BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

AKEP vijon favoret ndaj kompanive celulare, refuzon rekomandimin e Konkurrencës për rregullimin e tregut të telefonisë

AKEP vijon favoret ndaj kompanive celulare, refuzon rekomandimin e

AKEP vijon të favorizojë kompanitë celulare që operojnë në tregun vendas. Sipas njoftimit më të fundit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka refuzuar përfundimisht rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës për të zgjeruar rregullimin në tregjet e telefonisë celulare. Ashtu sikur është njoftuar edhe më parë, rikujtojmë se, mbështetur në të dhënat më të fundit zyrtare të AKEP, në vitin 2018 Vodafone Albania zotëronte gati 55% të tregut sipas totalit të të ardhurave dhe rreth 52% të tregut sipas trafikut të të dhënave, thirrjeve dhe mesazheve të shkruara. Për këtë arsye Autoriteti i Konkurrencës njoftoi disa muaj më parë se, i kërkuar në mënyrë të përsëritur vitet e fundit vendosjen nën rregullim të tregut me pakicë dhe shpalljen e operatorit më të madh Vodafone Albania si Operator me Fuqi të Ndjeshme në këtë treg. Kjo do të sillte edhe detyrimin për rregullim të tarifave me pakicë të këtij operatori. “Këshilli Drejtues i AKEP në një shqyrtim të rekomandimeve nga Autoriteti i Konkurrencës vendosi mos pranimin e tyre, për shkak se, ndërhyrja paraprake për përcaktimin e sipërmarrësit me fuqi të ndjeshëm në treg dhe vendosja e detyrimeve rregullatore përkatëse, nuk paraqiten si masa në përpjesëtim të drejtë me objektivin e mbrojtjes së konkurrencës së lirë”, shprehet AKEP. Referuar rekomandimeve të AK vërehet se, në këto pika rregulluese përfshihen gjithashtu detyrimin e Vodafone për t’u dhënë akses në rrjetin e vet operatorëve të rrjeteve virtualë, kundrejt kushteve të përcaktuara paraprakisht nga AKEP. Operatorët e rrjeteve virtualë janë kompani që nuk kanë një infrastrukturë rrjeti të vetën, por ofrojnë shërbim nga rrjetet e operatorëve celularë. Ky është një model i njohur në tregjet e tjerë dhe Shqipëria është një ndër të paktët vende në Europë që nuk ka operatorë të tillë. Sipas AK, themeli i rregullimeve të mësipërme do të ishte vendosja nën rregullim tregut e akses-origjinimit të thirrjeve celulare.

Tre kriteret e rekomanduara nga AK

Sigurisht në planin e saj të rekomandimeve, Autoriteti i Konkurrencës ka paraqitur edhe kriteret që duhet të zbatojë kompania telefonike në fjalë, por edhe kompanitë e tjera. Referuar planit të AK vihet re se, testi i tre kritereve parashikon se, që tregu të vendoset nën rregullim paraprak, duhet të plotësohen njëkohësisht tre kritere: ekzistenca e barrierave të larta dhe të qëndrueshme për hyrjen në treg; mungesa e një tendence të tregut për të shkuar drejt konkurrencës efektive; pamjaftueshmëria e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës për të adresuar problemet e tregut në fjalë. Por edhe këto pika janë neglizhuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, duke thënë se këto kritere nuk janë ndikues rregualltorë në tregun e lirë të telefonisë në vend. “Këshilli Drejtues i AKEP vendosi se testi kyç në tregjet e telekomunikacioneve, ai i tre kritereve, nuk justifikon vendosjen e tregut të akses-origjinimit në rregullim paraprak”, shprehet AKEP. Ndërkohë rikujtojmë këtu se pak muaj më parë AK pezulloi veprimin e kompanive celulare për dyfishimin e ofertave telefonike. Sipas AK pikërisht, ky veprim i cili është kryer jashtë rregullave të tregut të lirë kërkon vëmendjen e institucioneve rregulluese për mos cënim të tregut apo të qytetarëve.