BREAKING NEWS

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës, Bashës dhe KQZ të lënë jashtë listave personat “non grata” në SHBA dhe të inkriminuarit

Amerikanët të prerë për zgjedhjet, ultimatum Ramës,
x

Ekonomia

ATP miraton 3 lista për shpërblimin e ish-pronarëve, shpërndahen rreth 82 milionë lekë, ja kategoritë dhe kush përfiton

ATP miraton 3 lista për shpërblimin e ish-pronarëve,

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka zbardhura tre lista për kompensimin e ish-pronarëve në disa qytete të vendit, të cilat kapin vlerat e mbi 82 milionë lekëve. Sipas njoftimit të publikuar nga agjencia, ish-pronarët përfitojnë nga tre projektligje; ai i kompensimit të pronave të prekura nga ndërtimet informale, për pronat e prekura me kërkesë të veçantë dhe kompensimi i pronave në dispozicion të ATP. Pronarët, pronat e të cilëve preken nga ndërtimet informale kanë qenë më të favorizuarit edhe gjatë pandemisë, pasi procedurat drejt kompensimit për këtë kategori mund të kryheshin edhe online. Sakaq, këtë herë ATP do të shpërndajë mbi 17 milionë lekë për pronarët që përfitojnë nga të pesta këstet e vëna në dispozicion. Sipas njoftimit përfituesit do të marrin 70% të vlerës totale të përcaktuar në vendim. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 28.12.2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 16 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 16 kërkesa,është në vlerën e 17. 846. 009.85 lekëve”, njofton Agjencia. Sipas ATP, për kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar.

Pronat me kërkesë të veçantë

Më tej ATP bën me dije se ka shqyrtuar edhe disa dosje që u përkasin pronave me kërkesë të veçantë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të agjencisë, në ditët në vazhdim përfituesve do t’u ndahet në llogaritë e tyre bankare shuma totale prej 64 milionë lekësh, nga ku mbi 12 milionë lekë do të jetë kësti i parë. Ndërsa pjesa tjetër e fondit do të shpërndahet si këst çdo fillimviti. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës. Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 8 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 64.373.833.31 lekë, nga të cilat 12.874.766. 66 lekë do të shpërndahen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti”, thuhet në njoftim.

Pronat në dispozicion të ATP

 Ndër të tjera janë shqyrtuar edhe dosjet e pronave në dispozicion të ATP, për të cilat bëhet e ditur se vetëm disa prej tyre përmbushin kriteret dhe janë shpallur fituese. “ATP njofton se, aktualisht ka përfunduar shqyrtimin e 5 aplikimeve, me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish KKKP-ve. Nga aplikimet e shqyrtuara deri më tani, rezulton se për këto 2 aplikime, vendimet përfitojnë kompensim financiar dhe fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, sipas kritereve të përcaktuara në VKM”, sqarohet në njoftim. Shuma që do të shpërndahet për këto prona është 1. 120. 828.40 lekë. Sipërfaqja e kompensuar fizikisht nga fondi i tokës është 40 029.57 m2, (4.01 ha).Gjithashtu njoftohet se, të gjithë subjektet, të cilët kanë aplikuar apo do të aplikojnë për ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, do të trajtohen me kompensim vetëm pasi të ketë përfunduar shqyrtimi administrativ i kërkesës dhe gjithë dokumentacionit të depozituar nga ana e tyre.

Ja emrat që përfitojnë kompensim financiar

ELBASAN

Zamira Vyshka          

Emine Kapercelli       

Sulejman Kapercelli   

Emine Kapercelli       

Hysen Harja   

Erion Stambollxhiu    

Denis Sauku   

Sulejman Kapercelli   

Denis Sauku   

Hysen Shabanaj

Fadil Shabanaj

Hysen Shabanaj

Vangjel Dervishi

TIRANË

Redi    Xhelepi

Dilaver Toptani

Ymer   Kapisyzi

Caje Kaziu

Agim Kaziu

Ali Kaziu

Lije Toska

Ramazan Toska

 Islam Toska

Edip Pustina

FIER

Ndoni Naçi

Kalije Pecuke

Hasan Osmani

Ahmet Muka