BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Amnistia fiskale, Tatimet sqarojnë si do të bëhet falja e detyrimeve, kush do të përfitojë dhe ku duhet patur kujdes

Amnistia fiskale, Tatimet sqarojnë si do të bëhet falja e

Pas botimit në Fletoren Zyrtare të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes së detyrimeve tatimore”, Drejtoria e Përgjithshme

e Tatimeve sjell në vëmendje çështjet kryesore që përcaktohen në këtë ligj; kush do të përfitojë, si do të përfitojë, çfarë duhet patuar parasysh për të përfituar etj.

Cilat subjekte përfitojnë nga ligji

Nga përcaktimet e parashikuara në këtë ligj përfitojnë: subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11 të këtij ligji; subjektet debitore ndaj administratës doganore për detyrime sipas neneve 9, 10 dhe 11 të këtij ligji; subjektet pronare të mjeteve të transportit, siç përcaktohet në nenin 12 të këtij ligji.

Subjektet që nuk përfitojnë nga ligji

Nga fshirja/shuarja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji nuk përfitojnë; Subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, të cilat janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, në kuptim të legjislacionit të fushës.

Detyrimet tatimore që fshihen totalisht dhe pa kusht

Fshihen/shuhen pa kusht, detyrimet tatimore të papaguara, që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2010 e më parë të cilat rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj; Detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar; Dënimet administrative (gjobat) dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore e shëndetësore, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit.

Detyrimet tatimore që fshihen pjesërisht dhe me kusht

1. Fshihen/shuhen: gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, të regjistruara në llogarinë e subjektit, me kushtin që, brenda datës 31.12.2017, të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi për: detyrimet tatimore, që u përkasin periudhave tatimore janar 2011 – dhjetor 2014, duke u aplikuar sipas llojit të tatimit; kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore Janar 2011 – Dhjetor 2014; taksat/tarifat vendore të papaguara, që u përkasin periudhave tatimore Janar 2011 – Dhjetor 2014. Kjo procedurë zbatohet edhe në rastin kur tatimi/taksa/tarifa/kontributi është paguar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore të tjera

Fshihen/shuhen, detyrimet tatimore të mëposhtme, pavarësisht periudhës tatimore së cilës i përkasin: detyrimet tatimore, përfshirë tatimin/kontributin/taksën/tarifën, kamatëvonesën dhe dënimet administrative për subjektet persona fizikë ose juridikë që rezultojnë të çregjistruar në QKB me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji; dënimet administrative (gjobat) tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, sipas nenit 113, të ligjit nr. 9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve; dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara, sipas ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, të llogaritura deri në datën 31.12.2016; dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat, për deklarata të padorëzuara, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.6.2017; dënimet administrative (gjobat) për shoqëritë e autorizuara, të parashikuara në nenin 123, të ligjit nr. 9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të evidentuara në llogarinë e subjektit nëpërmjet aktkonstatimit, deri në datën 31.12.2016; dënimet administrative (gjobat) si rezultat i aplikimit të dispozitave të ligjit nr. 99/2015, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.8.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese; Fshihen/shuhen detyrimet tatimore të papaguara, sipas përcaktimit në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe të detyrimeve të vetdeklaruara dhe të papaguara, të shoqërive që operojnë në sektorin elektroenergjetik dhe janë 100 për qind me kapital shtetëror, që i përkasin periudhave tatimore nga 1.1.2011 deri më 31.12.2013.

Ku duhet patur kujdes

Gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e sigurimeve dhe detyrimet e vetëdeklaruara për këto periudha, fshihen/shuhen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi. Për detyrimet e këtyre shoqërive për periudhën Janar deri në Dhjetor 2014, fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi. Fshihen/shuhen detyrimet tatimore të papaguara, sipas përcaktimit në pikën 1, të nenit 2, të këtij ligji, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të shoqërive që operojnë në sektorin ujësjellës-kanalizime dhe janë 100 për qind me kapital shtetëror, që u përkasin periudhave tatimore nga 1.1.2011 deri më 31.12 2013. Gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e sigurimeve për këto periudha fshihen/shuhen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë kontributi. Për detyrimet e këtyre shoqërive për periudhën janar deri në dhjetor 2014, fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat që rezultojnë të papaguara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, me kushtin që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi. Fshihen/shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara, të regjistruara ose jo apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH-ja ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që, në çdo rast, aplikimi pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë paraqitur deri më 31.12.2014;

g) fshihen/shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, që i përkasin periudhave nga 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2016, me kusht pagesën e kontributeve brenda datës 31.12.2017.

Kompensimi i debive me tepricën kreditore të TVSH

Subjektet që kanë tepricë kreditore të TVSH-së ose të një tatimi tjetër përfitojnë nga fshirja/shuarja e detyrimeve tatimore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11, të këtij ligji, pas kompensimit (zvogëlimit) të tepricës deri në masën e tatimit të papaguar. Në rastet kur teprica nuk mbulon vlerën e plotë të tatimit të papaguar, atëherë duhet të kryhet pagesa për pjesën e mbetur, sipas nenit 6, të këtij ligji, dhe më pas bëhet fshirja/shuarja e dënimeve administrative. Përcaktimet e këtij neni për kompensimin zbatohen automatikisht, pa kontroll, përveç rasteve të parashikuara në pikën 1, të nenit 11, të këtij ligji, për të cilat ky nen zbatohet kur subjekti heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës kompetente.

Kujdes

Kompensimit nuk i nënshtrohen detyrimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; Detyrimet tatimore që janë në proces ankimi; Subjekti, i cili është në proces ankimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore, i nënshtrohet këtij ligji nëse ai heq dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë/ankimit/rekursit në çdo fazë dhe shkallë të gjykimit pranë gjykatës administrative kompetente.

Procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve

Hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim. Heqja nga qarkullimi i këtyre mjeteve bëhet pasi fshihen/shuhen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, taksa vjetore e qarkullimit rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave. Subjektet/personat përgjegjës kanë të drejtë që, brenda datës 31.12.2017, të paraqiten pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor për të kryer, pa pagesë, veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi dhe mbajtjen aktiv të tij. Personave, të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së heqjes nga qarkullimi të mjetit ose mbajtjen aktiv të tij, u fshihen/shuhen detyrimet tatimore për periudhat dhjetor 2010 e më parë, me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 e në vijim, me përjashtim të gjobave dhe kamatëvonesave të periudhës janar 2011 deri në dhjetor 2014, të cilat fshihen/shuhen. Nëse brenda datës 31.12.2017 personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar mbajtjen aktiv të mjetit, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor do të kryejë, pa pagesë, heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore të tij.

Afati i zbatimit të ligjit dhe e drejta e ankimit

E drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet brenda datës 31.12.2017.

Subjektet, për të cilat fshirja/shuarja e detyrimit aplikohet me kusht, nuk përfitojnë fshirje/shuarje të detyrimit nëse nuk përmbushin kushtet brenda afateve të përcaktuara në këtë ligj. Për çdo subjekt që përfiton ose jo nga fshirja/shuarja e detyrimeve, organi përkatës nxjerr një akt administrativ për këtë qëllim, duke njoftuar edhe subjektin. Subjektet, të cilat sipas një vendimi të administratave përkatëse nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja, sipas këtij ligji, kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative, sipas legjislacionit të fushës në fuqi.