BREAKING NEWS

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është vepra e rëndë që akuzohet 30-vjeçarja (Detajet e policisë)

Arrestohet ish zyrtarja që ishte në kërkim, kjo është
x

Ekonomia

AMF zbulon skandalin, Byroja e Sigurimit nuk pasqyron saktë fondin e kompensimit, kërkohet gjobitja e anëtarëve

AMF zbulon skandalin, Byroja e Sigurimit nuk pasqyron saktë fondin e

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vazhdon të analizojë dhe evidentojë shkelje në disa institucione në vendin tonë. Pas disa problemeve të konstatuara në lidhje me rritjen ekonomike, rrezikun nga korrupsioni, si dhe rritjes së varfërisë në vend, këtë herë AMF ka konstatuar disa shkelje nga anëtarët e Byrosë së Sigurimit. Nëpërmjet një vendimi të publikuar ditën e djeshme, AMF tregon se nga raportimet periodike deri në periudhën janar-tetor 2019, detyrimi i Fondit të Kompensimit nuk pasqyrohet saktë. Për këtë arsye, në këtë vendim AMF ka kërkuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit që të pasqyrojë drejt vlerën e Fondit të Kompensimit për vitin 2019, e cila rezulton në nivelin 946 milionë lekë. “Sipas detyrimit të mbetur më 31.12.2018, si dhe fondit të miratuar për vitin 2019, detyrimi për Fond Kompensimi për vitin 2019, është në vlerën 946,495,929 lekë. Problematikë aktuale vazhdon të jetë mospranimi nga anëtarët e BSHS-së të detyrimit të Fondit të Kompensimit të vitit 2019, të miratuar me vendimin e Bordit nr. 260, datë 28.12.2018. Autoriteti me shkresat e dërguara në datë 24.10.2019, i ka bërë me dije shoqërive të sigurimit për nivelin e pagesave, duke kërkuar nga ana e tyre pagesat me ritme për përmbushjen e detyrimit të Fondit të Kompensimit për vitin 2019, sipas vendimeve të Autoritetit”, thuhet në vendim. Sipas të dhënave të AMF, rezulton se në përllogaritje të pagesave të bëra deri në 31.08.2019 në vlerën prej 184,138,184 lekë, si dhe detyrimet për Fond Kompensimi sipas Vendimit të Bordit nr. 260, datë 28.12.2018, nevoja për fond është në vlerën 85,559,788 lekë, por shifrat reale janë larg kësaj vlere. Gjithashtu në vendim AMF i kërkon këtij institucioni të jetë më i përgjegjshëm në lidhje me zbatimin dhe monitorimin për të dhënat financiare.

Gjashtë kërkesat e AMF

Pasi evidentoi shkeljet e bëra, përves kërkesës drejtuar Byrosë Shqiptare të Sigurimit që të pasqyrojë saktë detyrimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2019, AMF ka hartuar një listë me pesë kërkesa të tjera. Sipas AMF, shkaktar të kësaj situate janë personat e ngarkuar në këtë detyrë, të cilët kanë kryer veprime abuzuese duke përfituar nga posti. Për këtë arsye në vendim kërkohet evidentim dhe dënim i personave abuzues. “Bazuar në nenin 31, të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, i ndryshuar, të sanksionohen me gjobë në masën 50,000 lekë, personat përgjegjës të anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të BSHS-së, lidhur me mospërputhjen e të dhënave të praktikave të Fondit të Kompensimit vënë në dispozicion nga ana e shoqërive me të dhënat e raportuara në sistemin Elektronik të Administrimit të Dëmeve, miratuar me vendimin e APA të BSHS-së”, theksohet në vendim. Në vazhdim Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i ka kërkuar Byrosë të hartojë sa më shpejt formularët e raportimit periodik, për periudhën në vazhdim, në zbatim të Rregullores nr. 2, datë 28.01.2010, duke pasqyruar saktë detyrimin e Fondit të Kompensimit në vlerat e duhura. Së katërti në vendim kërkohet që shoqëritë e sigurimit, anëtarë të BSHS-së të përfundojnë pagesat e praktikave të miratuara, të papaguara, të konstatuara nga inspektimi në vend. Gjithashtu AMF kërkon që shoqëritë e sigurimit të vijojnë me pagesat e Fondit të Kompensimit, duke përmbushur detyrimin e këtij fondi sipas vendimeve të Bordit. Së fundmi në vendim nënvizohet që, Byroja Shqiptare e Sigurimit dhe shoqëritë e sigurimit brenda vitit 2019, të bëjnë sistemimin e praktikave të paguara, duke i plotësuar me dokumentacionin përkatës si dhe duke i pasqyruar këto në përllogaritjen e detyrimit të saktë të Fondit të Kompensimit.

Esmeralda Hida