BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Aksioni anti informalitet, në fokus kuponët dhe bizneset që nuk zbatojnë ligjet tatimore

Aksioni anti informalitet, në fokus kuponët dhe bizneset që nuk

Pas relaksit që krijoi fushata elektorale, bizneset po ndihen të trembura nga një aksion antiinformalitet që qeveria ka lajmëruar së fundmi. Burime në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve sqarojnë se ky do të jetë aksioni më i madh ndaj informalitetit i ndërmarrë ndonjëherë. Kontrollet do të përfshijë të gjitha kategoritë e biznesit dhe do të mbështeten nga të gjitha institucionet që merren me zbatimin e ligjit. Sipas të njëjtave burime, aksioni do të ketë në fokus zbatueshmërinë e ligjeve fiskale tatimore dhe doganore nga të gjitha kategoritë e biznesit. Në vëmendje do të jenë edhe biznese të tregtisë me pakicë në tregti dhe shërbime nëse përdorin kasën dhe kuponin tatimor. Inspektimet do të bëhen nga tatimet në bashkëpunim edhe me doganat dhe do të përfshijnë verifikime në të gjithë zinxhirin, nga importi deri te tregtia me pakicë. Në qendër të kontrolleve do të jenë edhe inventarët, duke marrë në konsideratë analizën e riskut. Por ndërkohë, vendi ka një precedent negativ nga aksioni anti-informalitet i vitit 2015. Vërshimi në terren ndaj bizneseve të vogla për përdorimin e kasës dhe kuponit tatimor çoi në traumë të gjithë ekonominë vendit. Të ardhurat tatimore në vend u rritën vetëm 2.2% në krahasim me faktin e 2014-s ndërsa 91 mijë biznese kaluan në regjistrin pasiv. Investimet private në ekonomi nuk u zgjeruan dhe mijëra biznese në vend panë falimentin. Aksioni i përqendruar më së shumti në bizneset e vogla cenoi rëndë vetëpunësimin, i cili është në vështirësi për shkak të konkurrencës nga qendrat tregtare dhe supermarketet. Por që nga ajo kohë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vënë në funksion analizën e riskut dhe tashmë sektorët dhe bizneset që krijojnë evazionin më të lartë në buxhetin e shtetit janë të evidentuara. Tatimet kanë evidentuar si linja me probabilitet të lartë evazioni tregtinë me pakicë, tregtinë me shumicë, profesionet e lira, shërbimet profesionale të biznesit, ndërtimet publike, hotelet dhe restorantet.

Më të lexuarat