BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

APP akuza institucioneve për kritere abuzive në tendera, ja 14 problematikat në garat për prokurimet publike

APP akuza institucioneve për kritere abuzive në tendera, ja 14

Agjencia e Prokurimit Publik pranon faktin se autoritetet konktraktore përdorin kritere skualifikuese apo që bien në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke reduktuar konkurrencën në tenderët që kanë si objekt mallrat, punët dhe shërbimet. Konstatimi vjen pas një monitorimi të kryer në rreth 1600 sete të dokumenteve të tenderit, të publikuara gjatë periudhës janar-gusht 2018 në Sistemin e Prokurimit Elektonik nga ministri apo drejtori të ndryshme.

Problemet

Kështu, sipas burimeve zyrtare nga APP, është konstatuar se kompanive iu kërkohet certifikatë e menaxhimit të cilësisë së prodhuesit të mallit apo certifikata të konformitetit, ndonëse operatorët ekonomikë mund të mos jenë detyrimisht prodhues të mallit. “Autoritetet kontraktore në dokumentet e tenderit për mallra apo dhe në rastin e punëve publike, kërkojnë që operatorët ekonomikë të paraqesin përveç autorizimit të prodhuesit, katalogjeve, skedave teknike apo raporteve të testimit, edhe certifikata të ndryshme ISO që prodhuesi (i cili nuk ka lidhje me procesin) duhet të disponojë veçanërisht certifikatë të cilësisë së prodhuesit të mallit. Operatorët ekonomikë ofertues në një procedurë, në varësi të objektit të prokurimit, mund të mos jenë detyrimisht prodhues të mallit dhe e sigurojnë mallin/shërbimin nga këta të fundit, apo distributorët e autorizuar prej tyre. Në këtë rast, kërkesa për paraqitjen e certifikatës ISO të prodhuesit rezulton t’i adresohet palëve të treta (prodhuesit/distributorit), të cilat nuk janë konkurrentë/kandidatë në procedurën konkretet prokurimit”, thonë burimet zyrtare nga APP. Ndërkohë, një tjetër problematikë ka të bëjë me faktin se në disa raste autoritetet kontraktore në objektin e kontratës që prokurohet përfshijnë disa mallra apo shërbime të natyrave krejtësisht të ndryshme. Duke marrë shkas nga fati se përfshirja në një objekt kontrate të mallrave apo shërbimeve të natyrave të cilat nuk janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën e që i përkasin veprimtarive tregtare të ndryshme kufizon konkurrencë, APP rekomandon autoritetet kontraktore që të vlerësojnë me përgjegjshmëri objektin e kontratave që prokurojnë. Po ashtu, APP ka konstatuar se për të dëshmuar përmbushjen e kritereve për kualifikim, autoritetet kontraktore vendosin kërkesa për paraqitjen e dokumenteve , që vlerësohen të panevojshme, të paplota apo të pasakta. Parregullsi konstatohen edhe mbi vendosjen e kriterit mbi numrin e punonjësve që ofertuesi duhet të disponojë apo vendosje të kritereve mbi stafin teknik dhe inxhinierik që nuk përputhen me natyrën e kontratës dhe punimet e parashikuara. Ndërkohë që, në shumë procedura prokurimi të punëve publike, vendosen kritere në lidhje me kategoritë e licencave profesionale në fushën e zbatimit në ndërtim, nivelet e klasifikimit të kategorive, të cilat nuk janë në përputhje me natyrën e kontratës apo në përpjesëtim me volumet e saj. Gjithashtu rezulton se në disa raste institucionet kontraktore vendosin si kriter, paraqitjen e eksperiencave të mëparshme që ofertuesi ka kryer dhe jo për punë të ngjashme me objektin që prokurohet, çka bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe ndikon drejtpërsëdrejti në kufizimin e konkurrencës. Në disa raste, autoritetet kontraktore në procedurat e prokurimit për punët publike pavarësisht vlerës së parashikuar për ekzekutimin e kontratës vendosin si kusht që drejtuesi teknik i punimeve të jetë i pranishëm në objekt gjatë gjithë periudhës së ekzekutimit të kontratës dhe për këtë qëllim kërkojnë paraqitjen edhe të një vetëdeklarimi. Në rastin e procedurave të prokurimit të punëve publike, apo në shërbimet për studim e projektim në ndërtim apo mbikëqyrje e kolaudim të punimeve, autoritetet kontraktore vendosin kritere mbi stafin teknik dhe inxhinierik që nuk përputhen me natyrën e kontratës dhe punimet e parashikuara.

Akuzat

Këto konstatime vijnë pas akuzave të shumta mbi paracaktimin e fituesve në një garë tenderi, duke i hartuar kriteret në formë të tillë që kompanitë e tjera të mos kenë mundësi t’i përmbushin, çka sjell skualifikimin e tyre nga gara. Në këto kushte, Agjencia e Prokurimit Publik ka rekomanduar hartimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, duke sjellë edhe shembujt përkatës.

 

Më të lexuarat