BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Avokatura e Shtetit i shkaktoi 4 milionë euro dëm buxhetit, KLSH zbardh abuzimet me kontraktimin e studiove të huaja ligjore

Avokatura e Shtetit i shkaktoi 4 milionë euro dëm buxhetit, KLSH

Avokatura e Shtetit duket se ka dalë nga shinat e një institucioni normal të shtetit shqiptar. Si një institucion qendror i administratës publike, i ngarkuar ekskluzivisht për dhënien e ndihmës juridike për institucionet shtetërore dhe entet publike, Avokatura e Shtetit presupozohet se duhet të kishte ndihmuar në përmirësimin e arkës së shtetit, por kohët e fundit rezulton të ketë bërë krejt të kundërtën, duke e përkeqësuar atë, në shifra deri në milionë dollarë. Konstatimi vjen nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin renditen një sërë veprimesh e mosveprimesh të këtij institucioni, të cilat i kanë kushtuar rëndë buxhetit të shtetit.

 Përzgjedhja e 2 studiove të huaja rriti artificialisht kostot

Nga auditimi mbi përzgjedhjen e studiove ligjore të huaja për mbrojtjen e shtetit shqiptar nga padite e dy kompanive të huaja në arbitrazhet ndërkombëtare, e konkretisht kompanitë AAGL dhe EFT, të cilat kanë paditur respektivisht Ministrinë e Financave dhe OSHEE, KLSH konstaton se çështjet nuk kanë karakter të veçantë teknik që të mbrohen nëpërmjet përzgjedhjes dhe kontraktimeve me studio të huaja ligjore. “Përzgjedhja e këtyre studiove në kundërshtim me ligjin nr. 10198, datë 10.12.2009 dhe VKM nr. 392, datë 08.04.2009, “Për miratimin e rregullores "Për marrëdhëniet e Avokaturës së Shtetit me institucionet shtetërore dhe entet publike, rolin e avokatëve të shtetit në gjykim, si dhe normat e posaçme procedurale” ka sjellë si pasojë rritje artificiale të shpenzimeve buxhetore në shumën prej 3,740,000 euro”, konstaton KLSH. Ndërkohë, nga auditimi për respektimin e dispozitave ligjore për lidhjen e dy kontratave me studiot ligjore private të huaja në vlerën prej 2,340,000 euro, në kundërshtim me ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, neni 8 të ardhurat e tatueshme, kreu IV “Tatimi i mbajtur në burimin e të ardhurave, neni 33 “Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat” pika 1, nuk ka parashikuar kryerjen e ndalesës së tatimit në burim në masën 15 % mbi të ardhurat e realizuara në shumën 351,000 Euro, duke sjellë si pasojë përfitim të padrejtë nga studiot ligjore dhe evazion fiskal për të ardhurat buxhetore.

Garancia për “Vetro Energy”

Nga verifikimi i ecurisë së zbatimit të rekomandimit të mëparshëm me shkresë të KLSH, nr.264/8, datë 12.10.2015, në lidhje me arkëtimin e garancisë së ofertës së paraqitur nga shoqëria “Vetro Energy PTE Ltd” në procedurat e zhvilluara për privatizimin e shoqërisë “A.” sha, Patos”, rezultoi që nga ana e institucioneve përkatëse shtetërore ende nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret për realizimin e rekomandimit të lënë nga KLSH. KLSH thotë se midis Avokaturës së Shtetit dhe ish-MZHETTS, sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka pasur disa korrespondenca në lidhje me këtë problematikë, me të cilat është kërkuar marrje informacioni për dosjen e privatizimit të A. sh.a, dhe jo mbi ecurinë për të përshpejtuar nga ana ligjore mundësimin e arkëtimit të garancisë së kontratës, në vlerën 85 milionë euro nga Vetro Energy PTE Ltd”, duke vazhduar dhe riskuar të humbasin kohë, që të kalojnë të gjitha afatet procedurale, dhe për pasojë çështja të bëhet e pakërkueshme, rrjedhojë kjo e artificave procedurale administrative të burokracisë së brendshme të institucioneve të Shtetit Shqiptar. “Avokatura e Shtetit me shkresa zyrtare, duhej të kishte sensibilizuar dhe tërhequr vëmendjen, që strukturat e larta shtetërore të përfshira në këtë çështje, të mos humbnin kohë, duke iu propozuar atyre mundësitë ligjore për arkëtimin e garancisë së ofertës të paraqitur nga kompania “V.E.PTE Ltd”. Kjo mënyrë veprimi nga Avokatura e Shtetit, ka sjellë tejkalimin e të gjitha afateve procedurale deri në atë fazë që çështja të kalojë në heshtje dhe të bëhet e pakërkuar, me justifikimin e artificave procedurale administrative të burokracisë së brendshme të institucioneve të Shtetit Shqiptar”, cilëson KLSH.

Humbja e 69 mln lekëve nga gjyqet e brendshme

Nga auditimi mbi vlerësimin e realizimit të aktivitetit për vitin 2016 të Zyrës së Përfaqësimit të Avokaturës së Shtetit pranë gjykatave shqiptare në nivel kombëtar, u evidentuan raste juridike që kanë sjellë çështje gjyqësore të humbura, në disfavor të Shtetit Shqiptar, të shkaktuara si pasojë e mangësive dhe dobësive të vendimeve dhe akteve juridike-administrative të institucioneve të administratës publike. Avokatura e Shtetit, ndonëse i ka përfaqësuar çështjet juridike, që në fillim i ka konsideruar dhe vlerësuar si çështje juridike të humbura, për shkak të mangësive dhe dobësive të akteve juridike-administrative të institucioneve të administratës publike, të përgatitura nga punonjës të pakualifikuar dhe të papërgjegjshëm. KLSH vëren se këto veprime të administratës shqiptare kanë sjellë rëndimin e mëtejshëm të shpenzimeve buxhetore, në vlerën prej 69,443,100 lekë e barazvlefshme me 15%, të vlerës totale prej 462,954,000 lekë ndaj dëmit të shkaktuar në Buxhetin e Shtetit nga çështjet e humbura.