
Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri

Shkruar nga Rigels Seliman 18 Maj 2022

Është zhvilluar në Tiranë, Misioni Tregtar mes korporatave turke të sektorit të energjisë dhe elektro-teknologjisë dhe sipërmarrjeve homologe nga Shqipëria dhe Kosova “B2B Share and Connect Electrics & Electronics”, një bashkeorganizim mes Klik Ekspo Group dhe Shoqatës së Eksportuesve të Elektro - Teknologjisë Turke (TET). Kjo ngjarje ka në thelb socializimin dhe takimet profesionale në një atelier komunikimi dhe marrëdhëniesh biznesi mes mbi 90 kompanive shqiptare dhe atyre nga Kosova, dhe 20 sipërmarrjeve e korporatave nga Turqia. Në takimin e organizuar në formatin B2B ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, drejtues të Shoqatës së Eksportuesve të Elektro - Teknologjisë Turke (TET), përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si dhe përfaqësues të dhjetëra kompanive të ndryshme nga Turqia, Shqipëria dhe Kosova. Hapjen e takimit e përshëndeti ambasadori Yörük, i cili theksoi se shpreson që takimi të hapë dritare të reja mundësish në sektorin e pajisjeve elektrike dhe elektronike midis Turqisë dhe Shqipërisë. "Shqipëria është një vend mik dhe vëlla me të cilin ne kemi raporte dhe marrëdhënie të rrënjosura politike, ekonomike, kulturore dhe humane në raport me vendet e tjera të Ballkanit, të cilin ne e konsiderojmë si zemrën tonë. Në dy vitet e fundit, edhe pse në kushte pandemie marrëdhëniet tona kanë shënuar një progres të madh në shumë fusha dhe njëkohësisht janë bërë shumë vizita të ndërsjella të nivelit të lartë. Në fakt, marrëdhëniet tona dypalëshe arritën në nivelin e partneritetit strategjik me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në vendin tonë në janar 2021, e cila ishte një nga këto vizitat e nivelit të larte dhe që theksoi se tashme 'Shqipëria është Partnere Strategjike e Turqisë'", tha Yörük.
"Kemi rritur vëllimin tonë të tregtisë Turqi-Shqipëri në mbi 850 milionë dollarë"
Ambasadori Yörük shtoi se marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë në fushën e tregtisë, ekonomisë dhe investimeve nga pikëpamja e aspektit të investimeve, përbëjnë një nga drejtimet më të rëndësishme të këtij partneriteti strategjik. "Në vitin 2017, vëllimi i tregtisë Turqi-Shqipëri arriti 410 milionë dollarë. Kemi shënuar një rritje një qind për qind në vetëm në katër vitet e fundit. Pavarësisht të gjitha llojeve të vështirësive, të sfidave, në vitin 2021, ne kemi rritur vëllimin tonë të tregtisë Turqi-Shqipëri në mbi 850 milionë dollarë. Siç e theksoi Presidenti ynë gjatë vizitës së tij në zyrtare Shqipëri në janar 2022, vëllimi ynë tregtar është një nga synimet më parësore tona për ta rritur atë në 1 miliard dollarë dhe njëkohësisht do ta rrisim në përputhje me raportet miqësore dhe vëllazërore", tha ambasadori turk. Ambasadori turk tha se shpresojnë që në vitin 2023, kur të shënojnë edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe, "do të kalojmë objektivin 1 miliard dollarësh dhe do të përpiqemi ta ngremë këtë vëllim në 5 miliardë dollarë". "Ne faktikisht jemi një nga partnerët tregtarë më të rëndësishëm të Shqipërisë, që operojmë në Shqipëri me më shumë se 600 kompanitë tona turke. Investimet tona arrijnë deri në 3,5 miliardë dollarë. Me këto investime ne ofrojmë punësim për rreth 15 mijë vëllezër shqiptarë", tha Yörük.
Turqia është bërë një furnizues lider në fusha të ndryshme
Anëtari i Bordit të TET dhe Kryetari i Delegacionit të kompanive nga Turqia, Arma?an ?akar, tha se anëtarët e TET janë të gatshëm të bashkëpunojnë me kompanitë shqiptare në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në fusha të tilla si komponentë elektrike dhe elektronike me përdorim industrial dhe rezidencial. "Sektori elektrik dhe elektronik përbën 6,3 për qind të totalit të eksporteve të Turqisë dhe është sektori i 5-të më i madh i vendit. 69 për qind e totalit të eksporteve tona prej 14,4 miliardë dollarësh janë bërë drejt Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera të Evropës. Duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë të kërkuara nga vendet evropiane, Turqia është bërë një furnizues lider në fusha të ndryshme", tha ai. Ai shtoi se synojnë jo vetëm të rrisin volumin e eksporteve, por edhe të bashkëpunojnë dhe të kërkojnë mundësi investimi.
Flet presidenti i “Klik Ekspo Group & Tirana International Fair” Luan Muhametaj
Ndërkohë e pranishme në event ishte dhe Albana Laknori, sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT), e cila theksoi se takimi realizohet me synimin për të nxitur dhe rritur më tej prezencën e investimeve turke në Shqipëri dhe për një vëmendje specifike për investime konkrete në industrinë elektro-teknologjike në Shqipëri. Të pranishmit i përshëndeti edhe Presidenti i Klik Ekspo Group & Tirana International Fair, Luan Muhametaj, i cili falënderoi institucionet turke dhe shoqatat e biznesit për organizimin e takimit dhe bashkëpunimit. “Jam i sigurt që takime të tilla jo vetëm i shërbejnë trajektores pozitive të shkëmbimeve të informacionit dhe negocimeve të frytshme të Biznesit, por nga ana tjetër më mirë se çdo tjetër komunikim apo marketing i shërbejnë socializmit, urave të miqësisë, prekjes nga afër të eksperiencave miqësore. Do të theksoja klimën e përshtatshme dhe politikat përkrahëse nga ana e Qeverisë Shqiptare sa i takon nxitjes së shkëmbimeve tregtare apo të investimeve nga Turqia. Por më mirë se çdokush është sipërmarrësi ai që ka nuhatjen e mprehtë për të kapur momentin e favorshëm dhe hapësirën e domosdoshme për të zhvilluar biznesin e tij i cili tek e fundit përkthehet edhe në të mira materiale për shoqërinë”, u shpreh Muhametaj.
Më të lexuarat


Mbaron afati, 8900 biznese të pafiskalizuara do të kalojnë në status pasiv, administrata tatimore do të bëjë kontrolle

Zbardhet vendimi i qeverisë, rriten pagesat e kompensimit për efektivët që shërbejnë larg vendbanimit, ja sa do paguhen nga 1 korriku dhe kategoritë që përfitojnë

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Mbyllja e sporteleve rrezikon ndihmën ekonomike, qytetarët hasin vështirësi për të marrë dokumentet online

Monedhat kryesore në pikiatë! Ja me sa këmbehen sot

Braçe shpërthen në sulme të forta ndaj Krifcës, akuzon Ministrinë e Bujqësisë së ka zhytur në krizë blegtorinë dhe kërkon të ndryshohet TVSH për bujqësinë

Amnistia Fiskale i hap rrugë pastrimit të parave, Dhoma Amerikane e Tregtisë ngre alarmin, zbulon se nisma krijon hapësira edhe për evazion fiskal e konkurencë të pandershme

Nga 1 korriku peshkatarëve do u rimbursohet nafta me 40 lekë për litër, ndryshime dhe në TVSH, ja kush përfiton

Lajm jo i mirë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Nga ushtarët e thjeshtë dhe nënoficerët deri në gradat më të larta, zbardhet vendimi i plotë qeverisë, ja sa do të paguhen ushtarakët shqiptarë, paga më e madhe është 210 mijë lekë, më e ulëta 52 mijë Lekë
