
“Tërmet” në Policinë e Shtetit, bie banda e “SKY”, ja si do zëvendësohet kupola, shefat e komisariateve dhe drejtorët e drejtorive, gati 600 fytyra të reja në krye të rendit

“Bomba” e Spartak Ngjelës: Ja pse kryeministri Rama nuk jep dorëheqjen pas të gjitha arrestimeve në qeverinë e tij dhe arsyeja që mund të ketë detyruar gjykatësen të çojë në arrest shtëpie Jamarbër Malltezin

Trondit Idajet Beqiri: Ilirjana Olldashi që liroi Jamarbër Malltezin nga burgu është kushërira e parë e Ilir Metës, ja njerëzit e ish-presidentit brenda drejtësisë dhe kush është besniku i Sali Berishës që rrezikon të prangoset

Ilir Demalia tregon tmerrin që po përjeton Ilir Meta nga dëshmitarët për dosjen “CEZ-DIA”, ja skema që po përdor bashkë me Sali Berishën për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj pse prokurorët po hezitojnë të marrin vendimin për të çuar në burg Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin, ja praktika gjyqësore që i fundos, çfarë pritet të ndodhë në Gjykatën e Lartë

Nga “Gërdeci” dhe vdekja e Trebickës, te firmat piramidale dhe zhvarrimi i kufomës së biznesmenit të njohur, Geri Kokalari thirrje SPAK të hetojë Berishën, ja disa nga krimet ku është përfshirë ish-kryeministri

Ja provat në duart e FBI dhe shërbimeve të huaja sekrete që dëshmojnë se Sali Berisha është vrasësi i padënuar i “21 Janarit”, zbardhen prapaskenat e bujshme

Kupola e Policisë së Shtetit drejt shkrirjes pas dorëzimit nga Europol të përgjimeve të “EncroChat” dhe “Sky”, Rrumbullaku hap me urgjencë garën për gradat

Auditimi i Urgjencës, raporti i KLSH: Të limitohen pozicionet e punës me kontratë afatshkurtër

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Tetor 2023

Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM) i është rekomanduar që të rishikojë pozicionet e punës me kontratë afatshkurtër duke u investuar më shumë në ato të qëndrueshme në mënyrë që edhe shërbimi të jetë më cilësor.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit nënvizon se numri i mjekëve dhe stafit tjetër në këtë qendër ka qenë në ndryshim nga viti në vit sipas nevojës por 57 për qind e këtij stafi është me kontratë afatshkurtër.
“Punonjësit e përhershëm i përkasin strukturës së QKUM pra 86 punonjës (punonjësit e përkohshëm janë kërkuar për shtesë 49 punonjës (personel mjekësor për shkak të pandemisë mjekë, infermierë, dhe shoferë), Parashikimi i shpenzimeve për paga, ka ndryshim të fondit të pagave në PBA e viteve 2021-2023 dhe 2022-2024, është më i lartë për arsye të kërkesës për shtim personeli me kontratë të përkohshme si dhe zbatimit të vendimit nr. 207, datë 10.03.2020 “Për dhënie shpërblimi për personelin, mjekë, infermierë dhe Punonjës të tjerë”.
Megjithëse kërkesa buxhetore për vitin 2021 është për 86 punonjës, MSHMS ka miratuar 88 punonjës” thuhet në auditim.
Sipas këtij të fundit Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore për përballimin e fluksit të urgjencave mjekësore si edhe dinamikës në rritje (për shkak të tërmetit, pandemisë) në vitet 2020-2021-2022, ka parashikuar rritje të burimeve njerëzore, numrit të punonjësve të QKUM-së i janë shtuar 10 mjekë, 20 infermierë dhe 15 shoferë.
“Pra, konstatohen ndryshime të shpeshta të stafit mjekësor të cilat sjellin mangësi në kryerjen e detyrës dhe investimi që kryhet nga QKUM për përgatitjen profesionale të kësaj kategorie punonjësish, nuk është i qëndrueshëm dhe ndikon në shërbimin cilësor ndaj qytetarëve” nënvizon raporti.
Në këto kushte KLSH ka rekomanduar që QKUM, të adresojë pranë Ministrisë kërkesën për rishikim të menjëhershëm të strukturës organizative të institucionit, shoqëruar me relacionin përkatës argumentues mbi domosdoshmërinë e limitimit të pozicioneve të punës me kontratë afatshkurtër (aktualisht 57% e stafit) në një institucion me rëndësi jetike për qytetarët dhe pa natyrë pune me karakter sezonal, me qëllim që investimi i kryer për përgatitjen profesionale të kësaj kategorie punonjësish, të jetë i qëndrueshëm dhe afatgjatë për shërbim profesional dhe cilësor ndaj qytetarëve. Monitor
Më të lexuarat


Prishje e marrëdhënieve? Shqipëria "çlirohet" nga mallrat e importuara nga Turqia, ja çfarë thonë statistikat

Investimet e huaja, Shqipëria qëndron në mesin e renditjes rajonale

Shpërndarja e bonusit për pensionistët nis brenda këtyre ditëve, ja kategoritë që përfitojnë, qeveria jep detajet

Qeveria grabitje me paratë e tërmetit, zbardhet skandali i madh nga raporti i “Open Data”, ja si futën duart duke përfituar dhe njerëz të njohur nga bota e krimit

Ministrja Denaj: Mbështesim 65 mijë fermerë përmes skemave që maksimizojnë prodhimin

Kryeministri nxjerr shifrat për ekonominë: Me buxhetin e 2024 borxhi publik është 60%

Rama: Ambicia është që brenda vitit 2030 numri i turistëve të kapë shifrën 20 milionë

Rritja e pagave në shtet e privat, si ndikon inflacioni, në 2024 të ardhurat për frymë arrijnë 876.6 mijë lekë

Sa vende të lira pune ka në Shqipëri? Oferta pune për profesionet elementare dhe të diplomuarit

Ligji i pronave sërish në Kushtetuese? Gati padia e re, Vorpsi: Kundër skemës, “hileja” që fshihet pas indeksimit
