
“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e vajit vegjetal: Në periudhën Janar-Mars 2022 rritja e kostove në kundërshtim me ligjin

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Mars 2022

Autoriteti i Konkurrencës, ka njoftuar dje nisjen e hetimit të thelluar ndaj 9 ndërmarrjeve në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, rritja në të njëjtën kohë e çmimit të shitjes së vajit vegjetal mund të bjerë në kundërshtim me ligjin. Nëpërmjet një njoftimi, Autoriteti i Konkurrencës bën me dije, se vendimi për nisjen e hetimit të thelluar erdhi pas shqetësimeve të reflektuara në media për rritjen e çmimit të vajit, ndërsa nga monitorimi i kryer gjatë këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës thotë se çmimi i vajit vegjetal është rritur me 7.5% nga muaji shkurt 2022.“Autoriteti i Konkurrencës, me Vendimin nr. 870 ka vendosur sot “Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve në tregun e importit, prodhimit dhe shitjes me shumicë të vajit vegjetal”. Disa muaj më parë, me vendimet nr.803 datë 28.05.2021 dhe nr. 803, datë 28.05.2021. Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur “Për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e importit, prodhimit dhe tregtimit me shumicë të vajit vegjetal për periudhën kohore 1 tetor 2020 deri në 20 maj 2021”. Nga informacioni i administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën 1 janar 2022-11 mars 2022, ndër të tjera u konstatua se: Çmimi mesatar mujor i importit në muajin janar 2022 ka qenë në vlerën 199.23 lekë/litri dhe në mars 2022 është rritur në vlerën 208.54 lekë/litri. Për sa më sipër, rezulton se rritja në të njëjtën kohë për periudhën janar - mars 2022 e çmimit të shitjes së vajit vegjetal nga ndërmarrjet Agro Blend shpk, Bomira shpk, Devi 20 - grup shpk, Eqerem - 934 shpk, Ferra&co shpk, Globcom shpk, Kriket-1 shpk, Teuta Durres shpk dhe pdf shpk, mund të bjerë në kundërshtim me nenin 4 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar”, thuhet në njoftim.
Më të lexuarat


KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa këmbehet sot

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

FMN “shuplakë” qeverisë, kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe del kundër projektit të amnistisë fiskale

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri
