BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Ekonomia

Autoriteti i Konkurrencës kërkon orientimin drejtë kostos të tarifave të ujit, vlerëson kërkesat për rritje çmimi

Autoriteti i Konkurrencës kërkon orientimin drejtë kostos të

Kohët e fundit disa bashki në vend po investojnë për rikonstruksion të impianteve të ujit, nga ana tjetër ata kanë kërkuar që të rriten kostot e tij. Për një orientim drejt kostos së tarifave të ujit ka kërkuar edhe Autoriteti i Konkurrencës. Ky institucion ka vlerësuar aplikimet e ujësjellësve të Vorës, Krujës dhe Himarës, të cilët kanë kërkuar rritje të fortë të çmimit të ujit. Nëpërmjet aplikimit, ndërmarrja Ujësjellës Kanalizime Vorë SHA, propozon rritje të tarifave për të mundësuar ndryshimin e tyre të ligjëruar, për konsumatorin familjar në të gjitha zonat në vlerën 45 lek/m3, duke pësuar një rritje që varion nga 12 lek/m3 deri në 20 lek/m3 për konsumatorët familjarë; tarifa për konsumatorët publik pëson një rritje nga 30 lek/m3 deri në 50 lekë/m3 për të gjithë zonën pas riorganizimit, ndërsa për konsumatorët privatë rritja varion nga 20 lekë/m3 deri në 30 lekë/m3. Gjithsesi, kërkesa më e fundit e dërguar nga Bashkia Vlorë për rritjen e çmimit të ujit është kundërshtuar nga AK me argumentin që tarifat e ujit të pijshëm duhet të jetë të orientuara drejt kostos. Konkretisht, Ujësjellësi Vlorës ka aplikuar tarifat e 25 lek/m3 si edhe 33 lek/m3 . Tarifa e propozuar për zonën e riorganizuar është 50 lek/ m3 duke pësuar një rritje nga 36% deri në 80% më shumë se tarifa aktuale e miratuar nga ERRU. Kjo vlerë është propozuar nga ERRU të jetë 45 lek/ m3 për të gjithë zonën e shërbimit të furnizimit me ujë. Ndërmarrjet e ujësjellësit në Vlorë kanë kërkuar rritje nga 3-5 herë të tarifave të ujit, e papranueshme nga AK. Pas këtyre aplikimeve tarifat e ujit do të pësojnë një rritje nga 20 lekë/muaj/lidhje deri në 100 lekë/muaj/lidhje për konsumatorin familjar, një rritje nga 50 lekë /muaj deri në 150 lekë/muaj/ lidhje të tarifës aktuale, tarifa fikse për konsumatorin publik dhe privat rritet. Tarifa volumetrike për largimin e ujërave të ndotura, propozohet një rritje me 4 lek/ m3 deri në 15 lekë/m3 për konsumatorin familjarë, 12 lekë/m3 deri në 25 lekë/m3 për konsumatorin publik dhe për konsumatorin privat. Pra, në disa qytete çmimet rezultojnë më të larta, prandaj AK i kërkon Entit Rregullator të Ujit të kryejë auditimet në sistemin e llogaritjes së kostos.