BREAKING NEWS

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh dorëheqja e papritur në PD

Plasin akuzat e forta! Shpalli kandidaturën në primare, ndodh
x
BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x

Ekonomia

Agjencia e Trajtimit të Pronave asnjë aktivitet për shkak të Gjykatës Kushtetuese, bllokon kompensimet, përjashtim dëmshpërblimet me kusht

Agjencia e Trajtimit të Pronave asnjë aktivitet për shkak të

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka bllokuar tërësisht procesin e kompensimit të pronarëve të këtij viti. Shkak është bërë një vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkurtit të vitit të shkuar, i cili rrëzoi dy nene të ligjit të Trajtimit të Pronave, ndërkohë që disa prej ish drejtuesve kryesorë të saj aktualisht gjenden në ndjekje penale. Përjashtimi i vetëm që Agjencia ka bërë këtë vit është pagesa e kësteve të kompensimit vetëm për ata pronarë të cilët pranojnë të heqin dorë nga shuma e plotë e dëmshpërblimit në këmbimit të pagesës jashtë radhe të një pjese të tij. Sipas kësaj formule, pronarëve u ofrohet zgjedhje e heqjes dorë deri në 80% të vlerës së kompensimit në këmbim të përfitimit të tij jashtë radhe. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë, për tetë muajt e parë të vitit, janë paguar këstet për 206 subjekte, me një vlerë totale prej rreth 679 milionë lekësh, afërisht 6.7 milionë dollarë. Agjencia bën gjithashtu me dije se kanë mbërritur këtë vit 4 aplikime të reja nga pronarë që pranojnë të heqin dorë nga dëmshpërblimi i plotë.                   Këtë vit ATP ka pasur ngerçe edhe në kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet informale, për shkak se titullarja e institucionit gjendet në ndjekje penale. Në fakt në këtë proces ATP thjesht kalon shumat e akorduara nga ALUIZNI në drejtim të pronarëve që kanë përfituar të drejtën e kompensimit. Gjithsesi, Agjencia ka arritur të shpërndajë më pak se gjysmën e fondeve të ALUIZNI-t për 244 pronarë të cilëve u janë zënë tokat nga ndërtimet pa leje. Sipas planit, ajo duhet të kishte shpërndarë rreth 5.5 milionë dollarë, por në total ka shpërndarë rreth 2.2 milionë dollarë. I vetmi aktivitet normal i ATP-së gjatë këtij viti duket se janë përballja e padive në gjykata, të cilat kanë qenë të bollshme. Sektori i përfaqësimit ligjor ka qenë mjaft i zënë në ankimimin e 348  vendimeve në të gjitha gjykatat e vendit, nga 2022 çështje në shqyrtim,po në këtë periudhë janë depozituar  341  padi në të gjitha gjykatat e vendit.