BREAKING NEWS

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm: Ky ilaç i zakonshëm ul rrezikun e vdekjes nga koronavirusi

Lajm fantastik! Shkencëtarët bëjnë zbulimin e bujshëm:
x

Ekonomia

ATP nxjerr listë, ja 131 pronarët që do të kompensohen për pronat që janë prekur nga ndërtimet informale në të gjithë vendin

ATP nxjerr listë, ja 131 pronarët që do të kompensohen

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar listën për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Përmes një postimi në faqen zyrtare të ATP tregohet se përfitues janë plot 131 persona për 5 këste shpërblimi. Sipas të dhënave të njoftimit përfituesit do të marrin 70% shpërblim financiar të vlerës totale të përcaktuar nga ATP për këtë vendim. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 24 . 09 . 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 131 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse”, thuhet në njoftim. Sakaq Agjencia e Pronave sqaron për të gjithë aplikantët se për emrat e shpallur fitues janë shqyrtuar më parë të gjitha dokumentacionet e dorëzuara pranë zyrave të ATP, kështu këta të fundit kanë përmbushur çdo kriter të vendosur në ligj. Ndërsa më tej në njoftim tregohet se shuma e plotë që do të shpërndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit arrin në mbi 148 milionë lekë. “Për 131 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 131 kërkesa,është në vlerën: 148, 996, 759,68 lekë”, përcakton ky vendim i agjencisë.

ATP thirrje pronarëve

Përmes këtij njoftimi ATP u bën thirrje të gjithë pronarëve, objektet e të cilëve janë prekur nga ndërtimet informale të nxitojnë të bëjnë aplikimet. Ndërsa u kërkon atyre të paraqiten pranë zyrave për të plotësuar formularin e aplikimit që u vihet në dispozicion nga vetë agjencia, ATP garanton se shqyrtimi i kërkesave nis menjëherë pas dorëzimit të dokumentacioneve nga ata. I gjithë procesi i shqyrtimit dhe më pas kompensimit të ish-pronarëve bazohet në ligjin për kompensim të pronave që preken nga ndërtimet informale. “Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar. Prandaj ATP gjen rastin t’u bëj thirrje të gjithë atyre që pretendojnë se përfitojnë nga ky ligj, të përgatisin dokumentet dhe t’i dorëzojnë pranë zyrave ku do të merren në shqyrtim nga specialistët”, thekson ATP. Në mbyllje të njoftimit sqarohen të gjithë përfituesit e këtij vendimi se shuma që u përket atyre do t’u kalojë automatikisht në llogaritë bankare që ata kanë regjistruar në formularin e aplikimit, veprim i cili do të kryhet brenda kësaj jave. “Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur këtij njoftimi. Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, njoftoi Agjencia e Pronave.

Ja lista me emrat përfitues

TIRANË

Nadire Bacelli

Fatjon Konxholli        

Banka Otp Albania                

Sami    Hoxha

Beqir Husha   

Fatos Datja     

Hamide Karaj 

Meritan Mumajesi

Menduh Mumajesi

Albana Demi  

Emin    Shijaku           

Mubareq Mumajesi    

Bajram Mumajesi       

Fatmira Arbana          

Fatos Gjata

Fatlinda Struga

Lumturi Toptani         

Islam Arbana 

Dile Murthi    

Ilirjana Spahiu

Xhelal Murthi

Viollca Muzhaqi        

Naile Mumajesi          

Beqir Husha   

Ymer Peni      

Haxhi Vathi   

Ylber Njuma  

Ismail Shtalbi 

Xhavit Vathi  

Elvije Vogli    

Alban Shyti    

Mubareq Mumajesi

Lumturi Toptan          

Meritan Mumajesi

Mendu Mumajesi

Bardhyl Mumajesi      

Bajram Mumajesi       

Miluka Lata   

Islam Arbana

Bashkim Arbana        

Elvije Vogli

Eritan Mumajesi

Ingrit Demneri

Shefki Petrela

Menduh Mumajesi

Redi    Xhelepi           

Besim Sauku

Islam Arbana 

Suela Demneri

Suela Hataja

Lumturi Toptani

Albana Demi

Miluka Lata

Denis   Sauku

Mubareq Mumajesi    

Vjollca Husi   

Lumturi Toptani

Erjon Rama    

Myftar Doçi   

Enea    Hasekiu                      

Albana Demi  

Vera    Koçi

Lysen Çela     

           

ELBASAN

 

Sabri Berisha

Arian Curri

Ina Sejdini      

Agron Tela     

Sanije Bakalli 

Ferdinand Strugu       

Qazim Duhanxhiu

Lejla    Marku

Lindita Sanxhaktari

Platon Miraku

Pranvera          Bogdani

Brikena Baxhaku

Platon Miraku

Arben Xhina  

Xhymert Shkalla

Suzana Murataj

Ina Sejdini

Lindita Sanxhaktari    

Altin Miraku

Emine Çelirama         

Endri Kotherja

Lindita Sanxhaktari

Migena Sejdini

Ismail Berisha

Petrit Miraku

 

 

DURRËS

Bardhyl Mesi 

Enin Guza      

Ismail Gjini

Arian Guza     

Alban Duraj   

Surila Mlloja  

Mentor Mesi   

Artan Mesi     

Mehmet Bylykbashi   

Merdare Hoxha          

Gjylisha Çela 

Ajnisha Kapxhiu        

Yllka Dhaskali           

Ervehe Sulejmani       

Gentian Myshketa      

Isa Bylykbashi

Nexhmije Koroveshi  

Arben Myshketa

Ilir Mesi         

Sokol Janina

Ismail Gjini    

Mario Rruga

Musa   Bylykbashi     

Muhamed Bykbashi

LEZHË

Fran Sterkaj

Sergio Gjoni

Din Sterkaj

VLORË

         

Nuri Hoxha    

SHKODËR

Gjon Frashi

          

FIER

Xhemil Kurti  

 

Më të lexuarat