BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Akademia e Studimeve Albanologjike kundër vendimit të qeverisë për shkrirjen e saj, Berisha akuzon Ramën se po ia fal ASA-n Skënder Gjinushit

Akademia e Studimeve Albanologjike kundër vendimit të qeverisë

Lideri i opozitës, Sali Berisha dënoi projektvendimin e qeverisë për të shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike deri në fund të këtij viti për t’ia kaluar në varësi totale Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Në rrjetet sociale, ish-kryeministri akuzoi rivalin e tij Rama dhe ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushin se kanë ndërmarrë një tjetër hap për t’i rritur fuqinë kryetarit aktual të ASH, Skënder Gjinushi, i cili konsiderohet nga opozita se është zgjedhur politikisht dhe pa meritë akademikë. Berisha e konsideroi këtë veprim të qeverisë si antikombëtar dhe kërkoi anullimin e tij. “Të dashur miq, Edi Rama po ndërmerr një sulm të hapur kundër albanologjisë, gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës, identitetit tonë kombëtar. Ai në kundërshtim me ligjet e Arsimit të Lartë dhe të Akademisë së Shkencave ka përgatitur me ministren e tij të arsimit një vendim për shkrirjen e Akademisë Albanologjike, qendrave dhe instituteve të saja dhe dorëzimin e tyre tek Skendër Gjinushi. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë vendim antishqiptar dhe antiligjor të Edi Ramës si një goditje asgjësuese për studimet e gjuhës shqipe, shkencave të etnogjenezës dhe kërkoj anullimin e tij të menjëhershëm”, shkruan Berisha në “FB”. Nga ana tjëtër, vetë drejtuesit dhe pedagogët e ASA-s e kanë cilësuar të papranueshme vendimin e qeverisë për shkrirjen e saj. Rektori Luan Përzhita u shpreh për mediat se nuk është njoftuar nga autoritetet shtetërore e arsimore për një gjë të tillë. “Nuk di asgjë se çfarë po ndodh. Nuk kemi njoftim as nga Ministria dhe as nga organe të tjera. Prandaj merret vendimi diku ku nuk jemi pjesë. Senati ka vendosur që procedura e filluar është e papranueshme. Ne e kemi argumentuar”, tha Luan Përzhita, rektori i Akademisë së Studimeve. Gjuhëtarja dhe ish-deputetja e PS, Ledi Shamku ngriti shqetësimin se nëse ASA shkrihet, atëherë nuk do të krijohen albanalogë apo studiues të gjuhës shqipe. "Ne jemi institucioni i vetëm që të formojmë albanologë të nesërm. Me dërgimin e këtij institucioni pranë Akademisë së Shkencave mundësia e formimit nga këto burime njerëzore shuhet, e ky institucion do prodhojë ose mësues, ose pellazgologë të rinj, a thua se nuk na mjaftonin të vjetrit”, u shpreh Shamku.