BREAKING NEWS

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e Shëndetësisë duke iu referuar OBSH zbulon kush duhet të testohet  

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e
x

Ekonomia

Autoriteti i Konkurrencës skanon bankat, tarifa dhe penalitete të larta, disbalanca me interesat e kredive dhe depozitave

Autoriteti i Konkurrencës skanon bankat, tarifa dhe penalitete të

Sektori bankar ka qenë nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Konkurrencës përgjatë vitit 2019. Në fillim të vitit të shkuar Këshilli i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit paraprak në disa prej bankave më të mëdha në vend. Ky vendim, i shprehur në raportin vjetor të AK, është marrë në bazë të gjetjeve gjatë procedurës së monitorimit për të vlerësuar nëse ka elemente të shkeljeve të parashikuar në ligjin për tregun e shërbimeve bankare. Nga hetimet e bëra deri më tani AK doli në konkluzion se, bankat e përmasave të mëdha vazhdojnë të jenë të qëndrueshme në disa çështje të sistemit bankar, por nga ana tjetër vërehen tarifa dhe penalitete të larta nëpërmjet komisioneve, si dhe norma të larta fitimit jo plotësisht të deklaruara. “Në përfundim të hetimit paraprak, AK konkludoi qëndrueshmëri të pjesëve të tregut lidhur me depozitat dhe kreditë, shkallë e lartë përqendrimi në disa segmente të produkteve, norma shumë të ulta dhe të ngurtësuara të interesave të depozitave, norma të larta të interesit të kredive, spread disa herë më i lartë krahasuar me normën e interesit të depozitave, komisione dhe penalitete bankare të larta për ndërrimin e bankës, komisione të larta për transfertat bankare në monedhë të huaj dhe norma të larta fitimit”, thuhet në raport. Referuar pikave të mësipërme inspektorët e AK shprehën dyshime në lidhje me transparencën dhe respektimin e ligjit nga bankat. Prandaj vendosi hapjen e hetimeve të thelluara, për të cilat ka mbetur vetëm procesi i konsultimit dhe marrja e vendimit me institucionet e tjera rregullatore. “Konstatimet e gjetura ngrinin dyshimin se mund të kishte kufizim të konkurrencës në tregjet përkatëse në kuptim të ligjit për konkurrencën në këtë sektor. Për këto arsye, vendosi për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në sektorin bankar për të parë nëse ka ose jo, shenja të kufizimit të konkurrencës, për periudhën kohore 01.01.2016 deri në 31.12.2018. Procedura hetimore ka përfunduar dhe pritet vendimmarrja e KK pas realizimit të seancave dëgjimore me ndërmarrjet nën hetim dhe institucionet rregullatore të tregut përkatës”, bën me dije AK.

Tregu i shërbimit të sigurimeve me ndërmjetësim nga bankat

Më tej AK tregon se ka kryer një tjetër kontroll në banka, në lidhje me ndërmjetësimin për sigurimet e jetës dhe jo-jetës që bëjnë me kompanitë e sigurimit. Pas një ankese të dorëzuar nga një kompani sigurimi pranë AK, kjo e fundit ka marrë vendimin për hapjen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurimin e jetës dhe jo jetës nga bankat e nivelit të dytë. Në raport tregohet se, në përfundim të procedurës hetimore u konkludua që, dy banka të nivelit të dytë në vend nuk kanë lidhur marrëveshje me të gjitha shoqëritë e sigurimit për ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit në sigurimin e pronës nga zjarri dhe dëmtimet dhe sigurimin e jetës së debitorit duke kufizuar mundësinë e zgjedhjes nga konsumatori. Kjo do të thotë që banak ka lidhur marrëveshje vetëm me një kompani sigurimi dhe në këtë mënyrë klientët e saj drejtohen vetëm në këtë kompani sigurimi, pa pasur mundësi zgjedhjeje. Rrjedhimisht këto veprime thyejnë ligjin për konkurrencën në tregun bankar, por edhe atë të sigurimeve. Pas kryerjes së plotë të kontrollove në të gjitha bankat e nivelit të dytë, KK vendosi mbylljen e hetimeve paraprake, duke i lënë një sërë rekomandimesh secilës prej tyre. Specifikisht, në raport thuhet se u vendos që, bankat duhet të sigurojnë ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit për shoqëritë e sigurimit të jo jetës, pa kufizuar mundësinë e zgjedhjes së klientëve. Gjithashtu kërkohet që çdo bankë duhet të aplikojë pranë AMF për licencimin si ndërmjetës në sigurimin e jo jetës, për produktin e sigurimit të pronës nga zjarri dhe dëmet e natyrës.