Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Auditi i brendshëm kap me shkelje AMF, 162 ankesa nga qytetarët në 2018 për dëmshpërblimet dhe fondin e kompensimit

Postuar: 14/05/2019 - 07:29

Auditi i brendshëm ka gjetur 20 raste parregullsish në zbatimin e procedurave në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend nga ky institucion mësohet gjithashtu se auditi i brendshëm, veç rasteve shkeljeve proceduriale, ka lënë dhe 53 rekomandime, të cilat kanë synim përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, uljen e nivelit të riskut në këto sisteme dhe dhënien e këshillave për zgjedhje që mundësojnë parandalimin e rasteve të shkeljeve në të ardhmen. Raporti thotë se gjetjet dhe rekomandimet janë raportuar te Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv. Njësia e auditimit të brendshëm ka funksionuar me strukturë të plotë, me një Drejtues të Njësisë, një Auditues të profilit të përgjithshëm financiar, si dhe një Auditues të Teknologjisë së Informacionit dhe Vlerësimit të Riskut. Veprimtaria audituese është bazuar në procedurat e auditimit, të rregulluara në aktet ligjore në fuqi dhe në standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm. Me qëllim garantimin e një eficience sa më të lartë, i është kushtuar vëmendje procesit të vlerësimit paraprak të rrezikut, në përputhje me fushën për auditim. Nga analiza e treguesve më specifik të auditimit rezulton se ato kanë ndryshuar në vite, të ndikuara si nga numri i auditimeve, ashtu dhe nga specifikat e objekteve apo fushat e nën audituara.

Ankesat e konsumatorëve dhe investitorëve

Gjatë vitit 2018 në AMF mësohet se janë depozituar gjithsej 162 ankesa. Sipas raportit vjetor, 82 ankesa lidhen me kërkesat për dëmshpërblim që rrjedhin drejtpërdrejt nga kontratat e sigurimit, të lëshuara nga shoqëritë e sigurimit apo me ankesa ndaj operatorëve të tregut të fondeve të investimeve dhe të pensioneve vullnetare. Pjesa më e madhe e ankesave të depozituara sa i takon llojit të sigurimit lidhet me sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, i cili përbën edhe portofolin kryesor të tregut të sigurimeve. Referuar shkaqeve të ankimit, ka rezultuar se shkaku kryesor, është pakënaqësia e të dëmtuarit për vlerën e dëmshpërblimit. raporti thotë se nga verifikimet e bëra nuk kanë rezultuar raste kur aktet e vlerësimit të jenë kryer në shkelje të procedurave ligjore. Gjithsesi, pas kërkesës së Autoritetit për rishikim, shoqëritë e sigurimit kanë proceduar me rishikim të vlerës së dëmshpërblimit apo i kanë ofruar ankimuesit metoda alternative të dëmshpërblimit, siç është riparimi i mjetit në serviset me të cilat shoqëritë kanë marrëveshje bashkëpunimi. Rastet e ankesave lidhur me fondet e pensioneve vullnetare lidhen me interpretimin dhe procedurën e zbatueshme në rastet e largimit nga fondi. Ankesat që lidhen me fondet e investimeve kanë parashtruar pretendime lidhur me komisionet që aplikohen nga depozitari i fondit të investimeve (bankë). Përveç ankesave që lidhen drejtpërdrejt me shërbimet e ofruara nga shoqëritë e sigurimit, gjatë vitit 2018 janë depozituar edhe rreth 80 ankesa, që lidhen me pagesat e dëmshpërblimit objekt i Fondit të Kompensimit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 09:27

Banka Qendrore Evropiane ka bërë të ditur se shumë shpejt do të dalin në qarkullim kartmonedhat e reja prej 100 dhe 200 euro.
 

Postuar: 26/05/2019 - 07:59

Autoriteti i Konkurencës do të vijojë të mbajë nën monitorim të vazhdueshëm tregun e sigurimeve p

Postuar: 25/05/2019 - 07:35

 Rreth 13 mijë banesa dhe troje në të gjithë vendin të ndërtuara pas vitit 1991, janë të par

Postuar: 24/05/2019 - 17:13

Gjatë ditës së sotme një euro u këmbye sot me 122.4 lekë, duke rënë me 0.21 lekë në raport me dit

Postuar: 24/05/2019 - 07:19

“Kush ka një banesë më të madhe, do të paguajë më shumë taksë prone”.

Postuar: 23/05/2019 - 12:05

Investimet e huaja në fushën e transportit si dhe mbështetja që Qeveria Gjermane i ofron vendit t

Postuar: 23/05/2019 - 07:31

Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të bashkëpunojë me njësitë e qeverisjes vendore për për