BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Ekonomia

ATP zbardh procedurat, ja si do të bëhet kompensimi i pronarëve të prekur nga ndërtimet informale, dokumentet dhe mënyra e aplikimit

ATP zbardh procedurat, ja si do të bëhet kompensimi i pronarëve

Hapen aplikimet për kompensim të pronarëve, objektet e të cilëve preken nga ndërtimet informale. Përmes një postimi në faqen zyrtare të saj, Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton të gjithë përfituesit se tashmë fillojnë zyrtarisht aplikimet, bazuar në rregullat dhe procedurat e përcaktuara në ligj. “Në zbatim të VKM Nr.383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar, Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton: Fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet informale, gjeneralitetet dhe të dhënat e të cilëve janë sipas VKM Nr. 531, datë 08.07.2020”, njofton ATP. Sakaq ATP bën me dije se aplikimet do hapen për aplikime nga 20 korriku. Ndërsa fton aplikantët të paraqiten fizikisht pranë zyrave të agjencisë për të plotësuar formularin për aplikim, gjithashtu ATP thekson se procesi i pranimit të kërkesave nuk ka afat të limituar, qëndron i hapur deri në aplikimin e të gjithë të interesuarve. “Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 20.07.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës”, thuhet në njoftim. Nga ana tjetër ATP sqaron për aplikantët se subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Dokumentacioni i nevojshëm.

Përmes këtij njoftimi, ATP sqaron procedurat që duhet të ndiqen për të aplikuar si dhe dokumentet që duhet të disponojnë aplikantët për të plotësuar konkretisht formularin e vënë në dispozicion nga zyrat e agjencisë. Referuar njoftimit evidentohet se aplikantët duhet të dorëzojnë fotokopje të dëshmisë së pronësisë, si dokumenti i parë që e identifikon atë si pronar të objektit për të cilin pretendohet. “Subjekti kërkues në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm: kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP; dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil”, thuhet në njoftim. Më tej thuhet se patjetër pronari duhet të dorëzojë prokurën e posaçme, ku evidentohet dhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare si kompensim. Ndërkohë ATP sqaron si veprohet në ato raste kur aplikantët nuk mund të dorëzojnë prokurën e posaçme. “Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri së paluajtshme”, theksohet në njoftim. Gjithashtu aplikanti duhet të paraqesë si dokument të nevojshëm vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar; fotokopjen e dokumentit të identifikimit, si dhe mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 mijë lekë.

Më të lexuarat