BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Aksioni anti-informalitet nis me 1 tetor, kontrollet me inspektorë nga Tatimet, Doganat dhe Inspektoriati i Punës

Aksioni anti-informalitet nis me 1 tetor, kontrollet me inspektorë nga

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj shpalli dje fillimin e aksionit kundër informalitetit i cili do të nisë në terren më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës në terren, kur do të prezantohet edhe plani i detajuar i masave. Gjatë vizitës në një sipërmarrje prodhuese në fushën e artikujve ushqimorë, ministri Ahmetaj shpjegoi se beteja kundër informalitetit do të shoqërohet paralelisht edhe me një tjetër reformë të rëndësishme, ndër prioritetet kryesore të qeverisë në mandatin e dytë, që lidhet me lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen apo dhe deregulimi i tregut, duke synuar uljen e burokracisë, kohës dhe kostove për publikun. “Aksioni fillon në 1 tetor. Institucionet, Tatimet, Doganat dhe Inspektoriati i Punës, të organizuar në grupe të përbashkëta, do të kenë një kalendar të detajuar pune në terren dhe nga zyra, në funksion të objektivit tonë për të zgjeruar bazën tatimore. Por ndërkohë duke komunikuar me sipërmarrjen, me instrumentat që kemi dhe nëpërmjet medias, në mënyrë që së bashku të kalojmë në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, duke u bazuar tek vullnetarizmi, duke u bazuar tek transparenca ndaj punës dhe këtu gjej rastin të ndaj me ju që kryeministri e ka quajtur mandatin e dytë, midis të tjerash, mandatin e anti-informalitetit. Çdo ditë që do të kalojë, toleranca zero ndaj evazionit do të jetë evidente dhe do të jetë në qendër të punës së tatimeve, doganave, apo të gjithë instrumentave institucionalë, fiskalë që qeveria dhe shteti ka”, u shpreh ministri. Sa i takon fokusit të aksionit, Ahmetaj sqaroi se do të jetë kryesisht sipërmarrja e madhe, por pa lënë jashtë vëmendjes dhe kontrollit të territorit fiskal edhe sipërmarrjen e vogël. Kuponi tatimor, regjistrat fiskalë, inventarët dhe punësimi e siguria në punë, do të jenë në vëmendje të aksionit.

Reforma e deregulimit

Ndërkohë, sigurisht që qeveria, po në muajin tetor, ndërmerr paralel me fushatën anti-informalitet atë që quhet reforma e deregulimit. Është një reformë transformuese e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes, duke i thjeshtëzuar autorizimet, licensat, lejet dhe duke bërë të mundur nëpërmjet reformimit të marrëdhënies mes doganave dhe sipërmarrjes apo individëve; tatimeve dhe sipërmarrjes apo individëve; por edhe nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimeve, të reduktojmë një masë të madhe radhësh, kërkesash për shërbime që natyrshëm do të jenë më të thjeshta. Pra, po ecim në dy korsi të rëndësishme. Korsia e anti-informalitetit, e cila do të jetë rigoroze dhe në bashkëpunim me sipërmarrjen dhe korsia tjetër, që është thjeshtëzimi i procedurave për të vazhduar nismën që patëm në fund të 2016-ës, me ligjin e thjeshtimit të procedurave tatimore. Tani bëjmë një përpjekje të re nëpërmjet planit shumë të detajuar të deregulimit që kemi mundësi ta shpallim gjithashtu në tetor”, përfundoi ministri.