
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Maj 2022

Detyrimet e prapambetura të qeverisë vitet e fundit po krijohen më së shumti nga prokurimi i punëve dhe shërbimeve publike me kosto shumë më të larta se parashikimet fillestare. Kjo procedurë përveçse bëhet në thyerje të ligjeve dhe udhëzimeve për menaxhimin e buxhetit të shtetit, po bëhet shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në auditin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mbi zbatimin e buxhetit 2019 -2020 gjeti së paku 2 milionë euro tenderime mbi fondet e parashikuara në buxhet në vetëm tre tendera. Në projektbuxhetin e vitit 2019 FSDKSH përllogariti shpenzime në vlerën e 50 milionë lekëve për “Zhvillimin e Softëare për raportimin online të depove farmaceutike”. Por tenderin për këtë shërbim e kreu AKSHI ( Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit), e cila e prokuroi këtë shërbim për 127 milionë lekë ose 155 % më shumë se vlera e parashikuar në buxhetin e Fondit.
AKSHI ka kontraktuar mirëmbajtjen, FDSKSH-ja nuk i kishte fonde
Më tej sipas asaj që shkruhet në raportin e auditit, ekspertët e KLSH-së kanë vërejtur se plani i buxhetit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ishte bërë vetëm për vlerën e investimit, ndërsa AKSHI ka kontraktuar edhe mirëmbajtjen, ndërkohë që FDSKSH-ja nuk i kishte fonde të miratuara në dispozicion. Kontrata në shumën 127.6 milion lekë me TVSH (nga e cila 35.28 milion lekë mirëmbajtja 4 vjeçare dhe pjesa tjetër prej 92.2 milion lekë vlera e investimit) ndërmjet AKSHI. Përveçse AKSH-i bëri prokurimin e mirëmbajtjes edhe pse Fondi nuk e kishte parashikuar e rriti me gati dyfish vlerën e investimit, nga 50 milionë lekë në 92 milionë lekë). Po ashtu sipas dokumentit, e njëjta procedure u ndoq edhe për projektin “Regjistri Elektronik për formularët e vizitave të mjekut të familjes”. Vlera e parashikuar për fondet e investimit për këtë kontratë nga FDSKSH është në shumën 80 milion lekë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë parashikim për kosto të mirëmbajtjes. Ndërkohë AKSHI ka lidhur kontratën në mars 2019 me çmim total 215,664,000 lekë me TVSH (nga e cila 55,752,000 lekë mirëmbajtje për 2 vjet dhe 159,912,000 lekë vlera e investimit). Përveçse prokuroi mirëmbajtjen pa pasur fonde në dispozicion, KASH e prokuroi vlerën e investimit për këtë projekt dyfishin e vlerës që kishte parashikuar FDSKSH.
Përmirësimi i dhomës së serverave për FSDKSH
Të njëjtën praktike AKSH ndoqi edhe për projektin “Përmirësimi i dhomës së serverëve për FSDKSH”. AKSH e prokuroi këtë shërbim me kompaninë ABS me vlerë 94.2 milion lekë me TVSH (nga e cila 54 milion lekë vlera e investimit dhe 40.2 milion lekë vlera e mirëmbajtjes për 4 vite) ku përfitues ishte FSDKSH. Ky prokurim sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit u bë në kundërshtim me afatin 15 tetor të përcaktuar në ligjin nr. 9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e 138 sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për marrjen e angazhimeve dhe pa pasur në dispozicion në momentin e lidhjes së kontratës fondin e miratuar në FSDKSH.
Ky shërbim u kontraktuar nga AKSHI me një vlerë shumë më të lartë se parashikimet në buxhetin e FSDKSH-së, ku financimi i këtij programi në vitin 2019 ishte programuar 54 milionë lekë. KLSH gjeti se vetëm në tre projekte AKSHI nënkontraktoi 2 milionë euro më shumë se parashikimet e FDSKSH për këto kontrata duke u bërë kështu shkak për krijimin e detyrimeve të prapambetura.
Më të lexuarat


Shqipëria vendos tatim të kriptomonedhave, të ardhurat nga transaksionet dhe “mining” do konsiderohen investim në asete, ja çfarë thotë projektligji

Monedhat kryesore në pikiatë, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit valutor?

Qeveria gati projektligjin, qytetarët do të tatohen me 15% qytetarët për qiratë, dhuratat, trashëgimitë dhe të ardhurat nga lojërat e fatit

Çmimet e larta dhe abuzime shqetësojnë Brukselin, Komisioni Europian thirrje Shqipërisë që të ketë kujdes me çmimet dhe PPP, shëndetësia lë për të dëshiruar

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Kontrata e aeroportit të Vlorës skandaloze, shqiptarët do i japin koncesionarit para për 10 vjet nëse del me humbje

Miratohet vendimi i qeverisë, ja ç'do ndodhë me pronarët që nuk kanë legalizuar shtëpitë

Rishikohet ligji, zero tatim për pagat deri në 50 mijë lekë, përfitojnë 58% e të punësuarve në vend

Lajm i mirë! Mësoni sa këmbehet monedha e huaj sot

Banka Botërore vë alarmin për ekonominë shqiptare: Taksat e larta dhe informaliteti i përhapur, pengesa që frenojnë investimet në Shqipëri
