BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Ekonomia

Auditi i Ministrisë së Financave, bashkitë batërdi me fondet, rriten detyrimet e prapambetura dhe fshihen shpenzimet

Auditi i Ministrisë së Financave, bashkitë batërdi me

Bashkitë vazhdojnë nga viti në vit të abuzojnë me fondet dhe rrisin detyrimet e prapambetura. Kështu konstatohet në raportin e publikuar së fundmi nga auditi i brendshëm i Ministrisë së Financave. Raporti thekson se edhe përgjatë vitit që lamë pas vendorët kanë rritur nivelin e detyrimeve të papaguara, madje kanë përkeqësuar gjendjen financiare institucioneve të tjera publike. Sipas auditit, në këtë mënyrë bashkitë bëhen institucionet kryesore që rrënojnë çdo vit arkën e shtetit. Konkretisht, vetëm për vitin që lamë pas fatura e detyrimeve të prapambetura kap vlerën e 486 milionë lekëve. Ndërsa, pretendohet se numri real i këtyre borxheve nga bashkitë të jetë edhe më i lartë, pasi ata nuk deklarojnë faturën e vërtetë të detyrimeve të prapambetura që kanë. “Për vitin 2020, stoku i detyrimeve të prapambetura është vlerësuar mesatarisht 83%, duke përmirësuar nivelin e detyrimeve në krahasim me vitin 2019, por mbeten sërish në nivel të rrezikshëm, që shkaktojnë kaos në ekonomi dhe financim. Disa prej institucioneve paraqesin një rritje të detyrimeve të prapambetura. Rritjen më të lartë e ka pasur MFE por duhet theksuar se në ndryshim me raportimin e mëparshëm, në stokun e detyrimeve të kësaj ministrie përfshihen edhe detyrimet e prapambetura të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që krijohen nga vendorët”, thuhet në raportin e Ministrisë së Financave. Auditi vlerëson se, bashkitë regjistrojnë rekord për nivelin e detyrimeve të prapambetura vetëm e vetëm sepse tregohen të papërgjegjshme dhe nuk menaxhojnë si duhet të ardhurat. Ndërsa, pas tyre vjen Ministria e Financave, Ministria e Kulturës, Ministria e Shëndetësisë ERRU dhe të tjerë.

Manipulojnë shpenzimet

 Në raport tregohet se e gjithë kjo gangrenë e krijuar nga bashkitë zmadhohet edhe më shumë për shkak vendorët fshehin shpenzimet e kryera, si dhe kontratat që lidhin për projekte të ndryshme. Kjo është një problematikë e madhe pasi kështu bëhen lëvizjet e parregullta në listën e fondeve dhe tek të ardhurat. Treguesi që analizon nëse, të gjitha faturat janë dërguar në kohë për pagesë pranë degës përkatëse të thesarit mbetet ende i ulët për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Sipas auditit, kjo tregon që bashkitë në vend fshehin shpenzimet, ndërsa shpjegon se edhe kjo vjen për shkak të papërgjegjshmërisë nga punonjësit e Administratës. “Arsyet e mosdërgimit në kohë të faturave në thesar vijnë për shkak se furnitorët nuk paraqesin faturat në kohë në institucion, dokumentacioni mbështetës i dërguar nuk është i plotë ose i saktë si dhe ndodh që shpesh të ketë vonesa në lidhje me dërgimin e të dhënave bankare të furnitorit. Gjithashtu, ashtu sikurse është përmendur më sipër, mosfunksionimi i institucioneve dhe stafit përkatës me kapacitet të plotë për shkak të situatës së krijuar, ka sjellë vonesa në respektimin e afateve kohore të vendosura”, thuhet në raport. Ndërkohë, e njëjta gjë ndodh edhe për detyrimet e prapambetura, ku 42.5% e faturave nuk janë kontabilizuar brenda afatit kohor prej 30 ditësh në SIFQ. Kryesisht, kjo problematikë vjen për shkak të mungesës së fondeve buxhetore nga ana e institucioneve, të cilat ndërmarrin angazhime përtej kapaciteteve të tyre.