BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Ekonomia

AMF nis hetimet ndaj Byrosë dhe kompanive të sigurimit, të gjithë në monitorim për dëmshpërblimin e aksidenteve

AMF nis hetimet ndaj Byrosë dhe kompanive të sigurimit, të

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nis nga 1 korriku hetimet ndaj kompanive të sigurimit dhe Byrosë Kombëtare të Sigurimit për aksidentet rrugore. Pak javë më parë u bënë një sërë ndryshimesh në ligjin për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor. Disa nga këto ndryshime shkurtojnë procedurat për qytetarët dhe shmangin zvarritjet e tyre nga Byroja Kombëtare e Sigurimit, duke bërë që dëmshpërblimi i dëmeve nga aksidentet të bëhet menjëherë nga kompania pas kërkesës së qytetarëve, për një kategori të caktuar. Por, duke marrë shkas nga ankesat e shumta, AMF nuk e ka lënë me kaq dhe ka nxjerrë një projektrregullore të re, e cila ka si objektiv shtimin e monitorimit ndaj byrosë dhe kompanive. Sipas këtij dokumenti, AMF do të mbikëqyrë çdo lëvizje të Byrosë, që nga detyrimet brenda institucionit, fondin që kërkon deri tek dëmshpërblimi i të aksidentuarve. “Nëpërmjet ushtrimit të kompetencave mbikëqyrëse ndaj Byrosë synohet monitorimi dhe zbatimi: i detyrimeve financiare që rrjedhin nga anëtarësimi në sistemin e Kartonit Jeshil; detyrimeve ligjore që lidhen me trajtimin e dëmeve objekt i Fondit të Kompensimit; pagesave të dëmeve nga Fondi i Kompensimit; detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi në Këshillin e Byrove; detyrimeve të tjera ligjore që lidhet me veprimtarinë e Byrosë”, thuhet në draft.

Hetim për kompanitë e sigurimit

Duke qenë se procesi i dëmshpërblimit për aksidente varet edhe nga kompania ku shoferi është siguruar, AMF ka vendosur që nën mbikëqyrje të jenë të gjitha kompanitë e sigurimit. Madje i është lënë si detyrë Byrosë që të raportojë pranë autoriteti në rast se evidentohen shmangie apo vonesa në kompensim nga ana e kompanive. Ndërsa AMF nuk do të lejojë që kompanitë të vonojnë më shumë se 15 ditë dhënien e dëmshpërblimit për qytetarët e dëmtuar në rast aksidenti. “Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet për financimin e fondit/fondit shtesë, brenda 15 ditëve kalendarike pas marrjes së njoftimit nga Byroja. Byroja, është e detyruar të njoftojë brenda 5 ditëve Autoritetin, nëse një shoqëri sigurimi vepron në kundërshtim me detyrimet”, evidenton AMF.

Raportim për dëmshpërblimet

Ka ndodhur që nga fondi për kompensimet është shpenzuar më shumë në raport me numrin e dëmshpërblimeve të bëra. Për këtë arsye AMF detyron Byronë që të raportojë çdo muaj arsyet e lëvizjeve të bëra në fond, raportimin e dëmeve të paguara, arkëtimet e bëra si dhe llojin e dëmshpërblimit për çdo rast të regjistruar. “Financimin, administrimin dhe gjendjen në fund të muajit të Fondit të Kompensimit; listën analitike të dëmeve të paguara nga Fondi i Kompensimit si dhe pasqyrën përmbledhëse të dëmeve të raportuara, të paguara dhe pezull, në numër dhe në vlerë të ndara në dëme ndaj pronës dhe ndaj personit; arkëtimet e realizuara nga paditë e kthimit”, thuhet në dokument.