BREAKING NEWS

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë (Zbardhen detajet kush është i kërkuari për masakrën e Lushnjes që i drejtoi armën punonjësit të Shqiponjave)

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi
x

Ekonomia

ATP nxjerr listën, 83 milionë lekë për kompensimin e pronarëve me kërkesë të veçantë, ja kush përfiton

ATP nxjerr listën, 83 milionë lekë për kompensimin e

Rreth 83 milionë lekë është fondi i radhës që do të shpërndahet nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Përmes një njoftimi të publikuar dje në faqen e saj zyrtare, ATP tregon se është mbyllur procesi i shqyrtimit për kompensim të pronave me kërkesë të veçantë. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 24. 02. 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit administrativ të disa aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, të paraqitura nga subjektet e interesuar, të cilët disponojnë vendime përfundimtare që u kanë njohur të drejtën e kompensimit të pronës”, njofton ATP. Sipas këtij vendimi, kanë kaluar në proces shqyrtimi nga zyrat e ATP rreth 12 kërkesa, nga të cilët vetëm 9 prej tyre janë shpallur fitues, që do të marrin në mënyrë të barabartë këstin nga shuma prej 83,605,02822 lekësh. “Aktualisht ka përfunduar shqyrtimi administrativ i 12 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, nga të cilat 9 prej tyre janë aprovuara. Fondi financiar, i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, që ATP do të shpërndajë në total për subjektet përfitues të 9 aplikimeve sipas kërkesave të tyre, është në vlerën 83’605’028,22 lekë”, thuhet në njoftim. Më tej ATP sqaron se 9 prej kërkesave janë aprovuar sepse përmbushnin kriteret e plota të vendosura në ligj për këtë çështje. Ndërsa për 3 prej tyre nuk është pranuar kërkesa pasi ata nuk i përmbushin kriteret e paraqitura në VKM për kompensim. “Për aplikime ATP ka miratuar me vendim pranimin e këtyre kërkesave, pasi kanë rezultuar të jenë në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara në ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, në Kreun IV të VKM “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar. Ndërsa për 3 aplikime ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, pasi kanë rezultuar të jenë jo në përputhje të plotë me kriteret e përcaktuara ligjet e lartpërmendur”, thekson ATP.

Sqarime të tjera

Ndër të tjera përmes këtij njoftimi ATP sqaron për të gjithë përfituesit se shuma e përcaktuar nuk do t’u jepet menjëherë. Por, duke respektuar çdo rregull, vetëm një pjesë e 83 milionë lekëshit do të jepet si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të jepet me këste në muajin e parë të çdo viti në vijimësi. “Nga fondi total 17,002, 403,40 lekë do të lëvrohen menjëherë si këst i parë, ndërsa pjesa tjetër do të lëvrohet me këste çdo fillim viti buxhetor, bazuar në mënyrën e përfitimit të kompensimit për të cilën ka aplikuar subjekti”, theksohet në njoftim. Njëkohësisht Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se nga përfundimi i trajtimit të këtyre 9 aplikimeve për kompensim financiar me kërkesë të veçantë, buxhetit të shtetit i kursehet në total një fond në vlerën 126, 286, 910,33 lekë. Për të shuar çdo paqartësi të shprehur nga aplikantët, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton të gjithë subjektet e interesuar se, kësti përkatës për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim. Duke sqaruar këtu se, të dhënat në lidhje me vendimet e subjekteve të shpronësuara që përfitojnë, por dhe atyre për të cilët ATP ka vendosur përfundimin e procedurës administrative, si dhe përfaqësuesit me prokurë të tyre, jepen në listat bashkëlidhur njoftimit. Ndërsa gazeta po i tregon ato më poshtë, emrat e përfituesve dhe emrat e aplikantëve që janë në mbyllje procedimi.

Ja lista me emrat e përfituesve

Agron Çuedari, Berat

Fejzo Meçe, Elbasan

Mahmut Shurali, Tiranë

Haxhi Shkreta, Durrës

Stefan Sheko, Tiranë

Shaban Bregu, Korçë

Bajram Blloshmi, Elbasan

Met Koçi, Durrës

Dionis Lika, Tiranë

Liza Lika, Tiranë