BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Ekonomia

Ahmetaj raporton në Kuvend për rindërtimin: Brenda vitit do të jenë gati 900 banesa individuale, ja kush do marrë paratë në dorë

Ahmetaj raporton në Kuvend për rindërtimin: Brenda vitit do

Brenda këtij viti 900 familje do të futen në banesat e tyre të reja. Po bëhet gati një vit që nga tërmeti i 29 nëntorit dhe një pjesë e familjeve të prekura qëndrojnë të strehuara në banesat e përkohshme të siguruara nga qeveria. Por, gjatë kësaj periudhe me qindra të tjerë janë futur në banesat e reja ose kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa ditën e djeshme i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, tregoi se po ndërtohen banesa të tjera individuale të cilat do të përfundojnë brenda muajit dhjetor. Ndërsa evidentohet se, 500 prej tyre janë në zonat afër Durrësit ku ka pasur dhe dëmtime më të mëdha. Sakaq, ai tregoi se procesi i ndërtimit ka hasur disa pengesa në Kamëz për shkak të anulimit të tenderave që nuk ofronin mbështetje të lartë. Gjithsesi edhe për këtë zonë ai tregoi se do të ndërtohen mbi 200 shtëpi individuale kur deri në fund të vitit do akomodohen familjet që përfitojnë. “Brenda këtij viti do të përfundojnë rreth 900 banesa individuale. FSHZH do të ndërtojë 2500 banesa individuale, vetëm Kamzë me mbi 200 shtëpi nuk ka pasur prokurim me sukses, për shkak të çmimit të ngushtë dhe ka sjellë probleme për kompanitë. Kamza është anuluar 2 herë, presim tenderin tjetër. 500 banesa do i kemi gati brenda 31 dhjetorit në Shijak, Durrës, Manzë. Në Tiranë pritet të përfundojnë 300-400 banesa në fund të dhjetorit”, u shpreh Ahmetaj. Më tej ai tregoi se për 2021 janë planifikuar të shpenzohen 28 miliardë lekë për rindërtimin, këto vetëm nga buxheti i shtetit. Ndërsa vlera do të jetë më i lartë po t’i shtohet edhe shuma që do të jepet nga donatorët. Sakaq ai tha se, në 2021 mbi 9.8 miliardë lekë do të shpërndahen si para në dorë për qytetarët që do të ndërtojnë vetë shtëpitë. “Vitin tjetër marrim 28 miliardë lekë dhe është vazhdimi i të gjithë programeve të nisura këtë vit. Buxheti i këtij viti kemi 34 miliardë lekë, 31 janë të buxhetit si dhe 3 miliardë lekë janë nga donacionet që vijnë nga sipërmarrës dhe shtete të huaja si Serbia që i kanë derdhur direkt në buxhet. Sot janë alokuar në projekte 32 miliardë lekë nga 34 miliardë lekë në dispozicion. Për objekte arsimore 7.49 mld lekë, për banesa 10 mld lekë, për grantet e rikonstruksionit 9.8 mld dhe për infrastrukturë 2.48 mld lekë”, pohoi Ahmetaj.

Ja si do shpërndahen grantet

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj shpjegoi se si po shpërndahen grantet dhe cilat familje janë përfitues. Së pari ai shpjegoi se në disa zona është e pamundur të ndërhyhet për të ndërtuar një shtëpi të re, prandaj familjeve të këtyre banesave do t’i jepen paratë në dorë për të marrë shtëpi diku tjetër. Sipas tij, deri më tani parashikohen të jenë përfitues të kësaj kategorie 260 familje. “Një ndryshim mund ta bëjmë me vendim ka vështirësi në vendet malore për banesat individuale për të ndërtuar modelin dhe për ato shtëpi që nuk ndërtohen dot nga kompanitë nëpërmjet bashkive atyre familjeve t’u japim shumën totale në dorë dhe të ndërtojnë vetë ata ose të blejnë shtëpi diku tjetër dhe janë rreth 260 shtëpi që për shkak të gjeologjisë janë të pamundura për tu ndërtuara si modele”, tha ministri. Gjithashtu para në dorë do të marrin edhe ato familje të cikat janë akoma në çadra dhe që nuk pranojnë të largohen nga tokat e tyre. Për të sqaruar anëtarët e komisionit të cilët kishin ankesa për këtë çështje, Ahmetaj tregoi se nga 1324 familje që janë në çadra pjesa më e madhe e tyre kanë marrë grante në dorë ndërsa pjesa tjetër do t’i marrë në vijim. Sakaq ai përmendi se do të vijojë edhe në 2021 shpërndarja e granteve për rikonstruksionin e pallateve dhe banesave që janë shpallur të banueshme. “1324 familje në çadra për shkak se nuk kanë dashur të largohen nga toka dhe nga bagëtia. Nuk po them që rindërtimi është perfekt, por është punuar. Nuk po them që kemi proces perfekt, dhe për çdo ankesë të qytetarëve është rikthyer procesi. Po shpërndahen sipas planit grantet e rikonstruksioni, banesat individuale, objektet arsimore dhe infrastruktura publike”, deklaroi ai.