BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Ekonomia

Aferat me tenderat, Dhoma Amerikane: Duhen kritere të qarta, boll me favorizime kompanish, në shumë raste që nuk respektohen standardet

Aferat me tenderat, Dhoma Amerikane: Duhen kritere të qarta, boll me

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takime me zyrtarë amerikanë, por edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar. Në intervistë për Zërin e Amerikës, Jaço ka folur për zhvillimet në Shqipëri, si dhe klimën e biznesit, ku një nga pyetjet ishte për deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me abuzimet me tenderat publikë. Sipas tij, deklaratat janë pozitive. Ai shtoi se ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne, gjithashtu është i rëndësishëm për publikun, duhet t’i kuptojnë të gjithë problemet që ne kemi me prokurimet publike. Por sipas kreut të Dhomës Amerikane, deklaratat nuk janë të mjaftueshme. “Bashkë me deklaratat, nga sa kemi ndjekur në media, unë me kënaqësi kam vënë re se, ka një dëshirë për të përgatitur një legjislacion të ri, i cili do të konsiderojë përmirësime të ndjeshme në fushën e prokurimeve publike. Ne nuk jemi konsultuar me këtë legjislacion, kështu që unë nuk mund të flas me detaje për cilësinë e këtyre ndryshimeve, por janë dy elementë që ne nuk i kemi vënë re. E para, është transparenca. Është shumë e rëndësishme që Prokurimet Publike njëherë e përgjithmonë të bëhen me kritere të qarta, transparente, me kritere Open Data. Dhe e dyta shumë e rëndësishme, është të kemi “eliminimin e përjashtimeve”, sepse kemi shumë raste që nuk shkojnë përmes standardeve të procesit të prokurimit publik por shkojnë përmes rasteve speciale. Nëse kemi këto dy elemente, unë mendoj se është një fillim shumë i mirë”, tha ai.

Shteti ligjor

Ai u ndal edhe te shteti ligjor. Sipas amerikanëve reforma në drejtësi padyshim do të ndikojë te thirrja e investimeve. Me një gjyqësor funksional do të ketë më shumë kompani të huaja në vend. “Shqipëria është një vend, i cili nuk ka një traditë me institucione të fuqishme publike që të ketë besim dhe do marrë një kohë të gjatë derisa të arrijë në një pikë të tillë dhe atëherë do jemi vërtetë në gjendje për të gjykuar nëse ajo që po bën SPAK-u tani do jetë në nivel afatgjatë shumë pozitive. Personalisht shikoj shenja pozitive. Do na duhet të kemi durim dhe të shikojmë edhe më gjatë sepse është vetëm fillimi”, tha ai.

Rekomandimet

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka dhënë rreth 40 rekomandime për klimën e biznesit në vend. Jaço në intervistën për VOA ka sqaruar detajet e këtyre rekomandimeve. “Dhoma Amerikane ka pasur një diskutim të gjatë në lidhje me “Axhendën e Investimeve” dhe tani ka ardhur koha që të veprojmë. Të gjitha palët duhet të veprojnë dhe ky është edhe qëllimi kryesor i rekomandimeve. Pra, duhet të shkojmë nga ndërgjegjësimi në aksion. Nga reagimet e para që kemi pasur, si nga opozita ashtu edhe nga qeveria mendoj se do kemi një përqasje pozitive ndaj këtyre rekomandimeve”, tha ai.