Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Aksioni anti informalitet në bregdet, Tatimet kapin gjysmën e bizneseve me shkelje, 30.4 milionë lekë gjoba

Postuar: 12/07/2018 - 07:35

Drejtoria e Hetimit Tatimor, po ushtron kontrolle të vazhdueshme në sektorin e turizmit, me fokus të veçantë zonat bregdetare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e informalitetit, si dhe sigurimin e mbarëvajtjes së sezonit. Për periudhën 22 qershor - 8 korrik mësohet se janë kontrolluar në total 1,772 subjekte tregtare. Nga këto 49 % e subjekteve (ose 869) kanë rezultuar me shkelje, që kanë kapur vlerën e rreth 30.4 milionë lekëve. Numri më i lartë i penaliteteve është vendosur për moslëshim të kuponit tatimor dhe këto raste zënë rreth 22% ndaj totalit. Për tre subjekte, që nuk kishin lëshuar kupon tatimor për herë të dytë, u mor masa e mbylljes së veprimtarisë ekonomike për 30 ditë kalendarike, sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, nga kontrollet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, rezultoi se 54 subjekte ishin të paregjistruar në organin tatimor. Ndërsa u konstatuan 140 tatimpagues që dispononin mallra të pashoqëruara me dokumentacion tatimor. Për punonjës të padeklaruar në organin tatimor, strukturat e specializuara të kësaj drejtorie penalizuan 144 subjekte.

Apeli për bizneset

Drejtoria e Hetimit Tatimor në DPT, tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore: për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor/faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm, si dhe për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara. Në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, këto struktura do të verifikojnë më shumë se 16,000 tatimpagues, në të gjithë vendin. 

Verifikimet Strukturat e Zbatimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ta timeve kanë nisur verifikimet në terren që në mes të qershorit për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik. Në këtë kuadër, vizitat nisën në disa subjekte në zonën e Gjirit të Lalzit, në Durrës, ndërsa ka vijuar në të gjitha zonat turistike të vendit ku do të verifikohen më shumë se 20,000 tatimpagues. DPT njoftoi në nisje të aksionit se qëllimi i këtyre vizitave është kontrolli dhe verifikimi i tatimpaguesve që ushtrojnë veprimtari në këtë sektor, në mënyrë që të sigurohet respektimi i një sërë detyrimeve, si: për të qenë të regjistruar si biznes në QKB dhe në administratën tatimore; për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport; për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij; për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm; për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara. “AT në asnjë rast nuk ka për qëllim ndëshkimin e subjekteve, por edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin për përmbushjen vullnetare të detyrimeve tatimore, të përcaktuara nga legjislacioni, si dhe nxitjen për tërealizuar në kohë pagesat. Administrata Tatimore është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit”, ka deklaruar DPT.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 11:07

Dollari amerikan avancoi mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u këmbye me 112.385 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej janarit të këtij vitti.

Postuar: 21/07/2018 - 08:54

Bizneset, sidomos ato të mëdha, e kanë pasur më të vështirë që të merrnin kredi në tremujorin e d

Postuar: 21/07/2018 - 07:28

Nga vendimi më i fundit i qeverisë për regjistrimin e banesave të ndërtuara para vitit 1991, prit

Postuar: 20/07/2018 - 11:58

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 20/07/2018 - 10:28

Drejtoria e Hetimit Tatimor njofton se pas kontrolleve të ushtruara ka bllokuar 11 hotele.

Postuar: 20/07/2018 - 07:22

 Komisioni Europian këshillon qeverinë shqiptare të vazhdojë politikën e uljes së borxhit pu

Postuar: 19/07/2018 - 16:44

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot se në vitin 2015 kemi rritur me