BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Aplikimi i taksës së banesës në Tiranë, 40% e qytetarëve refuzojnë deklarimin, gjatë 2020 synohet të mblidhen 2,7 mld lekë

Aplikimi i taksës së banesës në Tiranë, 40% e

Banorët e Tiranës vazhdojnë të mos ndërgjegjësohen në lidhje me detyrimet ndaj taksës së pronës. Të dhëna të publikuara nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë tregojnë se rreth 40% e qytetarëve nuk kanë bërë deklarimin e pronës. Ky shqetësim është evidentuar që në fillim të muajit dhjetor kur gazeta tregoi se nga 190 mijë abonentë vetëm 70 mijë prej tyre rezultonin të regjistruar në procesin e vetë-deklarimit të banesës.

Ndërkohë pjesa tjetër kanë bërë deklarimin vullnetar të sipërfaqes së banesës që kanë në pronësi dhe kanë paguar taksën e ndërtesës sipas vlerës së tregut gjatë muajit dhjetor. Deri më tani janë hasur një sërë vonesash në drejtim të vjeljes së taksës sipas formulës së re, ndërkohë që gjatë muajit dhjetor duket se UKT ka nisur të faturojë një pjesë të banorëve me formulën e rishikuar. Me sa duket aplikimi i kësaj formule ka sjellë pasiguri dhe paqartësi tek qytetarët. Gjithsesi, qeveria qëndron optimiste duke parashikuar që, në vitin 2020 të ardhurat nga taksa e ndërtesës të arrijnë në vlerën e rreth 2,7 miliardë lekëve apo 22 milionë eurove.

Konkretisht të ndara sipas kategorive, 769 milionë lekë do të mblidhen nga kategoria familjare, ndërsa peshën më të madhe do ta mbajë kategoria e biznesit, nga ku parashikohet të mblidhen 1.9 miliardë lekë. Për sa i përket vitit që lamë pas, pritshmëritë kanë qenë rreth 2.6 miliardë lekë, ndërsa realizmi në 1.9 miliardë lekë. Referuar të ardhurave që mblidhen nga taksat, taksa e pasurisë është ndër burimet më me peshë në buxhetin e Bashkisë Tiranë dhe përbën 13 % të totalit të të ardhurave të veta. Niveli i taksës i shprehur në përqindje si për ndërtesat që përdoren për qëllime banimi edhe për ndërtesat që shfrytëzohen për veprimtari ekonomike, aplikohet mbi vlerën e ndërtesës, këtu çmimi i shumëzuar me sipërfaqen, në masën respektivisht 0.05% dhe 0.2%.

Taksa mbi sipërfaqen e prezumuar

Ndër të tjera, UKT sqaron se për pjesën tjetër të abonentëve është aplikuar taksa me sipërfaqen e prezumuar sipas legjislacionit në fuqi. Sipas Ujësjellës Kanalizime Tiranë, kjo kategori ka mundësi që të bëjë vetë-deklarimin në mënyrë që të paguajë referuar vlerës së pronës dhe sipërfaqes reale, ndërsa grupet me rreth 40 punonjës po bëjnë verifikime në terren.

Saktësisht sipërfaqet e prezumuara janë ata subjekte të cilëve u identifikohet ekzistenca, por nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës/njësisë pronësore që përdoren. Atëherë si do procedohet më sipërfaqet e prezumuara? Pasi duke u llogaritur në 100 metër katror, dikush edhe mund të taksohet në mënyrë të padrejtë pasi mund të ketë një shtëpi të ndërtuar pas vitit ‘93, por sipërfaqja në të cilën banon mund të jetë shumë më e vogël në raport me vlerën e taksës. Ndërkaq UKT sqaron se vlerësimi për vlerën e taksës do të bëhet duke marrë parasysh vitin e ndërtimit dhe zonën në të cilën ndodhet banesa. “Përllogaritja do të bëhet mbi bazën e sipërfaqes së prezumuar, që do të thotë : 70 m², për godina të ndërtuara përpara vitit ‘93, dhe 100m² të ndërtuara pas vitit ‘93. Nëse një qytetar banon në zonën e “Ali Demit”, çmimi referencë në këtë zonë është 97.700 lekë, duke u shumëzuar me një sipërfaqe 70 m² dhe me shkallën në përqindje 0.05 %, vlera që i takon qytetarit të paguajë në muaj, është 285 lekë. Ndërsa për një qytetar që banon po në këtë zonë dhe zotëron një sipërfaqe 100 m², vlera që i takon të paguajë është 407 lekë në muaj”, bën të ditur Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë. 

Ndërkohë, për ndërtesat që shfrytëzohen për banim, sipërfaqja e ndërtesës do të shumëzohet me 0.05%. Për ndërtesat që shfrytëzohen për veprimtari ekonomike sipërfaqja do të shumëzohet me 0.2%. Ndërsa për sipërfaqet ndërtimore për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nëse nuk ka arritur ta përfundojë atë brenda afatit shumëzimi do të bëhet me 30%.

Më të lexuarat