BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Ekonomia

ATP nxjerr listën, ja pronarët e prekur nga ndërtimet informale që kompensohen, përfitojnë 80 milionë lekë

ATP nxjerr listën, ja pronarët e prekur nga ndërtimet informale

ATP do të kompensojë rreth 90 pronarë, pasuritë e të cilëve janë të prekura nga ndërtimet pa leje. Ditën e djeshme përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Agjencia e Trajtimit të Pronave njoftoi se, ka përfunduar kontrollin e të gjithë kërkesave për shpërndarjen e fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale. Aplikantët fitues përfitojnë rreth 70% të shumës së plotë të shpërndarë në këste. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 31. 01. 2020, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 90 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse”, njofton ATP.

Ndërkaq, vlera totale e përcaktuar për kompensim të kërkesave të aprovuara është plot 80 186 549,83 lekë, i cili do të shpërndahet në 5 këste. Më tej në njoftim sqarohet se çdo kërkesë e dërguar nga aplikantët ka kaluar përmes një shqyrtimi rrënjësor, për të cilat institucioni përgjegjës ka siguruar se, dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 "Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale", i ndryshuar. Në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", i ndryshuar dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar. Në mbyllje të njoftimit, Agjencia e Trajtimit të Pronave sqaron subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim. Ndërsa, të dhënat e nevojshme në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi të dhënat identifikuese të subjekteve përfitues dhe çdo paqartësi tjetër mund t’i gjejnë në njoftimet e publikuara në faqen e ATP, lehtësisht e aplikueshme për të gjithë qytetarët e interesuar.

Dokumentacioni

Shpërblimi i pronarëve, tokat e të cilët janë zënë për arsye të ndryshme, do të vazhdojë edhe përgjatë këtij viti. Për këtë kategori Ministria e Financave ka vendosur një fond prej rreth 4.5 miliardë lekësh nga buxheti i vitit 2020. Për të përfituar nga kjo vlerë, pronarët duhet të paraqiten pranë zyrave të ATP, të plotësojnë formularin tip dhe të zgjedhin një nga tri afatet që parashikon ligji, pagesë brenda vitit, brenda 3 vjetëve ose brenda 5 vjetëve. Referuar ligjit për këtë çështje, dokumentacioni që duhet të posedojë çdo aplikant përfshin: dokumentacionin hartografik, që përfshinë çdo të dhënë topografike dhe hartografike të truallit apo ndërtesës; vërtetime për përfitim nga dispozitat ligjore për ndarjen e tokës bujqësore; dokumentacion hipotekar, kadastral, arkivor, vendimet e mëparshme të ish-Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Komisionit/Komitetit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ish-ZRKKP-së, AKKP-së.

Duhet të dorëzohet dokumenti që vërteton heqjen ose marrjen e së drejtës së pronësisë nga shteti subjektit të shpronësuar, sipas akteve ligjore e nënligjore, vendimeve penale të gjykatave ose në çdo mënyrë tjetër të padrejtë që nga data 29.11.19443; pranëvendosjen e pronës, akt-ekspertimin, të cilat paraqesin madhësinë, sipërfaqen dhe kufijtë e tokës. Me hapjen e platformës e-Albania, aplikantët mund t’i kryejë pjesën më të madhe të procedurave dhe gjetjen e dokumenteve on-line, ndërsa pjesën tjetër të dokumenteve i përzgjedh vetë institucioni në këtë platformë.

TIRANË

Rudina Llagami

Isuf Muka

Saimir Muka

Hajrie Dema

Minir Daja

Bedri Ajdini

Silvana Podgorica

Rudina Llagami

Ismail Petrela

Qemal Xhilaga

Nurije Vathi

Bilal Deliu

Divin Llagami

Ylli Kocilli

Hasab Çaushllari

Ilir Allushi

Shpresa Minxolli

Ibrahim Topi

Trifon Malo

Islam Deliu

Emine Meçe

Enon Myftiu

Mehmet Kadilliu

Admirjana Llazi

Valdete Emiri

Fatbardha Qosja

Liljana Dushku

Djala Lika

Tritan Naçi

Bilal Delu

Islam Deliu

 

DURRËS

Ardian Kazazi

Bardhyl Mesi

Emina Duraj

Surila Mlloja

Mentor Mesi

Artan Mesi

Merdare Hoxha

Gjylisha Çela

Mehmet  Bylykbashi

Ainisha Kapxhiu

Yllka Dhaskali

Arjan Guza

Ervehe Sulejmani

Gentian Myshketa

Isa Bylykbashi

Nexhmije Koraveshi

Arben Myshketa

Ramazan Kapseri

Halil Kapseri

Aishe Gashi

Elona Vrioni

Ilir Allushi

Shpresa Kokomani

Ilir Mesi

Sokol Janina

Aishe Gashi

Elona Vrioni

Ilir Allushi

Shpresa Kokomani

Ilir Mesi

Sokol Janina

 

ELBASAN

Lejla Marku

Suzana Murataj

Sotiraq Binjaku

Elion Badhia

Mimoza Hasekiu

Albana Bedhia

Saida Muça

Arben Bedhia

Kujtim Qafa

Lejla Marku

Haxhire Peni

Suzana Murataj

Nexhmije Kajolli

Dashamir Qorri

Brikena Bashaku

Shpresa Bardhi

Selahudin Haxhiademi

Sherif Shqypeja

Mehmet Kadilliu

Brikena Baxhaku

Enis Bellova

Skënder Lela

Luljeta Hidri

Dashuri Ramalli

 

SHKODËR

Zyrha Gjyrezi

Ruzhdi Anamali

Met Mehmetaj

Komuniteti Musliman Shqipëtar

 VLORË

Fredinand Myshketa

Juleda Fallanaj

 

KORÇË          

Visiol Llaimani

Zhaneta Pulaha

FIER

Diana Voti