BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

ATP nxjerr listën, ja 149 familjet që do të dëmshpërblehen për shkak të ndërtimeve informale, përfitojnë 113 milionë lekë

ATP nxjerr listën, ja 149 familjet që do të

Agjencia e Trajtimit të Pronave nxjerr listën me emrat e pronarëve që përfitojnë kompensim financiar. Në kuadër të vendimit për të kompensuar pronat që preken nga ndërtimet informale, Agjencia ka shqyrtuar aplikimet dhe ka vendosur se kush përfiton kompensim financiar dhe kush jo. Në disa raste kompensimi ndodh me sipërfaqe fizike, për aq metra katrorë sa meriton, por fituesit e kësaj radhe përfitojnë para në dorë. Kështu, përmes një postimi të publikuar dje në faqen e saj zyrtare, Agjencia e Pronave ka konfirmuar shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 03. 06. 2021, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 149 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftim. Agjencia sqaron më tej se, zyrat përgjegjëse kanë kryer verifikim e dokumenteve për çdo aplikant dhe është vendosur për dëmshpërblimin e tyre familjeve, të cilat plotësonin kriteret dhe dokumentet sipas ligjit për dëmshpërblim pronash. “Për 149 kërkesa e mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar”, theksohet në njoftim.

Shpërndarja e fondit

Agjencia tregon se, shuma që do të shpërndahet për këto familje kap vlerën e 113 milionë lekëve. Ndërkohë, sipas njoftimit të publikuar, familjet e kualifikuara përfitojnë 70% të fondit në total, të cilat marrin këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë. “149 kërkesat e miratuara, përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 149 kërkesa është në vlerën 113. 639. 440.84 lekë. Të dhënat në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfitues jepen në listën bashkëlidhur”, njofton ATP. Ndër të tjera bëhet me dije se, për të gjitha familjet që përfitojnë nga ky vendim shuma e përcaktuar do t’u kalojë në llogarinë e tyre bankare, numrin e të cilës e kanë dorëzuar së bashku me dokumentet e aplikimit. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, sqaron njoftimi. Agjencia sqaron se, edhe fondi i dëmshpërblimit është përcaktuar në bazë të ligjit të kompensimit të pronave për çdo familje. “Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar, në Vendimin e Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar”, theksohet në njoftim.