BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Ekonomia

Abuzimet me tenderat, Kuvendi kërkon transparencë nga KPP, të gjitha çështjet që shkojnë në gjykatë duhet të bëhen publike

Abuzimet me tenderat, Kuvendi kërkon transparencë nga KPP, të

Kuvendi i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Prokurimit Publik që të tregohet me strikt ndaj kontratave për tenderat. Në projektrezolutën e hartuar nga Kuvendi për KPP kërkohet që ky institucion të rrisë transparencën për vendimet dhe realizimin e procedurave tenderuese. Kështu në projektrezolutë kërkohet që Komisioni të bëjë publike listat e procedurave të ankimit si dhe ato të fondit limit, çka deri më tani janë bërës shkas për më shumë përfitim. Kuvendi kërkon që deri në fund të këtij viti të jetë bërë shqyrtim total në këto çështje, madje të merren masa ndëshkuese për shkelësit në bazë të dëmeve që konverton abuzimi për secilin rast. “Të publikohet në faqen web të institucionit në fund të çdo viti listat e procedurave ankimuese të cilat janë ose ka përfunduar procesi gjyqësor, fondet limite të këtyre procedurave objekt ankimi. Të forcohen kapacitetet administrative të KPP-së duke e bërë totalisht funksionale strukturën e miratuar nga Kuvendi, deri në fund të vitit 2020, në përputhje me përcaktimet ligjore në fuqi. Për të gjitha rastet kur nga shqyrtimi i ankesave konstatohen shkelje në vendimet e Autoriteteve Kontraktore apo vonesa të këtyre të fundit në dërgimin e dokumentacionit, të marrë masa, sipas natyrës së shkeljes së konstatuar, duke i referuar Agjencisë së Prokurimit Publik për marrjen e masave administrative sipas ligjit”, theksohet në projektrezolutë. Më tej në dokument paraqitet nevoja për marrjen e masave të menjëhershme për standardizimin e vendimmarrjes dhe bërjen publike të tyre, me qëllim rritjen e efikasitetit të shqyrtimit të çështjeve, garantimin e barazisë si dhe sigurimin e transparencës.

Bashkëpunim për shqyrtim të ankesave

Kuvendi e ka cilësuar si pikë negative rritjen e ankesave në këtë institucion, në kohën kur ky i fundit nuk po mundet të përballojë shqyrtimin në kohë të ankimimeve dhe zgjidhjen sa më shpejt të çështjeve. Prandaj në projektrezolutë shfaqet si një tjetër kërkesë e domosdoshme bashkëpunimi me Shkollën e Magjistraturës për të zgjedhur problematikat në KPP si dhe për të përballuar fluksin e ankesave. Ndërkohë Kuvendi rithekson rëndësinë e plotësimit të detajuar dhe transparent të regjistrave për ankimimet dhe përcaktimin e fondit publik. Gjë e cila kërkon rishikim të rregullores në total për tenderat, bazuar në rekomandimet e institucioneve auditues. “Nëpërmjet bashkëpunimit me Shkollën e Magjistraturës, të rritet bashkëpunimi me Gjykatën Administrative përsa i takon trajnimit të punonjësve të të dy institucioneve me qëllim aftësimin e tyre për të trajtuar çështje komplekse të prokurimit publik dhe për t’u përballur me numrin në rritje të ankimimeve, në zbatim të rekomandimeve të lëna në Progres Raport. Të plotësohet Regjistri Elektronik i Ankesave me elementët shtesë të nevojshëm siç janë edhe lloji i procedurës dhe fondi limit për çdo procedurë prokurimi objekt ankimi. Të rishikohet “Rregulloren për organizimin dhe funksionimit e Komisionit të Prokurimit Publik” të miratuar me VKPP, duke marrë në konsideratë rekomandimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në përputhje me ligjin “Për funksionimin e organeve kolegjiale të administratës shtetërore dhe enteve publike””, thuhet në dokument. Nga ana tjetër Kuvendi e ka vlerësuar si veprim pozitiv të KPP dhënien e asistencës së nevojshme ligjore në lidhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi që prekin procedurat e prokurimit, koncesionet/PPP, ankandet e lejet minerare. Sakaq hap pozitiv është konsideruar dhe rritja e të ardhurave të derdhura në buxhetin e shtetit në vlerë 113,446,772 lekë nga tarifat e ankimit të operatorëve ekonomikë, për të cilët në fund të procesit administrativ është vendosur mospranimi i ankesës së tyre.

Më të lexuarat