BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Aplikimet për Statusin e naftëtarit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zbardh emrat e 200 përfituesve të tjerë, ja lista e plotë

Aplikimet për Statusin e naftëtarit, Ministria e Infrastrukturës

Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë bëri me dije se vazhdon me intensitet shqyrtimin e aplikimeve në funksion të dëshmive të Statusit të Naftëtarit. Nga Komisioni i dhënies së Dëshmisë Zyrtare Identifikuese të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit janë shqyrtuar dhe miratuar tanimë rreth 1500 aplikime. Ky institucion publikoi së fundmi edhe listën e tretë me emrat e 200 personave që u është miratuar nga komisioni lëshimi i këtij dokumenti, ndërsa po vazhdon shqyrtimi i aplikimeve të tjera.

Ligji për Statusin e Naftëtarit

Ndryshimet ligjore të miratuara vitin e kaluar mundësojnë që për ata që kanë statusin paga e përftuar nuk mund të jetë më e ulët se 150% e pagës minimale të aplikueshme në shkallë vendi. Ligji përcakton gjithashtu kritere për trajtim financiar të posaçëm, të rezervuar për këtë kategori punonjësish ne rast papunësie apo shkëputje te marrëdhënies se punësimit. Në rastin e papunësisë, dispozitat ligjore parashikojnë që personat, që gëzojnë statusin e naftëtarit dhe që kanë vjetërsi punësimi në këto sektorë, përkatësisht burrat mbi 20 vjet dhe gratë mbi 15 vjet, të cilët janë të papunë në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë të drejtën, ndër të tjera, të një përfitimi financiar, jo më të vogël se 80% e pagës minimale të zbatueshme në Shqipëri. Me tej, punonjësit që, dalin të papunë si rezultat i ristrukturimit të ndërmarrjes apo për shkaqe që nuk lidhen me ta, së bashku me përparësinë për punësim të ardhshëm, përfitojnë nga punëdhënësi një shpërblim financiar në masë dhe kohëzgjatje sipas përcaktimeve të kontratës kolektive të punës, por, në çdo rast, shpërblimi nuk mund të jetë më pak se 80% e pagës minimale dhe do të jepet për një periudhë për jo më pak se 3 vjet. Një risi tjetër e ligjit është pagesa e kontributit shtesë të sigurimeve shoqërore në masën 5% të pagës bruto, kjo e ndare në 3% në ngarkim të punëdhënësit ndërsa pjesa e mbetur prej 2% do të paguhet nga punonjësi.

Trajtimi mjekësor preferencial është përfitimi tjetër i akorduar punonjësve te industrisë së naftës dhe gazit. Sipas përcaktimeve të ligjit, përfituesit e statusit të punonjësve të naftës/ gazit do t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore falas dy herë në vit, në institucionet shtetërore apo private në Shqipëri. Ministria përgjegjëse për shëndetësinë ndërton ose detyron shoqëritë që operojnë në industrinë e naftës dhe gazit të ndërtojnë qendra mjekësore të pajisura me aparatura mjekësore dhe mjekë specialistë që trajtojnë problematikën shëndetësore, të shkaktuar nga puna në këtë industri. Ligji për Statusin e Naftëtarit është një ligj nga i cili përfitojnë rreth 5 mijë naftëtarë në të gjithë vendin.