Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Avokatura e Shtetit kalon në varësi të kryeministrit, së shpejti zyra me avokatë në çdo ministri

Postuar: 08/09/2018 - 08:01

Qeveria po planifikon fuqizimin e rolit të Avokaturës së Shtetit për përfaqësimin e interesave pasurore të shtetit. Kështu, duke ndryshuar ligjin për Avokaturën e Shtetit, qeveria së pari ka menduar të ndryshojë varësinë e këtij institucioni, duke ia hequr këtë të drejtë Ministrisë së Drejtësisë, e duke ia kaluar Kryeministrisë. Pra, Avokatura e Shtetit shumë shpejt do të jetë në varësi të kryeministrit dhe kjo ka arsye. Në dokumentin e analizës së sistemit të drejtësisë është evidentuar se praktika ka identifikuar pengesë në aspektin e zbatimit efektiv të parimit të ekskluzivitetit për Avokaturën e Shtetit. Për këtë arsye asistenca e Avokaturës së Shtetit shpesh kërkohet me vonesë nga autoritetet shtetërore. Lëvizjet e vazhdueshme dhe dështimi për të krijuar një traditë të vërtetë cilësisë institucionale dhe profesionale ka çuar në cilësi të ulët të shërbimeve të Avokaturës së Shtetit.

Pse Avokatura shkon në varësi të kryeministrit

Objekti i veprimtarisë së Avokaturës së Shtetit mbulon mbrojtjen e interesave pasurore të shtetit, pavarësisht se nga cila veprimtari rrezikohet pakësimi apo dëmtimi i saj. Sipas relacionit të pr/ligjit të paraqitur në Kuvend, kjo do të thotë që veprimtaria e Avokaturës së Shtetit ka fushë veprimi të përgjithshme, duke u shtrirë aktiviteti i saj mbi të gjitha ministritë, organet e hetimit dhe të gjitha nivelet e gjyqësorit. Fushëveprimi i kufizuar i Ministrisë së Drejtësisë dhe ministrive të tjera të veçanta, Ekonomia, Financa, Mbrojtja etj., nuk e justifikojnë qenien e Avokaturës së Shtetit në varësinë e ndonjërës prej tyre. I vetmi autoritet që mund të justifikojë strukturën, organizimin dhe kontrollin mbi Avokaturën e Shtetit është kryeministri, i cili koncepton dhe paraqet drejtimet kryesore të politikës së përgjithshme shtetërore dhe përgjigjet për to.

Statusi i Avokatit të Shtetit, si i prokurorit

Duke marrë në konsideratë natyrën e posaçme të funksioneve dhe veprimtarisë së institucionit të Avokatit të Shtetit, si dhe interesin e lartë publik, atë të mbrojtjes së interesave financiare dhe pasurore të shtetit shqiptar, me anë të ndryshimeve të propozuara synohet të sanksionohet qartë në projektligj “Statusi i Avokatëve të Shtetit”. Pikërisht praktika ka treguar, që mungesa e një garancie të tillë ligjore për Avokatët e Shtetit, ka ndikuar në qëndrueshmërinë, cilësinë dhe vazhdueshmërinë normale të ushtrimit të funksioneve të tyre. Rrjedhimisht, duke qenë se institucioni i Avokaturës së Shtetit për nga vetë natyra dhe funksioni i tij është pjesë e korpusit të sistemit të drejtësisë, miratimi i dispozitave lidhur me garancinë mbrojtëse funksionale/ Statusin e Avokatit të Shtetit për figurat që do të jenë pjesë e kësaj strukture, nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të përmirësojë funksionin cilësor të hallkave të këtij sistemi. Përcaktimi i statusit të avokatëve të shtetit duke i barazuar me atë të prokurorit është bazuar edhe në praktikat e disa prej vendeve, të cilat e kanë këtë institucion.

Zyra në çdo ministri

Në praktikë, Avokatura e Shtetit haset çdo ditë me një numër të madh çështjesh të natyrës civile dhe administrative ku palë është një nga institucionet e administratës publike. Në këtë linjë, dhe duke marrë për referencë volumin e çështjeve sipas institucioneve në propozimet e paraqitura është parashikuar krijimi pranë çdo ministrie i zyrave me një ose disa Avokatë Shteti për ushtrimin e funksioneve këshillimore dhe të përfaqësimit. Krijimi i këtyre zyrave do të jetë në funksion të zbatimit real të parimit të ekskluzivitetit që synohet të sanksionohet me propozimet e këtij projektligji, specializimit të avokatëve në fushat përkatëse, dhe në mënyrë të veçantë efiçencën financiare duke rregulluar situatat e mbivendosjes së kompetencave midis Avokatëve të Shtetit dhe juristëve të institucioneve gjatë ushtrimit të funksioneve këshillimore dhe të përfaqësimit.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:05

 Detyrimet e parapaguara ndaj administratës tatimore shënuan një rritje në vitin 2018, duke arritur rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 8 miliardë lekë në raport me një vit më parë.

Postuar: 20/04/2019 - 07:51

Ashtu si pothuajse gjatë gjithë vitit 2018, edhe këtë vit mesa duket bankat do të vijojnë të mos

Postuar: 19/04/2019 - 07:20

Pas shumë muajsh kundërshtimesh nga ana e biznesit, qeveria ka shfaqur shenjat e para të një tërh

Postuar: 18/04/2019 - 07:19

Të gjithë tatimpaguesit me të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë deklaratën

Postuar: 17/04/2019 - 07:18

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zh

Postuar: 16/04/2019 - 07:26

Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagave për diplomatët, ushtarakët, mësuesit dhe policët e burgj

Postuar: 14/04/2019 - 18:45

Bankat shqiptare kanë aktualisht 2,9 miliardë euro të investuara jashtë vendit ose gati një të tr