BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Auditi zbardh batërdinë e koncesionarit të Rinasit, ka fituar 84 mln euro më shumë se parashikimet në kontratë, kërkohet përgjysmimi i tarifave

Auditi zbardh batërdinë e koncesionarit të Rinasit, ka fituar 84

Zbardhet masakra me çmimet e biletave në aeroportin e Rinasit. Që kur aeroporti u dha me koncesion, çmimet kanë shkuar në stratosferë dhe nuk është marrë asnjë masë ndaj koncesionarit. Së fundmi një grup ekspertësh të pavarur zhvilluan një auditim në aeroport duke zbuluar abuzimet në çmime. Në raportin e publikuar nga BDO rezulton se nga auditimi i treguesve financiarë, për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit, kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar kur u nënshkrua kontrata. Të dhënat tregojnë se kompania koncesionare “Tirana International Airport” ka fituar deri më tani 84 milionë euro më shumë. Në kontratën koncesionare të nënshkruar në vitin 2004 ekziston një pikë, e cila i jep të drejtë secilës nga palët të kërkojë rishikim të pavarur të pozicionit ekonomik të koncesionit.

Bazuar në këtë pikë të kontratës, qeverisë i lind menjëherë e drejta të nisë negociatat me kompaninë koncesionare për të kërkuar rikthimin e balancës ekonomike të koncesionit, ose e thënë ndryshe për të kërkuar kompensim100 për qind të këtyre parave. Kjo ishte hapësira që shfrytëzoi qeveria shqiptare verën e vitit të kaluar, për të kërkuar auditimin e koncesionit nga një ekspert i pavarur. Për këtë arsye, auditimi ekonomik i koncesionit të Rinasit u fillua në verën e vitit 2018, pas një urdhri të përbashkët nga ministrat respektivë të Infrastrukturës dhe Financave të asaj kohe, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. BDO e përfundoi auditimin në janarin e vitit të kaluar në të cilin gjithashtu rezultoi se “Tirana International Airport” është një nga koncesionet me fitimet më të larta në Shqipëri. Sipas bilancit zyrtar, për vitin 2017 rezultoi se kompania ka marrë një normë fitimi prej 22 milionë eurosh, ose 46 për qind mbi të ardhurat bruto. Sipas përllogaritjeve të bëra, ky përfitim u rrit me 62 milionë euro duke e çuar totalin në 84 milionë euro në fund të 2019.

BDO kërkon reduktim tarifash

Ndërkaq në raportin e auditit të pavarur sqarohet se qeveria mund ta përfitojë kompensimin në disa mënyra. Sipas parashikimeve në kontratë, ky kompensim mund të vijë duke përfshirë pagesën direkte në buxhet, ose uljen e tarifave aeroportuale, gjë që do të çonte automatikisht në uljen e çmimit të biletave për pasagjerët. Për një vit kjo çështje është lënë në heshtje dhe qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë padrejtësisht tarifa të larta për biletat. Për këtë arsye, në raportin e BDO thuhet se mënyra më e mirë është kombinim i dy masave, ulja me 50 për qind e të gjitha tarifave aeroportuale dhe detyrimi i kompanisë koncesionare për të kryer 36 milionë euro investime shtesë deri në vitin 2027 kur përfundon koncesioni.

Sipas auditit, kjo do të rikthente ekuilibrin ekonomik të koncesionit, siç parashikohet në marrëveshjen koncesionare. Gjithashtu përfitim nga ky kompensim do të merrnin edhe pasagjerët. Raporti i auditit sqaron edhe për qytetarët se cili do jetë lehtësimi për ta në këtë rast si pasagjerë të aeroportit të Rinasit. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht çdo pasagjer që niset nga Rinasi paguan 40 euro tarifa për shërbimet e marra aty. Këto para paguhen në çmimin e biletës, por arkëtohen nga koncesionari i aeroportit. Referuar abuzimeve të bëra nga ky koncesionar, audituesi i pavarur ka sugjeruar që kjo tarifë të ulët menjëherë në 20 euro, çka rrjedhimisht do të reflektohej në uljen e çmimit të biletave për qytetarët dhe do të afronte më shumë kompani të kostove të ulëta në Rinas.

Më të lexuarat