
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Ankandi i valutës, Banka e Shqipërisë bleu 230 milionë Euro këtë vit

Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2023

Banka e Shqipërisë zhvilloi javën e kaluar ankandin e pesëmbëdhjetë vjetor për blerje valute.
Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe dhjetë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 10 milionë euro.
Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 103.84 dhe 103.97 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 103.91 lekë.
Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 6.5 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 103.91 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 17 nëntor arriti në 16.5 milionë euro.
Oferta e pjesëmarrësve në ankand këtë herë rezultoi mjaft e lartë, për një vlerë totale prej 21.3 milionë eurosh.
Edhe ankandi i muajit nëntor dëshmoi ofertën e bollshme të Euros në tregun valutor, ndërsa vlerat e këmbimit në ankand ishin më të ulëtat e arritura që prej muajit gusht. Shumat e ofruara në ankand nga bankat ishin shumë afër kursit spot (aktual), çka dëshmon se ato nuk presin ndryshime të mëdha në kursin e këmbimit të Euros me Lekun as në muajin dhjetor.
Ankandi i fundit ishte i llojit forëard, me afat njëmujor. Banka e Shqipërisë po i aplikon për të tretin vit radhazi ankandet forëard, me qëllim nxitjen e përdorimit të këtij instrumenti edhe në tregun ndërbankar dhe në atë privat. Nga 17 ankande të planfikuara këtë vit, tetë prej tyre janë të llojit forëard.
Banka e Shqipërisë vendosi në muajin gusht që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë- 220 milionë euro.
Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut. Megjithëse në teori ankandet valutore kryhen në shërbim të administrimit të rezervës valutore, praktikisht Banka e Shqipërisë ka vendosur ta përdorë këtë mekanizëm edhe në funksion të ndërhyrjes në kursin e këmbimit valutor.
Sipas llogaritjeve, deri tani Banka e Shqipërisë ka blerë më shumë se 230 milionë euro në ankandet valutore të zhvilluara për vitin 2023. Megjithatë, vlerësohet se ndikimi afatshkurtër i këtyre ankandeve në kursin e këmbimit nuk ka qenë shumë domethënës. Pavarësisht rritjes së shumës së blerë në ankande nga Banka e Shqipërisë, leku ka vazhduar të qëndrojë në pozita të forta, madje gjatë muajit nëntor ka zbritur sërish në nivelet më të ulëta që prej mesit të muajit gusht. Deri në fund të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka planifikuar edhe dy ankande të tjera, që do të zhvillohen më datat 6 dhe 20 dhjetor.
Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë janë pjesë e programit të ankandeve për menaxhimin e rezervës valutore dhe në kushte normale nuk kanë qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të 9-mujorit 2023, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 5.73 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 13.3% ose 671 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. /MONITOR
Më të lexuarat


Të hënën nis shpërndarja e bonusit për pensionistët, shpërblimi mund të tërhiqet dhe…

FMN ngre alarmin, zbulon lojën mashtruese dhe vjedhjet e qeverisë me inflacionin, evazionin, çmimet dhe pensionet

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Rritja e çmimeve të banesave në Tiranë, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira, renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për shpenzimet për kërkim e zhvillim

Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Fondet IPARD në bujqësi, ministrja Denaj: Nuk janë pezulluar por lënë në pritje

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari
