
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

ATP shpall aplikimet, ja procedurat që duhet të ndiqen për kompensimin e pronave që preken nga ndërtimet informale

Shkruar nga Esmeralda HIDA 9 Shkurt 2021

Ditën e djeshme Agjencia e Trajtimit të pronave ka publikuar një njoftim për fillimin e procedurave për kompensimin financiar të pronarëve, të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave. Sipas këtij njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Pronave procesi i aplikimi fillon më 12 shkurt deri në një afat të pacaktuar. “Në zbatim të VKM Nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 1169 datë 24.12.2020. Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 12.02.2021 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë”, thuhet në njoftim. Në bazë të këtij vendimi dhe në kuadër të punës për përfunduar sa më parë procesin e kompensimit, Agjencia u bën thirrje të gjithë të interesuarve të aplikojnë. Sipas njoftimit, aplikimet bëhen në zyrat e ATP online ku qytetarët duhet të paraqiten me dokumentet e nevojshme dhe nga agjencia do iu jepet formulari i aplikimit, të cilin duhet ta plotësojnë me të dhënat që kërkohen aty. “ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës. Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e nevojshme”, thuhet në njoftim.
Dokumentet dhe procedurat
Në njoftim sqarohet se, kur të paraqiten në zyrat e ATP për të plotësuar formularin e aplikimit qytetarët duhet të kenë me vete dokumentet e nevojshme, ku një pjesë e mirë e tyre mund të sigurohen online në kohë fare të shkurtër. Sakaq dokumentet që duhet të paraqiten përfshijnë; kërkesën për kompensim, dëshminë që prona në fjalë është e trashëguar dhe në pronësi të aplikantit, si dhe një prokurë të posaçme. “ATP njofton se dokumentacioni i nevojshëm përfshin: Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP; Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil; Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet”, sqarohet në njoftim. Gjithashtu aplikanti duhet të dorëzojë fotokopje të kartës së identitetit, si dhe të dhënat e llogarisë bankare në të cilën do të derdhet shuma që do përfitohet nga kompensimi financiar. “Duhet të dorëzojnë; vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar; Fotokopjen e dokumentit të identifikimit. Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2. 000 lekë”, bën me dije Agjencia. Në përfundim, Agjencia e Pronave sqaron se, subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.
Më të lexuarat


Parlamenti nis diskutimet e ligjit për Gardën e Republikës, ndryshojnë pagat për të gjitha nivelet e gradave, ja detajet

Të dhënat e MF, borxhi publik shënon rekord historik, arrin në 77.8 për qind, bien ndjeshëm të ardhurat

Nafta pa akcizë, qeveria gati të shtyjë afatet e aplikimit, jepet më shumë kohë për fermerët

Çështjet në Arbitrazh fundosin buxhetin e shtetit, 450 milionë euro detyrime, 5 çështje marrin formë të prerë

Zbardhen emrat, ja familjet që marrin lejet e legalizimit në Tiranë, Durrës dhe Fier, Kadastra nxjerr listën

Dyfishohet ndihma ekonomike për 63 mijë familje në nevojë, ja kategoritë që përfitojnë dhe procedurat e plota

Plani buxhetor i qeverisë, gjatë 2021 hiqet pezullimi për 5 koncesionet e bllokuara gjatë pandemisë, shtohen kontrollet për privatin

Raporti i BSH, pritet rënia e ndjeshme e kreditimit në 2021, problem ulja e konsumit

Këmbimi valutor, euro në rritje

Raporti i BSH, viti 2020 mbyllet me rënie të ekonomisë, masat izoluese dhe pandemia vijojnë të godasin buxhetin
