BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Amerikanët marrin në dorë hidrokarburet, ambasada e SHBA dhe Departamenti Amerikan asistencë teknike Shqipërisë për kontratat e prodhimit të naftës e gazit

Amerikanët marrin në dorë hidrokarburet, ambasada e SHBA dhe

Amerikanët marrin në dorë një nga sektorët më problematikë në vend, hidrokarburet. Burime zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bënë me dije se pak ditë më parë, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Adrian Bylyku dhe përfaqësuesit e Zyrës së Programeve të Energjisë së Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan fillimin e projektit të asistencës teknike në sektorin hidrokarbur. Projekti përfshin gjithashtu konsulencë nga kompania konsulente, Deloitte Financial Advisory Services LLP. Sipas të njëjtave burime nga AKBN, ky program synon të sigurojë mbështetje teknike mjaft të kualifikuar në sektorin e Hidrokarbureve.

Licencat, mbikëqyrja dhe trajnimet

Programi i përbashkët shqiptaro-amerikan mbështetet në tre shtyllat kryesore: Organizimi i raundeve të licensimit për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit; Mbikqyrje teknike në sektorin hidrokarbur; Trajnimet teknike. Projekti ka si qëllim forcimin e aftësisë së AKBN për të siguruar mbikëqyrje efektive të sektorit të hidrokarbureve në vend, zhvillimit të një procesi konkurues dhe transparent të raundeve të licensimit për naftë dhe gaz, për të tërhequr investitorë të kualifikuar. Gjithashtu, synohet ruajtja e mjedisit dhe komuniteteve në prodhimin e naftës në rajon. Ky program do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të rritur sigurinë e saj energjetike dhe miradministrimin e burimeve natyrore në interesin më të mirë të vendit.

Marrëveshjet

Për kërkimin e naftës dhe gazit në Shqipëri, ndër vite janë lidhur disa Marrëveshje Hidrokarbure, në bazë të të cilave zhvillojnë aktivitetin e tyre një sërë kompanish. Për kërkimin e naftës dhe gazit në det përmendim: Marrëveshjen me Ndarje Prodhimi për bllokun e Durrësit me kompaninë San Leon Energy, e cila ka hyrë në fuqi në Gusht të vitit 2004; Marrëveshjen me Ndarje Prodhimi për bllokun Joni 5 me kompaninë Capricorn Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Shtator të vitit 2007. Ndërkohë, për kërkimin e naftës dhe gazit në tokë përmendim: Marrëveshjen me Ndarje Prodhimi për blloqet A + B me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2007; Marrëveshjen me Ndarje Prodhimi për bllokun D + E me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Dhjetor të vitit 2007; Marrëveshjen me Ndarje Prodhimi për bllokun 2 + 3 me kompaninë Petromanas Albania GmbH, e cila ka hyrë në fuqi në Korrik të vitit 2009; Marrëveshjen me Ndarje Prodhimi për bllokun F me kompaninë Bankers Petroleum Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Nëntor të vitit 2010. Ndërkohë për disa nga blloqet e lira janë marrë aplikime, të cilat janë duke u vlerësuar. Në fushën e zhvillimit të vendburimeve dhe prodhimit të naftës dhe gazit përmendim: Licensë-Marrëveshjen e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Marrëveshjen Hidrokarbure për vendburimin e Patos-Marinzës mes Albpetrolit dhe kompanisë Bankers Petroleum Albania, e cila ka hyrë në fuqi në Korrik të vitit 2004; Licensë-Marrëveshjen e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Ballsh – Hekalit mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në Gusht të vitit 2007; Licensë-Marrëveshjen e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Marrëveshjen Hidrokarbure për vendburimin e Cakran – Mollajt mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2007; Licensë- Marrëveshjen e lëshuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Marrëveshjen Hidrokarbure për vendburimin e Gorisht – Koculit mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2007; Licensë-Marrëveshjen e lëshuar nga Ministria dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Ballsh – Hekalit mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2007; Licensë-Marrëveshjen e akorduar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Marrëveshjen Hidrokarbure, për vlerësimin dhe zhvillimin e zbulimit të bërë në bllokun e Delvinës dhe prodhimin e hidrokarbureve në të, mes Albpetrolit dhe kompanisë Stream Oil & Gas, e cila ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2007; Licensë-Marrëveshjen e akorduar nga Ministria dhe Marrëveshja Hidrokarbure për vendburimin e Kuçovës mes Albpetrolit dhe kompanisë Sherëood, e cila ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2007; Licensë-Marrëveshja e akorduar nga Ministria dhe Marrëveshjen Hidrokarbure për vendburimin e Visokës mes Albpetrolit dhe kompanisë IEC Visoka, e cila ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2009. 

Më të lexuarat