Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ahmetaj: Ja sa do të jetë shpërblimi për pensionistët

Postuar: 03/12/2018 - 20:32

Pas disa ditësh qeveria do shpërndajë dhe bonusin e pensionistëve. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në konferencë me gazetarët mbrëmjen e sotme. Ahmetaj tha se bonusi për çdo pensionist do jetë 5 mijë lekë të reja.

“5 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Nuk ka pasur të tillë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë buxhetore.
Lajm i mirë është dhe rritja e pagës minimale që po shkon në 26 mijë lekë. Rritje graduale. Shumica e kërkesave të sipërmarrjes është marrë parasysh dhe siç iu reformave për shkak të fillimit të progresivitetit mbi të ardhurat përfitojnë dhe mbi 14 mijë të punësuar të tjerë. 98% të punësuarve iu është ulur në mënyrë të konsiderueshme ngarkesa fiskale. Jemi vendi në rajon që e taksojmë pagën më pak se kushdo tjetër. Rajoni i takson 9 ose 19 %, kurse në Shqipëri me mesatare shkon 5.5%. Ka fasha që e kanë 1.89%. Pagat deri në 30 mijë lekë e kanë zero”, tha Ahmetaj.

Ministri deklaroi se kthimi i taksës së sheshtë që kërkon të bëjë opozita do të ishte asgjë më tepër se varfërim i shqiptarëve.
“Çdo vit janë 120 mln dollarë që me taksën e sheshtë do ishin në buxhet duke u bërë rrush e kumbulla. Ndërsa sot janë në tryezat dhe xhepat e shqiptarëve që janë të punësuar”, tha ai.

I pyetur për taksën e qarkullimit, Ahmetaj theksoi se ajo është e trashëguar nga qeveria e PD por kjo qeveri ka përmirësuar administrimin. Ministri i Financave foli dhe për çmimin e karburanteve.
“Taksa e qarkullimit është një instrument që e ka bërë qeveria e PD dikur dhe këmbeu taksën e makinave me një kombinim taksash të tjera dhe e kaloi në taksën e qarkullimit. Është një instrument që e kemi trashëguar. Ne përmirësuam administrimin.
Çmimi i karburanteve varion në tregun ndërkombëtar dhe sigurisht fleksibiliteti i çmimit në Shqipëri nuk është një me një. Çmimi i karburantit nuk është një çmim i kontrolluar. Ne e kemi të trashëguar si taksë qarkullimi dhe vetëm e kemi përmirësuar në administrim”, deklaroi Ahmetaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie tregu.

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra

Postuar: 10/02/2019 - 08:00

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrol