BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Arben Ahmetaj zbardh procedurat: Ja si do të bëhet rindërtimi i banesave të prishura nga tërmeti, javës tjetër fillojmë punën

Arben Ahmetaj zbardh procedurat: Ja si do të bëhet rindërtimi i

Ministri për Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka zbardhur dje procedurat sa i takon rindërtimit të banesave që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka bërë me dije se qeveria do të fillojë shumë shpejt me planin për rindërtimin. Ahmetaj në fjalën e tij theksoi se puna do të fillojë javës tjetër dhe plani do të jetë i gjerë, ku do të përfshijë strehimin e banorëve të prekur nga tërmeti, rindërtimin e banesave të shkatërruara, si dhe atyre që janë dëmtuar. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj zbuloi po ashtu se qeveria tashmë ka vendosur për modelet e banesave që do të ndërtohen. “Modeli është një teknologji shume e avancuar me 3 tipologji, me 1 +1, 1+2 dhoma, 1+3 dhoma me standarde shume te larta dhe me çmime referente atë që ne kemi për entin kombëtar të banesave që i referohet ndërtimit të banesave sociale, pra me një çmim goxha të ulët besoj që deri në fillim të javës tjetër të dyja njësite zbatuese që është Fondi Shqiptar i Zhvillimit për gjithë territorin e Bashkisë së Tiranes dhe Bashkia e Tiranës për territorin e vet të hapim prokurimet ndërkombëtare për ndërtimin e këtyre shtëpive. Janë mbi 3 mije deri në 4 mijë shtëpi, por gjithsesi siç i referohemi ne kjo është punë në progres e sipër”, ka deklaruar dje ministri Ahmetaj.

Lekët e donatorëve

Ministri i Rindërtimi foli edhe për paratë që janë mbledhur në Konferencën e Donatorëve në Bruksel. Ai përjashtoi çdo mundësi që me lekët e donatorëve të blihen banesa nga stoku i apartamenteve të pa shitura në Tiranë apo zonat e goditura nga tërmeti. Ai tha se banesat do të rindërtohen të gjitha dhe nuk do të blihet asnjë. “Jo nuk do te blihet asgjë nga stoku. Mund të ishte nevoja për familjet që kane humbur familjarët, por jo në parim praktikisht do të rindërtohen”, tha Ahmetaj. Ministri i Rindërtimit bëri të qartë edhe mënyrën se si do të bëhet kanalizimi i fondeve të rindërtimit. Ahmetaj tha se është e ndërgjegjshme që thithja e të gjitha parave do të shtrihen në kohë. Ministri theksoi se mund të duhen deri në 2 vjet që të fillojë lëvrimi i parave që janë mbledhur në Konferencën e Donatorëve. “Ka dy mënyra sesi ata i lëvrojnë fondet, një mënyre është drejtpërsëdrejti me buxhetin e shtetit dhe një mënyre është le të themi institucioneve të tyre të agjencive të zhvillimit të tyre si në rastin e Gjermanisë që do të përdorin bankën e tyre të zhvillimit dhe institucionin e tyre te zhvillimit që ka vite e vite që punon në Shqipëri. Unë mendoj që do të duhen rreth 1 vit e gjysmë deri në 2 vjet që të gjithë grantet e kreditë të strukturohen dhe të fillojnë lëvrimin e tyre në funksion të programit të rindërtimit”, u shpreh Ahmetaj.

Procedura

Sakaq Ministri i Rindërtimi ka zbardhur edhe procedurën që do të ndiqet për rindërtimin. Procedura që do të ndiqet për të kryer këto investime sipas ministrit është ajo standarde. “Është prokurimi publik i hapur drejtpërsëdrejti në çdo rast, pra nuk është se do ketë marrëveshje midis një biznesi, jo është prokurim i hapur ndërkombëtar me dy faza: faza e parë është faza e kualifikimit të kompanive ajo që në gjuhën teknike njihet si kuadër dhe pastaj është ofrimi i punës në bazë të ofertave që kanë kompanitë që kanë në përbërje të ofertës cilësinë, pra standardet kanë çmimin, kanë dhe kohën midis të tjerave, pra këto janë 3 standarde kryesore pra cilësia e ndërtimit ku futen materialet, antisizmizmi, pastaj kemi çmimin patjetër dhe kohën”, tha Ahmetaj.

 

Më të lexuarat