BREAKING NEWS

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u anulua takimi me kryeministrin Albin Kurti

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u
x

Ekonomia

ATP nxjerr listën e kompensimit me kërkesë të veçantë, ja 148 pronarët që do përfitojnë 481 milionë lekë, emrat sipas qyteteve

ATP nxjerr listën e kompensimit me kërkesë të

Ka përfunduar shqyrtimi i 148 aplikimeve për kompensimin e radhës për këstin V, IV, III dhe II, për subjektet që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019. Këtë e lajm e ka bërë të ditur ATP përmes një njoftimi të publikuar dje në faqen e saj zyrtare. Në njoftim përcaktohej vlera totale e kompensimit si dhe ndarja e përfituesve sipas kësteve, duke llogaritur si numër më vete emrat e pronarëve që përfaqësojnë më shumë se një pronë. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, në fillim të vitit buxhetor 2020, ka përfunduar procedurat për lëvrimin e këstit të radhës për 148 vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019. Nga të cilët për 1 vendim subjekti përfiton këstin e pestë, për 6 vendime subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 61 vendime subjektet përfitojnë këstin e tretë dhe për 80 vendime subjektet përfitojnë këstin e dytë”, thuhet në njoftim. Më tej ATP njofton se vlera e vendosur për kompensim arrin në mbi 481 milionë lekë, ndërsa masa dhe përfituesit e saj janë përcaktuar në bazë të ligjit për vlerësimin e pronave me kërkesë të veçantë. “Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2020, si këst i radhës për 148 vendimet e subjekteve përfitues, është 481’216’781,02 lekë. Në zbatim të detyrimeve ligjore të përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave” dhe në Kreun IV, pika 23, të VKM nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe ekzekutimin e vendimeve përfundimtare të kompensimit të pronës dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar”, sqarohet në njoftim. Ndër të tjera në njoftim sqarohen të gjithë përfituesit se vlera financiare do vihet në dispozion të tyre përmes llogarive bankare që ata disponojnë, duke nisur që nga dita e sotme.

Procedurat për kompensim të përshpejtuar

Në rregulloren e ATP për kompensimin e pronave të miratuar nga Këshilli i Ministrave, tregohet mënyra se si procedohet për të përfituar trajtim financiar me kërkesë të veçantë. Sipas rregullores, kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda një viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere; kur subjekti kërkon të kompensohet brenda 3 vitesh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër; kur subjekti kërkon të kompensohet brenda 5 vjetësh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere. Ndërkaq në rregullore sqarohet se për aplikimet për kompensim brenda 3 vitesh, vlera e kompensimit ndahet në tre këste nga 10% çdo vit. Ndërsa për aplikimet për kompensim brenda pesë vitesh, vlera e kompensimit ndahet në 5 këste nga 8% çdo vit. Në rastin e shpalljes së përfituesit, vlera përkatëse e nga një e treta e buxhetit vjetor ruhet në llogaritë ATP dhe çdo vit livrohet vlera përkatëse. Dokumentacioni shoqërues që vërteton pronësinë e subjektit të shpronësuar, përbëhet nga: dokumentacioni ligjor; dokumentacioni hartografik; vërtetime për përfitim nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore. Sipas legjislacionit në fuqi, dokumentacioni ligjor përbëhet sipas rastit nga: dokumentacion hipoteko, kadastral, arkivor, vendimet e mëparshme. Duhet të dorëzohet dokumenti që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë nga shteti subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore. Gjithashtu ligji për kompensimin e pronave bën të qartë edhe pikat në të cilat bazohet ATP për vlerësimin e pronave. Saktësisht, në rast se ATP-ja merr vendim për njohje dhe kompensim fizik në pronën e subjektit, prona vlerësohet, prona e njohur për kompensim vlerësohet në bazë të zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit; prona e kthyer vlerësohet sipas zërit kadastral aktual të saj dhe sipas zërit kadastral që ka pasur në kohën e shpronësimit, duke llogaritur diferencën e vlerës, që do të rezultojë nga ndryshimi i zërit kadastral; kur nga ky vlerësim rezulton se subjekti përfiton një pronë që ka vlerë më të lartë sesa prona që ka pasur në momentin e shpronësimit, atëherë subjektit i kompensohet fizikisht sipërfaqja që i korrespondon vlerësimit dhe pjesa tjetër e pronës kalon në fondin e tokës me vendim të ATP.

Esmeralda Hida