BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Ekonomia

Abuzimet, pagat dhe shpenzimet fusin në kolaps transportin hekurudhor në vend, KLSH ngre alarmin dhe zbulon se Hekurudha Shqiptare ndodhet para një krize të mprehtë likuiditeti

Abuzimet, pagat dhe shpenzimet fusin në kolaps transportin hekurudhor

Pagesat e qeverisë si subvencione janë të vetmet që kanë mbajtur në këmbë Hekurudhën Shqiptare që të mos shpallë falimentin. Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se pagesat që i janë bërë kompanisë të cilat kanë shkuar për paga apo shpenzime të tjera që skenë lidhje me transportin kanë krijuar një situatë konfuze. Aktualisht transporti hekurudhor në vend është tejet e limituar ndërkohë që i vetmi projekt i cili mund të japë optimizëm është rehabilitimi i Tiranë-Durrës dhe zgjatimit në Rinas që parashikohet të përfundojë vitin tjetër. Raporti i audituesve vëren se për çdo lekë të shpenzuar Hekurudha Shqiptare ka arritur të marrë pas gjithmonë më pak duke shënuar kështu thellim të humbjeve.“Performanca e treguesve ekonomiko-financiar që lidhen me realizimin e buxhetit faktik të shoqërisë, nuk është e kënaqshme dhe ka vend të përmirësohet, pasi për çdo lekë të shpenzuar, sipas viteve objekt auditimi është përfituar një e ardhur: 2019 prej 0.89 lekë, 2020 prej 0.79 leke, 2021 prej 0.94 lekë dhe për vitin 2022 një e ardhur prej 0,99 lekë. Raporti i detyrimeve afat shkurtër/kapitalit për vitin 2019, paraqitet 1.5 %, për vitin 2020 paraqitet 1.22%, për vitin 2021 paraqitet 1.31% dhe për 2022 në 1.45%. “Hekurudha Shqiptare” SHA, ka riskun e gjendjes së pamjaftueshme të likuiditeteve.  Në qoftë se shoqëria do të llogariste penalitetin e hekurudhave të huaja si dhe nuk do të çelej subvencion nga buxheti i shtetit, do të çonte në rezultat negativ akoma më të lartë për vitet ushtrimore”, thuhet në raport.

Treguesit ekonomiko-financiar

Ndërkohë, i njëjti nënvizon se ecuria e treguesve ekonomiko-financiare për vitet e fundit 2019, 2020, 2021 dhe 2022, pasqyron një krize likuiditeti teksa shoqëria ka detyrime të prapambetura ndaj të tretëve si kredi afatshkurtër e afatgjatë, për principial dhe interesa, fatura për blerje etj., në vlerën 3,87miliardë lekë. “Në opinionin e grupit të auditimit Shoqëria “Hekurudha Shqiptare” sh.a Durrës, është në gjendje falimentimi. MIE dhe MFE, e kanë përdorur subvencionin si të vetmin instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë HSH sha. Veprimet sa më sipër janë jo në përputhje me ligjet për buxhetin e viteve përkatëse pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit), Dega e Thesarit Durrës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (Drejtoria e Buxhetit dhe e Menaxhimit Financiar), me veprimet apo mosveprimet e tyre, kanë krijuar një situatë konfuze dhe të paqartë për alokimin dhe përdorimin e subvencionit nga Hekurudha Shqiptare, duke i krijuar kësaj shoqërie mundësinë që ta përdor këtë subvencion për paga dhe sigurime shoqërore), duke ndryshuar në këtë mënyrë destinacionin e këtij shpenzimi si të vetmin instrument për të mos shpallur procedurat e falimentimit të Shoqërisë “Hekurudha Shqiptare Sh.a Durrës, pasi Shoqëria aktualisht ndodhet përpara një krize të mprehtë likuiditeti”, thuhet në raport.