BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Babëzia e ministres Krifca shkatërron prodhuesit e grurit, bllokon subvencionet e fermerëve që nuk blejnë farë tek “tutorët” e saj

Babëzia e ministres Krifca shkatërron prodhuesit e grurit, bllokon

Pasiguria që prodhoi konflikti Rusi-Ukrainë në tregjet botërore, detyroi qeverinë shqiptare që për herë të parë t’i shtonte skemës kombëtare të mbështetjes për bujqësinë edhe 1.2 miliardë lekë si subvencion për kultivuesit e grurit. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca deklaroi pak javë më parë se qasja e fermerëve ndaj skemës që u çel në 1 shtator është ‘fantastike’. Ndërkohë këta të fundit ankohen se procesi po zvarritet, për shkak të babëzisë së ministres Krifca, e cila sipas tyre, po shkatërron prodhuesit e grurit dhe bllokon subvencionet e fermerëve që nuk blejnë farë tek “tutorët” e saj, ndonëse ata kanë farën e tyre që e ruajnë çdo ditë, traditë kjo shekullore në Shqipëri. Madje edhe ekspertët e bujqësisë mendojnë se skema ‘çalon’ për shkak të burokracive. “Të dashur fermerë: Qasja juaj ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar parashikimet tona! 740 fermerë kanë aplikuar nga veriu në jug, për një sipërfaqe prodhimi prej 6,550 hektarë, me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%.”, shkruante në rrjetin social Facebook, ministrja e Bujqësisë Frida Krifca 24 orë pas çeljes së thirrjes kombëtare të mbështetjes që qeveria po jep për grurin.

Investigimi i gazetës “SOT”

Po përse interesi i fermerëve është i ulët për mbështetjen që qeveria po jep për kultivimin e grurit? Gazeta “SOT” zbriti vetë në terren dhe kontaktoi me disa prej tyre në Korçë dhe Fier, dy nga qarqet që kanë sipërfaqet më të mëdha të mbjella me grurë në Shqipëri. Qytetari me inicialet I.K. nga Kolonja së bashku me familjen ka në pronësi 16 hektarë tokë, nga të cilat 8 hektarë i mbolli me grurë. Ndonëse aplikoi që ditën e parë, ai për fat të keq nuk ishte një nga përfituesit e skemës për shkak të dokumentacionit që iu kërkua në fazën e dytë. “Në fazën tjetër na u kërkua dokumentet e pronësisë së tokës dhe faturat e farës së grurit dhe plehrave kimike. Këto të fundit penalizojnë çdo fermer. Kemi 30 vjet që mbjellim grurë me farën që përdorim çdo vit. Dhe në momentin që na u kërkuan dokumentet për t’i skanuar dhe ngarkuar në sistem, fermerit i mungojnë faturat e farës dhe plehrave kimike dhe nuk do të shpallet fitues. Në këtë mes i fituar del vetëm ai oligarku që sjell farën nga jashtë. Se fermeri nuk fiton asgjë”, sqaron fermeri. Për gazetën “SOT”. Ndërkohë edhe një fermer nga Semani i ri, Fier u ndodh përpara të njëjtës situatë si homologu i tij nga Erseka, zoti Kodra. Ai aplikoi për 5 hektarë, ndonëse e dinte se eksperiencat e mëparshme me skemat mbështetëse e kanë bërë të jetë skeptik. “Po nuk hoqën këto burokracitë do na mbetet aplikimi kot thashë përpara se të aplikojë dhe kështu ndodhi morëm noc rrokun. Se për aplikimin nuk patëm vështirësi. Unë i kam marrë tokat me qira dhe i kam të gjitha dokumentet në rregull, edhe kontratën e qirasë. Por ata s’ti japin. Unë kisha 20 hektarë për naftën dhe deri në 10 hektarë më dhanë, ndërsa për farën gjithçka që mbolla nuk mora rimbursim, pasi kërkonin kupon, në një kohë që ne e kemi farën tonë”, thekson fermeri.

 Situata në Korçë

Ndërsa E.F. nga Pendavinji i Korçës zbuloi se kishte aplikuar për 6 hektarë tokë që do të mbjellë me grurë. Por edhe ajo sikurse të tjerët, u shkualifikua nga skema dhe nuk fitoi, pasi gjithçka që mbolli e bëri me fondet e saj. “Na u kërkua edhe një dokument për ne që kemi toka me qira që duhet të jetë i firmosur nga të dyja palët. Ne vitin që kaloi kemi pasur probleme sepse ata që na kanë dhënë tokën me qira kishin aplikuar për naftën dhe ne s’morëm as gjysmën e asaj që na takonte. Me aplikimin që kemi bërë duhet të marrim 1 milionë e 800 mijë, por nuk morëm gjë edhe tani”, thotë ajo.

Dokumentacioni

Po çfarë dokumentacioni i nevojitet fermerëve për të qenë në listën e përfituesve të skemës së grurit? Referuar udhëzimit të ministrisë së Bujqësisë dhe ministrisë së financave, faza e dytë e mbështetjes për kultivimin e grurit kërkon këto dokumenta; Certifikatë pronësie, hartë treguese dhe kartelë e pasurisë së paluajtshme; Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP); Kontratë qiraje ose dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve; Faturë për blerjen e farës së grurit dhe plehrave kimike; Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive.

Ekspertët flasin për skemën e subvencioneve

Ndërsa për kryetarin e Shoqatës së Fermerëve Eduard Sharka janë pikërisht këto kritere të cilat penalizojnë fermerët. “Skema çalon në kriterin mbi një hektar dhe në burokracitë e dokumenteve që kanë lidhje me pronësinë e parcelave. Vetëm një skicë Bashkia e Lushnjes e kishte 4000 lekë, por Këshilli e rrëzoi dhe tani do jepet falas, po bashkitë e tjera? 70% e pronarëve të tokave janë në emigracion, si do e marrësh konfirmimin për përdorim ?!”, theksonte Sharka pak ditë më parë në media. Ndërkohë Ervin Resuli, ekspert në çështjet e bujqësisë tha pak ditë më parë në media se skema e grurit është e ngjashme me atë të naftës, me ndryshimin e vetëm që pjesa e dokumenteve për kultivimin e grurit është shtyrë për në fazën e dytë, ndërkohë që për naftën nevojiteshin që në fazën fillestare të aplikimit. “Ndoshta kanë dashur që ta bëjnë më të lehtë aplikimin dhe të kenë sa më shumë fermerë në fazën e parë. Problemet do të nisin tek plotësimi i dokumentacionit. Dhe problemi tjetër dhe më kryesori është që s’ka para. Nxit fermerët, por nuk i mbështet, pra janë fitues por jo përfitues. Ti i plotëson të gjitha kriteret por s’ka mjaftueshëm fonde dhe nuk përfiton”, thotë Resuli duke sjellë si shembull Kosovën që mbështetjen për grurin e ka 474 euro për hektarë këtë vit. Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria dhe Mali i Zi japin thuajse të njëjtën vlerë si mbështetje për kultivimin e grurit, ndërkohë që lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Në rajon, mbështetjen më të lartë për grurin e jep Kosova.

. ----- . ----- . ----- . ----- . ----- . ----- .

 Vlera e subvencionit të grurit për sipërfaqe • Kosovë 474 euro/ha • Shqipëria 255 euro/ha • Mali i Zi 250 euro/ha • Maqedoni e Veriut 200 euro/ha • Serbi 68 euro/ha . ----- . ----- . ----- . ----- . ----- . ----- .

Shqipëria kultivon rreth 54 mijë hektarë me grurë. Referuar të dhënave zyrtare, Fieri është qarku me sipërfaqen më të madhe të grurit me rreth 27%. Më pas vjen Korça me rreth 22% dhe qarku i tretë është Elbasani me rreth 16%. Kosto mesatare e prodhimit të grurit llogaritet rreth 212 mijë lekë për hektarë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave fermerët shqiptarë prodhojnë mesatarisht 233 mijë ton grurë në vit, por kjo sasi është e pamjaftueshme për të mbuluar kërkesën konsumatore, pasi në të njëjtën kohë importet rezultojnë 221 mijë ton grurë vitin që lamë pas, në një vlerë prej rreth 7 miliardë lekësh.

Më të lexuarat