
Rihetimi i “21 Janarit” trondit Sali Berishën, do të hapet dosja që solli FBI, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, ja detajet

ATP nxjerr listën e re, ja emrat e pronarëve të prekur nga ndërtimet informale që do të përfitojnë 146 milionë lekë

Shkruar nga Esmeralda HIDA 30 Korrik 2020

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka publikuar dje listën e radhës me emrat që përfitojnë trajtim financiar. Edhe zyrat që bëjnë aplikimet dhe shpërblimet për pronat kanë bazuar vështirësi dhe bllokime gjatë pandemisë, duke u reflektuar në një reduktim aplikimesh nga qytetarët për të qenë përfitues nga ligjet përkatëse për kompensim, sipas kategorive të ndryshme. Por ATP ka vijuar punë e saj me shqyrtimin dhe aprovimin ose jo të atyre pak aplikimeve që janë paraqitur. Sakaq ditën e djeshme ATP ka publikuar një njoftim për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Sipas këtij njoftimi nga kërkesat e dërguar janë miratuar vetëm 137 të tilla, të cilat i përmbushnin kriteret e vendosura në ligjin përkatës. Qytetarët të cilët u është aprovuar aplikimi përfitojnë këstin e parë , të dytë , të tretë, si dhe këstin e katër dhe të pestë të kompensimit në vlerë monetare, shumë e cila arrin në mbi 146 milionë lekë në total. “Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, më datë 29 . 07 . 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 137 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 137 kërkesa,është në vlerën: 146, 069, 238,83 lekë”, thuhet në njoftimin e Agjencisë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën e emrave të renditur më poshtë.
Dokumentacioni dhe procedurat
Më tej Agjencia thekson se çdo aplikim është shqyrtuar nga personat përgjegjës në zyrat e ATP, të cilët kanë konfirmuar të dhënat e paraqitura nëse janë në përputhshmëri dhe nëse plotësojnë kriteret e përcaktuar në ligjin për kompensim të pronave që preken nga ndërtimet informale. Kështu theksohet se të 137 kërkesat e aprovuara kanë qenë në përputhshmëri të plotë me ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përcaktuar listën e dokumenteve të nevojshme për plotësimin e kërkesës për kompensim. Dokumentet përfshijnë: Kërkesën për kompensimin e pronës, dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare, fotokopjen e dokumentit të identifikimit dhe mandat pagesën. Sakaq ATP sqaron se fillimisht aplikanti duhet të plotësojë formularin e aplikimit dhe të sigurohet që ka të disponueshme të gjitha vërtetime e nevojshme të këtij të fundit si pronar dhe të pronës që është prekur nga ndërtimet pa leje. Menjëherë brenda afatit kohorë të caktuar ATP shqyrton dokumentacionin dhe publikon emrat e aplikantëve përfitues si dhe shumën që di të shkoj për kompensim. Çdo përfitues e merr shumën që i takon në llogarinë e tij bankare. “Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, njofton ATP. ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës. Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacioni e nevojshëm.
TIRANË
Beqir Husha
Alkion Dizdari
Indrit Banka
Kosta Llaci
Allandyshe Çene
Beqir Derhemi
Aida Kasharaj
Agron Tela
Iliana Liku
Ilir Llaci
Alkion Dizdari
Indrit Banka
Aida Kasharaj
Shyqyri Vrapi
Liljana Katro
Shpresa Minxolli
Kostaq Laci
Sadik Hidi
Agim Muça
Beqir Husha
Ilir Muça
Genc Kellezi
Alkion Dizdari
Flutur Shijaku
Ilir Muça
Shkelqim Canollari
Ervin Çima
Hamide Neziri
Albana Demi
Lutfi Tola
Bardhyl Mumajesi
ELBASAN
Thanas Mila
Nevlud Miraka
Sali Mullajonuzi
Jalldys Mullajonuzi
Emin Mehja
Mirjam Ndini
Fatbardha Prelashi
Renata Vrapi
Agron Tela
Nesfije Selenica
Burbuqe Koçani
Hektor Kosova
Elatun Karaiskaj
Zhaneta Merjo
Liljana Mato
Thanas Mila
Felatun Karaiskaj
Liljana Mataj
Nesfije Selenica
Klajdi Çaushaj
Enea Brahimaj
Emin Mehja
Hajri Shtiza
Arben Miraku
Mevlude Miraku
Sali Mullajonuzi
Beqir Hysa
Ilona Ziso
Mirjam Ndini
Fatbardha Prelashi
Enkelejda Musaj
Thanas Mila
Renata Vrapi
Shqipe Selimaj
DURRËS
Lule Hystuna
Najada Mali
Nestor Kalavrezi
Luljeta Hysta
Aleksander Moisiu
LEZHË
Fran Sterkaj
Dod Deda
VLORË
Isuf Bodo
Arben Mirashi
Më të lexuarat


Miratohen ndryshime në buxhet, viti 2020 mbyllet me rënie ekonomike 4.4 për qind, borxhi shkon 79 për qind

Zbardhen detajet, ja kategoritë që përfitojnë nga shtyrja me 3 muaj e kolaudimit, nuk ka falje të taksave

Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Ja me sa këmbehet valuta sot!

ISSH zbardh listën, 113 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve

Plani makro-fiskal i qeverisë, gjatë 2021 deficiti buxhetor do vijojë të mbetet problematik, kufizim shpenzimesh për të ulur borxhin

BB dhe FMN jo shumë optimiste për rritjen e ekonomisë gjatë 2021, kërkohet kujdes me fondet dhe borxhin

Bllokohet ligji për amnistinë fiskale, Kuvendi nuk fut në kalendarin e punimeve nismën e qeverisë

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, më 23 janar nis falja e detyrimeve për pensionet e ushtarakëve, ja detajet
