirë të konsumatorit dhe përdoruesve të tjerë fundorë të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike nëpërmjet rregullave më të qarta që përfshijnë: detyrime të qarta; rregulla për të garantuar cilësinë/shpejtësinë saktësime për kohëzgjatjen, rinovimin dhe përfundimin e kontratave; detyrime specifike për shërbimet me parapagim, përfshirë zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së rimbushjeve në 12 muaj dhe të drejtën e kompensimit për shumat e papërdorura; rregulla më të qarta për trajtimin e ankesave nga operatorët dhe mbajtjen e rekordeve të tyre dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve pajtimtar-operator; masa për garantimin e aksesit të barabartë për personat me aftësi të kufizuar”, përcakton rregullorja.

Më të lexuarat