BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Akti normativ për rindërtimin përfundon në Kushtetuese: Ka potencial për pabarazi, klientelizëm dhe korrupsion

Akti normativ për rindërtimin përfundon në Kushtetuese: Ka

Organizata AIS e njohur si “Open Data Albania” ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizim të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit Akt nr. 9, datë 16.12.2019 titull “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Konkretisht është kërkuar shfuqizimi i Kreut VI, Procedurat e Prokurimit Publik, nenet 40 – 44, dhe neni 4, pika 7 dhe pika 9 që ka të bëjë me procesin e rindërtimit pas tërmetit. “Ky Akt Normativ me fuqinë e Ligjit, në opinionin dhe arsyetimin e Organizatës tonë, në pjesën për Prokurimet Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore pas Tërmetit të 26 Nëntorit 2019, cenon një të drejtë kushtetuese që është ajo e lirisë së veprimtarisë ekonomike, parashikuar në nenin 11 të Kushtetutës. Duke cenuar Lirinë për Veprimtari Ekonomike krijohen hapësira për pabarazi, klientelizëm, kontraktim preferencial, favorizim dhe veprime Korrupsioni në dëm të Fondeve Publike. Ky Akt Normativ ka vendosur me Ligj Llojin e Procedurës, Afatet për Pjesëmarrje, Afatet për Ankimim dhe Vlerësim duke anashkaluar Legjislacionin Kombëtar për Prokurimet Publike dhe duke kufizuar të drejtën për garë dhe barazi”, thuhet në deklaratën e “Open Data”. Palë të interesuara në këtë padi janë Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave.

Shkeljet

Sipas padisë, me këtë akt nuk garantohet gara. “Akti Nr. 9 Zgjedh Procedurë të Përshpejtuar dhe më tej i jep Qeverisë të drejtë që të përcaktojë me VKM nr. 199, datë 04.03.2020 llojin e Procedurës Prokurim i Kufizuar (procedure me dy faza) . Kjo nuk garanton garë me ofertë, dëmton konkurrencë e operatorëve, e nxjerr procesin nga sistemi elektronik dhe e zhvendos në fazën e dytë në negocim në tryezë ku risku për klientelizëm është i lartë. Procedura e Përshpejtuar aplikohet për sektor specifik ku numri i operatorëve veprues është i ulët. Në rastin konkret po prokurohen kryesisht ndërtime (banesa dhe objekte arsimore) dhe natyra e prokurimit në raport me gjendjen e tregut shqiptar të kompanive që operojnë në fushën e ndërtimit është shumë e favorshme dhe Procedura e Përshpejtuar dhe e Kufizuar nuk janë të nevojshme”, thuhet aty. Më tej bëhet e ditur se afati vetëm 10 ditor ka kufizuar në mënyrë drastike konkurrencën, pasi është pothuajse e pamundur të përgatitësh një set të madh dokumentesh dhe preventivave teknik për një periudhë 10 ditore. “Open Data” pretendon se diskriminohen bizneset e huaja. Sipas saj, afati 10 ditor i përjashton “de facto” ofertat e operatorëve të huaj. “Afati jo serioz vetëm 2 ditë për Ankimin ndaj kritereve të procedurës së prokurimit, i përcaktuar në Aktin Normativ nr. 9 është jashtëzakonisht kufizues për operatorët ekonomikë të cilët mund të ngrejë pretendime për kritere kualifikimi jo ligjore. Sqarojmë faktin se janë pikërisht kriteret e kualifikimit ato të cilat krijojnë premisa / incentiva apo e pamundësojnë pjesëmarrjen në një procedurë prokurimi”, thuhet në padi. Më tej theksohet se afati jo objektiv vetëm 3-ditor i trajtimit të ankesës nga ana e Komisionit të prokurimit Publik është tërësisht jo – objektiv. “Në ligjin nr. 9643 afati i trajtimit të ankesës është 15 ditë ndërsa Ligji nr. 162/2020 është 30 ditë”, thuhet aty.