Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Autoriteti i Konkurrencës 1 vit nën monitorim gazin e lëngshëm, kërkon rregullimin e tregut nga Ministria e Financave dhe e Energjisë

Postuar: 12/10/2017 - 07:50

Autoriteti i Konkurencës ka vendosur të monitorojë dhe rregullojë tregun e gazit të lëngshëm. Pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të gazit me mbi 50% në janar të këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim të thelluar, që e ka mbyllur së fundmi pasi gjeti se ndërmarrjet importuese dhe treguese kishin vepruar në përputhje me ligjin dhe nuk ka pasur shkelje të konkurrencës. Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se në mbledhjen e datës 5 tetor 2017, vendosi që të mbyllë procedurën e hetimit të thelluar në tregun e gazit të lëngshëm për konsum familjar dhe biznes. Në këtë mbledhje, AK dha dhe disa rekomandime mes të cilave, spikat ai për Operatorin Shtetëror të Autorizuar, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Financave, të cilat do të duhet të hartojnë dhe miratojnë një metodologji për rregullimin e tregut, që të përcaktojë në mënyrë të qartë rolin, funksionet dhe mënyrën e funksionimit të çdo operatori që vepron në këtë treg. Po ashtu, AK rekomandoi risjelljen në vëmendje të zbatimit të vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 390, datë 22.12.2015. Ky vendim i dy viteve më parë i rekomandonte Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, që në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të ndërmerrte veprimet e nevojshme për mirëfunksionimin e segmenteve të tregut të importit, shitjes me shumicë dhe pakicë të GLN-së në përputhje me nenet 14, 15 dhe 16 të Ligjit nr. 8450, date 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, i ndryshuar; Të ndalonte ndërmarrjet e shitjes me shumicë të GLN-së të shesin me pakicë tek klientët fundorë të cilët nuk janë të përfshirë në nenin 14 të Ligjit nr. 8450, date 24.2.1999; Të ndalonte ndërmarrjet e tregtimit me pakicë të GLN-së që të tregtonin produkt për njësi të tjera që kanë si objekt rishitjen e këtij produkti siç parashikohet në nenin 16 të Ligji nr. 8450, datë 24.2.1999. Sipas këtij vendimi, njësitë e shitjes me pakicë të GLN-së duhet të tregtojnë produkt vetëm për konsumatorët fundorë. Autoriteti i Konkurrencës vendosi gjithashtu në vendimin e datës 5 tetor 2017 që të monitorojë tregun e ngarkim- shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës për konsum familjar dhe biznes për një periudhë 1 vjeçare, duke filluar nga data 16 Tetor 2017.

Hetimi

Komisioni i Konkurrencës, kishte hapur në mars të këtij viti hetimin e thelluar në të gjitha segmentet e tregut të ngarkim shkarkimit, importit, depozitimit dhe shitjes me shumicë të produktit gaz i lëngshëm i naftës për konsum familjar dhe biznes”, për ndërmarrjet “ROMANO PORT” SHA; “TB GAS” AG; “INTER-GAZ” SHA; “A&V-GAS” SHA; “V DISTRIBUTION” SHA; “PETROLJFERA ITALO ALBANESE” SHA (PIA); “FAM GAS” L.L.C; “KEVIN GAZ” SHA dhe “EMANUJEL GAS” SHPK. Konkurrenca gjeti nga hetimi se importi dhe tregtimi i GLN-së në territorin e Republikës së Shqipërisë funksionon si një treg i liberalizuar për sa i përket aktivitetit të importit, por kjo veprimtari realizohet vetëm nëpërmjet dy porteve të naftës në zonën gjeografike të ish Uzinës së Sodës PVC në Gjirin e Vlorës dhe në zonën gjeografike të Porto Romanos, Durrës, porte të cilat janë ndërtuar dhe funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të koncesionit. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 10:33

Viti 2016 ka shënuar një rritje të frikshme borxhi në Tatime. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili nga një auditim i kryer për vitin e kaluar në Tatime, ka vënë re se gjatë këtij viti borxhi është rritur në shifra alarmante.

Postuar: 09/12/2017 - 11:07

Në vitin 2014, hyri në fuqi ligji “Për armët”, i cili specifikonte se çdo qytetar shqiptar mbi 25 vjeç, që plotëson disa kushte, mund të blejë një armë me leje për n

Postuar: 09/12/2017 - 08:17

Viti 2016 është mbyllur me një borxh doganor prej afro 24.7 miliardë lekë, ose 200 milionë euro.

Postuar: 08/12/2017 - 08:00

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, biznesi mund të marrë kredi vetëm mbi bazën e bilancit që dorëzon tek tatimet.

Postuar: 07/12/2017 - 12:28

Me gjithë përparimin në raport me vetën Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me PBB në vitin 2016 sipas Inst

Postuar: 07/12/2017 - 11:52

E përditshmja studentore është dinamike; programet mësimore janë sfiduese; format e reja bashkëkohore të leksioneve, seminareve, workshopeve nxisin shpirtin konkurues të të rinj